Nga Ben Andoni
Nuk kishte se çfarë të thoshte më presidenti aktual Joe Biden për tërheqjen e forcave të tij prej Afganistani, përveçse se fjalisë cinike: “Forcat afgane nuk ishin të gatshme të luftonin” apo se ne nuk do e ngremë dot shtetin e tyre. Në fakt, angazhimi amerikan tregoi se: SHBA-të ishin aty për të ngritur shtetin e afganëve sipas shëmbëlltyrës së tyre. Do kalojnë vetëm pak kohë dhe kur të deklasifikohen dokumente do të kuptojmë shumë më tepër për Afganistanin. Porse, me këtë tërheqje kemi humbur të gjithë. Madje jo pak edhe ne shqiptarët për modelet tona të Perëndimit. Keqardhje është se ndërsa modeli perëndimor ka marrë shpesh goditje dhe prej tyre është përmirësuar, tek ne, në jo pak raste kumtohet si dështim total. Për hir të së vërtetës është një e vërtetë e madhe. Si ndodh që Perëndimi e toleron korrupsionin në vendet si Afganistani që mbështeten? Si ndodh që zyrtarët perëndimorë sidomos në vendet në zhvillim me akses të palimituar mbyllin sytë para realiteteve aspak demokratike të tyre? Paradoksalisht ka një ngazëllim në Shqipëri e Serbi, teksa shqetësimi për të ardhmen dhe roli i Rusisë dhe Kinës, dy fuqive të mëdha aziatike, po rritet frikshëm. Në Shqipëri urraja është për dështimin amerikan dhe në Serbi veç tij edhe për faktin se Kosovës automatikisht i bëhet dhe një vend nul në njohjet e veta. (Afganistani ishte vendi i parë që e njohu Kosovën!!!)
Pak vite më parë, Biden, asokohe nën/ president i Shteteve të Bashkuara do të shprehej për korrupsionin, si një nga të këqijat më të mëdha të sistemit të sotëm ndërkombëtar. Sikur ta kishte ndjerë por duke mos e justifikuar dot në atë masë që duhej, një nga arsyet e dështimit në Afganistan ia la pikërisht korrupsionit. Administrata në Afganistan ishte një administratë e ngritur komplet prej SHBA, prej vizionit perëndimor dhe me asistencën e madhe të fuqive të ndryshme në Perëndim. “Korrupsioni është një kancer, një kancer që ha besimin e një qytetari në demokraci, zvogëlon instinktin për inovacion dhe kreativitet“, thoshte asokohe Biden. Krijesa e tyre Afganistani me gjithë arritjen: diku nga viti 2017 ishte në vendin e 177 nga 180 në indeksin e Barometrit Global për korrupsion (‘u përmirësua’ disi në vitin 2020 me vendin e 165 nga 180 syresh), ashtu si Shqipëria në të njëjtin indeks të korrupsionit ishte në vendin e 104 nga 182 syresh. Teksa një armatë e tërë amerikanësh me 2.2 trilion dollarë të harxhuar e lanë vendin edhe më të varfër sesa ishte, kurse për përgatitjen e administratës nuk bënë gjë tjetër veçse dyfishuan plantacionet me opium. Çfarë plage? A ka humbur tashmë besimi dhe çfarë s’po kuptojmë më?
Një nga themelet e kulturës perëndimore, që Jacque Attali e thekson është se: nga hebrenjtë qytetërimi mori besimin për të shkuar te e mira, kurse nga grekët e vjetër, sivëllezërit e tyre formues të civilizimit, morën arsyen. Në fakt, besimi kishte kohë që ishte braktisur në Afganistan dhe ca më shumë arsyeja. Reuters, duke iu referuar agjencisë ruse të lajmeve RIA, raportoi se turpërisht ish-presidenti Ghani nuk u largua nga Kabuli me duar bosh. Një zëdhënës i Ambasadës Ruse në Kabul shprehej: “Katër makina ishin plot me para, ata u përpoqën të fusnin një pjesë tjetër të parave në një helikopter, por jo të gjitha i përshtaten. Dhe një pjesë e parave u la të shtrira në asfalt”. Si ky personazh, një nga më të urryerit e kohëve moderne, ekspertët vazhdimisht ngrinin zërin për kamjen dhe korrupsionin e pafre të udhëheqësve të Afganistanit, ku donatorët ndërkombëtarë dhe të gjithë ata që qanin hallin mbyllnin sytë për çka ndodhte në terren. Ndërkohë një masë gjithnjë e më e madhe e afganëve të thjeshtë zhyteshin në varfëri.
Shqipëria po e asistuar nga SHBA me nivele mbase jo të tilla korrupsioni, por gjithsesi të dhimbshme pret që administrata e saj të ndryshojë, kjo edhe nga reagimi i SPAK, i cili mëton se filloi një gjueti e cila është ende gërvishtëse dhe aspak goditëse. Reformat tona, të asistuara ngushtësisht nga të huajt, megjithë besimin dhe paraqitjen si modele suksesi, shtuar me respektin e qytetarëve shqiptarëve nuk po godasin për ta rikthyer besimin. Kjo quhet tragjedi. Sistemi i Drejtësisë është gati i paralizuar nga një masë e pashpirt njerëzish të saj, që po mundohen të fitojnë dhe në momentet e fundit para VETTING, sipas një raporti të SHISH, ashtu si administrata jonë kishte një masë frikshmërisht të pafund të pashkolluarish!!! Mbase ka vend për të bërë një paralele të largët me atë që shpreh Slavoj Zhizhek: “Shmanget një fakt bazë që është traumatik për pikëpamjen liberale perëndimore. Kjo është shpërfillja e talebanëve për mbijetesën dhe gatishmëria e luftëtarëve të saj për të bërë “martirizim” ose për të vdekur jo vetëm në një betejë, por edhe në akte vetëvrasëse. Shpjegimi se talebanët si fundamentalistë “vërtet besojnë” se ata do të hyjnë në parajsë nëse vdesin si martirë nuk është i mjaftueshëm pasi nuk arrin të kapë ndryshimin midis besimit në kuptimin e depërtimit intelektual (“Unë e di që do të shkoj në parajsë, është një fakt ”) dhe besimi si një pozicion subjektiv i angazhuar.
Me fjalë të tjera, ai nuk arrin të marrë parasysh fuqinë materiale të një ideologjie – në këtë rast, fuqinë e besimit, e cila nuk bazohet thjesht në forcën e bindjes sonë, por në atë se si ne jemi të përkushtuar në mënyrë ekzistenciale ndaj besimit tonë: ne jemi jo subjekte që zgjedhin këtë apo atë besim, por ne “jemi” besimi ynë në kuptimin e këtij besimi që ngop me jetën tonë”.
Cili është besimi ynë dhe pse kanalizohemi thjesht politikisht sot me njërën apo tjetrën forcë?! Ose më keq në Shqipëri, ajo që mbështet Rama është e keqe dhe e anasjellta. E jo më pak në Kosovë me administratën e re Kurti, ku nuk flitet më për ide kombëtare por për pragmatizmin e thjeshtë të VV për të mbajtur pushtetin në formën alla-Ramë. Në të njëjtin artikull, Zhizhek sjell dhe ngazëllimin e filozofit frëng Michel Foucault me Revolucionin Islamik Iranian të vitit 1978, që ishte “i angazhuar në një tregim shumë specifik të ‘historisë të së vërtetës’”, duke theksuar një formë partiake dhe agoniste të rrëfimit të së vërtetës dhe transformimit përmes luftës dhe sprovës, në krahasim me format qetësuese, neutralizuese dhe normalizuese të fuqisë moderne perëndimore. Edhe zhgënjimi i tij do ishte i madh. Ashtu si do ta paraqesë te libri i tij “The Afghanistan Papers”, gazetari Craig Whitlock, ku shkruan se: specialistët amerikanë që stërvisnin forcat afgane u përpoqën t’u impononin rekrutëve afganë sjellje perëndimore dhe nuk shpenzonin shumë kohë për të pyetur veten nëse paratë e taksapaguesve amerikanë po investoheshin për të krijuar një ushtri vërtetë efektive.
Nëse nuk kupton evoluimin dhe krizën e besimit në Perëndim atëherë mund të duartrokasësh dhe të gjesh faje dhe tek Shqipëria e vogël dhe Kosova, akoma më e vogël, që po shfaqin sëbashku gatishmëri humane për pritjen e refugjatëve. Por nëse beson se shoqëria ka cikle dhe ulje-ngritje të vazhdueshme dhe sfida atëherë të bie të nëpërkëmbësh edhe vetë Perëndimin. Në fakt është një grup njerëzish që po gjejnë zgjidhje në alternativa krejt të tjera dhe kjo që ndodhi në Afganistan është një prirje, e cila ka gjasa të sjellë shumë pasoja, për shkak se tashmë po formulojnë sisteme shoqërore, ku të mbështeten. Sërish Zhizhek, duke ia hequr masën e neo-komunizmit, duhet t’i respektosh mendimin: “Pas triumfit të kapitalizmit global, kjo frymë e angazhimit kolektiv u shtyp, dhe tani ky qëndrim i ndrydhur duket se kthehet në maskën e fundamentalizmit fetar. A mund të imagjinojmë një kthim të të shtypurve në formën e duhur të angazhimit kolektiv emancipues? Vërtetë. Jo vetëm që mund ta imagjinojmë, por tashmë po troket në dyert tona me një forcë të madhe”.
Veçse në Shqipëri më shumë sesa debati për afganët duhet të zërë vend se ku po na çon ky korrupsion i madh, kjo grykësi e administratës dhe sesi palët po mundohen të fitojnë nga tollovia, mbi të gjitha format e reja të protestës, që urojmë të mos jenë fatale. Jo më pak sllavët, por të paktën sllavët kanë pse të ngrohin duart me humbjen amerikane dhe sidomos dhe një dhuratë të tollovisë që u erdhi në dorë edhe atëherë kur nuk e donin, heqja e njohjes së Kosovës, bash nga shteti i parë që e njohu ndërkombëtarisht. (Homo Albanicus)
korrupsionin presidenti afgan vetem e beri apo edhe administrata e tij qe i sherbeu ishte e perfshire? A do denohen ata? Se nje gje jane talibanet dhe nje gje tjeter eshte korrupsioni. Pse askush nuk flet per
korrupsionin qe treti miliarda te hedhura nga amerikanet ne ekonomi dhe ushtri.
Keta qe po ikin po ikin okej se i kane sherbyer amerikaneve po per korrupsion anjehere nuk do denohen zyrtaret afgane. Ndonje pjese e ketij kontigjenti mbase vjen ne Shqioeri. Cfare na duhen ne keta hajdute te korruptuar. Per cfare do na hyjne ne pune. A po, per te na rinuar si popullsi!!!
Shkon zhuli ke zhuli.
Nje analyze interesante.
Ben…analizon mire por mbetesh ne siperfaqe.
Shoqeria moderne perendimore bazohet ne dy shtylla kryesore.
1…Zhvillimi industrial ..Eshte baza e perparimit gjitheperfshires.Mbi kete baze perparon shkenca,zhvillohet arsimimi masiv,krijohen mundesi qe njerezit te realizojne mundesite individuale dhe kolektive per nje jete me te mire,per me shume mireqenie materiale,kulturore dhe morale.Natyrisht forca levizese e zhvillimit ka dy pika,konkurencen ne tregun e lire dhe mundesite e barabarta ne nje shoqeri moderne,jo domosdoshmerisht perendimore.
2…Mbi kete strukture shoqerore eshte e domosdoshme qe dy protagonistet kryesore te zhvillimit industrial,borgjezia nga njera a e dhe masa derrmuese e punetoreve dhe elites teknikoshkencore te arrijne ne nje marreveshje te gjere shoqerore bashkejetuese.Dhe ketu luajne rol vendimtar sistemi shtetror qe rregullon marrdheniet e punes,marrdheniet shoqerore,te drejtat dhe detyrat themelore te cdo individi.Ne kete pike koha po tregon se nuk mund te kete nje shabllon fiks te sistemit shoqeror .Bota eshte shume e madhe ,komplekse,e nderlikuar dhe koha po tregon se sistemi perendimor nuk mund te aplikohet me detyrim ne morine e madhe te
kombeve, kombesive,etnive,kulturave traditave dhe historive te ndryshme.
Duke trajtuar keto dy ide ,Ben duhet te kuptosh se perse u shkaterrua Shqiperia.Shkaterrimi total i struktures prodhuese ,industrial dhe bujqesor nga kryekrimneli Berisha me banditin Hajdari dhe aventurierin Pashko e clan Shqiperine ne vitin Zero.Te tjerat jane pasoja,largimi i elites punetore,teknike dhe shkencore,shkaterrimi i aresimit dhe shkences, dyndja barbare drejt qyteteve dhe boshatisja e hapsirave prodhuese, sollen katastrofen me te madhe historike te Shqioerise,pas pushtimit turk .
Nuk ke tager ti ore Bing Ben te analizosh Biden-in ore Kim Mehmet me z te ngjirur!Ti mund te na thuash ndonje analize interesante mbi shoqen Nexhmie Hoxha,mbi shokun Sali Berisha dhe nastradinin e koheve te fundit Al Bin Kurtin!Mos pergenjeshtroni vetvehten me te tilla analiza sepse lexuesi ka kujtese e per pasoje ua njeh edhe tik takun!Ndaj o ben ben leri shakate e Gushtit e prite rrufete e Shtatorit e na beje ndonje analize mbi “meritat e shokut Sali”perpara ceremonise se percjelljes per ne “Guntanamo”!
Mendoj se tërheqja amerikane nga Afganistani është rezultat i dy faktorëve ndaj të cilëve edhe superfuqit sprapsen ,e ata janë korrupsioni dhe rrezistenca e pandalshme e forcave kryengritëse.Amerika ndoshta do ta kishte zbutur korrupsionin poqese do të e merrte në adminstrim kapilar civil me guvernator e ofiqarë amerikan,për këtë nuk besoj të ketë pasur as interesim e as gatishmëri, sepse do të ishte një ndërmarrje rraskapitëse dhe shumë e kushtueshme dhe prapë rezultati final jo i garantuar.Ndërsa faktori rrezistencë është faktorë poashtu përcaktues që e ka shtyrë Amerikën në tërheqje jo se ka paraqitur ndonjë sfidë ushtarake por talebanët e kanë një armë shumë të fortë përveqë armës ushtarake e kanë edhe armën religjioze e që është shumë demotivuese edhe për një superfuqi për të shpresuar për një normalitet social,institucional e politik.Nuk besoj që rasti i tërheqjes amerikane nga Afganistani ka çfarëdo lidhje ,paralele apo indicie me praninë amerikane në ballkan,ka një mori faktorësh jo që e zbehin por përkundrazi e shtojn akoma më shumë motivin e pranisë amerikane në ballkan,eventualisht kjo mundê të ndodhte nga ndonjë tërmet politik në Uashington por parashikime të tilla janë të një niveli të llotarie dhe astrologjie politike ngase te dyja partitë politike që e krijojnë politikën amerikane nuk kanë ndonjë dallim sa i përket pranisë amerikane në ballkan.
Nga Hebrenjte nuk mori asgje Qyteterimi zoti Andoni per te vetmen aresye se “Zoti i tyre” d.m.th besimi tek popull “i zgjedhur” dhe “Toke e premtuar” jane thjeshte per İgnorantet.
Zoti i Vertete i Evropes dhe Kultures Helene Zeusi ka Fytyre dhe Simboli i Tij eshte Drejtesia,Ligji,Denimi.
Rrufeja si Simbol tregon qarte qe Njeriu ka Aresyen e bazuar ne Sofian (Athina Sofia) dhe jo Besimi qe eshte pridukt i Dijes,Sofise.
Per fat te keq te Njerezimit Rilindja Greko İlyre Evropiane nuk u arrit plotesisht sepse Varvaros (Barbaret) e Krishterimit te Kryqezatave qe kthyen Parthenonin ne Kishe!
Barbaret e Krishtere ndertuan Kishat e Mallkuara mbi Tempujt e Zotit Zeus per te cilin u krijuan Lojerat e para Olimpike ne 776P.E.S.
Kjo eshte vepra e Besimeve Abrahamike qe po futin boten ne urrejtje dhe shkaterrim duke luftuar Helenizmin.
Kjo ka lidhje direkt me popullin e ashtuquajture Arnaut,Arvanit,Arber dikur Greke,İlyre,Epirote,İonian etj.