Artan Fuga: Një mesazh për patriotët e çartur, Bregoviçin dhe ata qesharakët që këndonin "xhamadani vija-vija" sikur ishin në ndonjë synetllik

23 Gusht 2021, 15:36Blog TEMA

Nga Artan Fuga 

Rastësisht dëgjova performimin e Bregoviçit në Korçë, me thënë të drejtën ajo lloj tallavaja mua nuk më pëlqen fare.

Romantikë sllave, delir cigan, përzjerë me ëndërrime osmanllije.

Shije vulgare!

Hahahaha, xhamadani vija – vija i kënduar me një theks që të vinte për të qeshur, m’u duk si ata këngëtarët kinezë të tredhur politikisht që këndonin te ne këngë shqiptare! Hhahahahahah!

Nga ajo mo rrezikohet Shqipëria? Hahahahaha!

Le të vijë sa të dojë të këndojë nëpër dasma a zijafete.

Kot fare.

Se ç’patën këta patriotët e çartur që e bënë sikur do t’i ndodhte hataja kombit, nuk na lanë me libër shtëpie pa sharë, hajde merre vesh!

Ishte një shkrimtaruc në Kanda që u çorr me patriotizëm sa më bën t’i them pse ke ikur aq larg o patriot, hajde këtu në shesh të mejdanit, ndryshe mos na jep mësime!

Cfarë histerie kot! Shihni more se ekonomikisht dhe si shtet sa më poshtë jemi Serbisë! Aty shiheni patriotizmin, ta kalojmë dhe lëmë pas, por ne zbythemi aq shumë sa edhe për katunarët serbë nëpër male japim ato që dikur në iluzione libidane quheshin shtojzovalle.

Edhe femrat po na i marrin dhe çunat tanë të fshatrave kanë ngelur si hu gardhi!

Bëjnë zhurma për ato që janë pa pikë vlere dhe nuk ndihet njeri për degardimin tonë nga vendet edhe të Ballkanit!

Sa për Bregoviçin dhe të tjerë, pas nja dy koncertesh nuk besoj të ketë më shqiptar që të humbi kohën me tallavara serbe, kemi tonat, që aman aman, turqini hesapi!

14 komente në “Artan Fuga: Një mesazh për patriotët e çartur, Bregoviçin dhe ata qesharakët që këndonin “xhamadani vija-vija” sikur ishin në ndonjë synetllik”

  1. Dauti says:

    Hera e pare qe me duket nje analize llogjike dhe hera e pare qe te them BRAVO, analizat e tjera e ke patur alla berishjane.

    1. Talibane shqip foles ne trojet Shqiptare Jane te rrezikshem vet kure kane mbeshtetje politike .dhe une mendoje se pikrishte per keta politikane hajduta dhe talibane si Albin Kurtin Ramushe Haradinaj Sali Berisha ilir Meta kane Dale hap says:

      Eshte shume e vertet kure nje katolike mundohet që te jet më katolike se Papa vete thote populli … Por për (psdo patrijote) e Facebook dhe të gazit lot sjelles… Ata Jane bes prem pa kombe pa fe Jane talibane turqe osmaneli.. nuke kane fare lidhje me kombin Shqiptare … Se pse ne Shqiptaret e vertet nuke presim kënde në bes në shpine tone…. Këta horra Jane te nziture nga Albin Kurti ose sherbimet sekret Serbe për ta na paraqiture si njerze primitive në syet e botes perdimore dhe demokratike siqe bën disa primitive Serbe kure vajti komtarja e Jones me lujte në Serbie.. ketyre horrave talibane shqip foles kure nashonalistat Serbe shetisin neper Kosove duke mbajture koncerte ativitet te ndryshme sportive dhe politike nuk ju ndexhohet zeri dhe nuke gucone te afrohen Jo mē të hjedhin gaze lote sjelles… Por keta talibane vine dhe jave hjedhin femive dhe grave Shqiptare ??????

      1. t says:

        Ik te Janulla merr 300 Evro, se data 24 sot dhe ka vajt vone.

  2. faro says:

    Nuk ia vlen të merresh me të!
    Ky e ka një linjë KONSEGUENTE, por fatkeqësisht jo për SHQPTARIZEM. Atë kohë kur ne kishim te vertetin SKËNDERBE, ata që ky u shërben e kanë të mbushur me legjenda

  3. Taulant says:

    Ishte me teper ceshtje inati sesa arti.
    Nuk i bejm dot gje grekut qe na poshteron me ore te tera ne dogan apo serbit e hajt ti biem kosovarit.
    Popull dele jemi por dhe shume budalla.

  4. Bubuzhel Berati says:

    Cfare te gjeti sot qe po te funksionone llogjika do jete e Hene e shenjte per ty ka shume mundesi te jete falur baba likja te teqea ne Tomore per ty
    Sa per kenget njerzit kane shije te ndryshme per te fjerat jame 100 % dakorde me ju.

  5. Undefined says:

    O toci…edhe shqiptaret ne kete Ballkan bejn pjese….dhe ajo muzike eshte thjeshte muzike qe e”kap” veshi i cdo ballkanasi( nga Turqia ne Kroaci) apo te duket vetja se jeton ne Pyjet e Norvegjise apo Suedise…..o carac Tirone…..e dime qe Perendimi ka muziken e Planetit…por ato nuk te “dhjesin”te vijn e te kendojn ne ate…Festen e Birres…tende….edhe nje dicka o kaptine “caprio”….i vetmi qytet ne Ballkan ku …Grupet dhe muzikantet e njohur te Planetit shkojn te japin koncertet e tyre eshte Beogradi….dhe kjo te pakten qe nga vitet 70…..kur pjesa tjeter e Ballkanit ishin akoma me “karroca me Kale”….

  6. Shqiptari nga Kosova says:

    O Daut,te paska pelqy Fuga sot. Pa mi ço “selam” Fuges e t”mi thu: hajt le te shkoje ndonje kengetar yni ne Nish e te kendoje.?!! E hane me zhele vesh..!

    1. Shqiptare nga kina says:

      O Shqiptare nga Kina orientale nese ne do silleshim si ata cfare ndryshimi do kishim ?
      Ne i ftojme i rrespektojme i degjojme dhe i tregojme qe nuk jemi si ju ….. per ta kuptuar ti do minimumi 60 vjet meqense ke vendosur pseudo Shqiptare nga kosova je vertete nga kosova menderishte se fitikisht je ne Shqiperi.

  7. Ilir says:

    Me gjithe ata gure qe hedh profesori, ndonje qellon edhe ne shenje ? Kesaj radhe i ka rene dhjetes ???

  8. Erdhi Taulanti urraaaaa says:

    HAAAA ERDHI TAULANTI DO KENAQEMI PAK TAULANTI NJEH POLITIKEN SI GOMARI MUZIKEN.
    APO JO TAILANTI KERKONE MOTREN HAAAAA

  9. kristi says:

    A mund te shkruaj nje akademik me kete gjuhe te nje te pa shkolluari…… shkrim tallava….
    Vetem pjesa qe i thote atj “patriotit” nga Canadaja eshte e sakte se keta patriot plera duhet ta dine qe nuk eshte koha e Enverit qe nuk vinin dot se i arestonin por keta jane rembythje….

  10. drini says:

    Kot fare thua, athere pse i ke shkruajtur keto rreshta.

  11. LEXUESI says:

    “Nje nacionalist i vertete, ve ne dukje te metat e Kombit, jo te mirat”
    Kjo eshte nje thenje e GETES, jo e imja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje