Nga Alba Malltezi
Ishte maj 2015. Gazetari dhe shkrimtari italian me famë botërore, Roberto Saviano erdhi për herë të parë në Shqipëri për promovimin e librit të tij të ri ZeroZeroZero. Pata fatin ta takoj në pritjen e ambasadës italiane për nder të tij dhe, me shumë mirësjellje e gatishmëri, Saviano pranoi të jepte një intervistë për mua.
Foli lirshëm për kriminalitetin në Shqipëri e Ballkan. Ishte i gëzuar për energjinë e të rinjve në Shqipëri dhe për qiellin e bukur që pa këtu; pa ndroje u shpreh i habitur se si politikanë a kyebashkiakë ia kishin mohuar ekzistencën e kriminalitetit në vend, duke “iu përveshur” (siç e kemi zakon)… Në Napoli keni shumë, këtu jo!
Takimi me Roberto Savianon ishte një nga ato takime që bëhen në jetë me njërëz ndryshe dhe e ndjen. Saviano nuk është si disa gazetarë e shkrimtarë të Tiranës që paradite pijnë kafe më kriminelë, pasdite me policë e prokurorë të korruptuar e në darkë, me barkun e tyre të madh, nga kolltukët e televizioneve, përhapin fake news duke bekuar disa kriminelë a politikanë e sulmuar rivalët e tyre; Saviano është ndryshe dhe kur një njeri është ndryshe, bota e nuhat, e kupton dhe e përhap duke e lexuar në miliona kopje librat e publikuar e duke e dëgjuar me vëmendje në çdo intervistë a konferencë. Fjalet e Savianos kane peshe te madhe.
Duke ndjekur lajmet e fundit sidomos pas nismës “Open Balkans” më erdhi sërish në mendje ajo intervistë, sidomos pjesa për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë-Rajon. Në fund të majit 2015 Edi Rama do të takonte Vuçiçin në Tiranë dhe që atëherë nisi një përpjekje për të pasur një Ballkan të hapur, bashkëpunues e pa kufi. Ajo që i gëzojmë Shengenit të Europës, ajo që na ka munguar në 40 vite diktaturë, kur shqiptari Enver Hoxha na mbylli, duke ja kaluar në egërsi e çmenduri jugosllavit Tito që, gjithësesi, Kosovën dhe republikat jugosllave i mbajti më të hapura në lëvizje, fe dhe pronë private.
Pjesë nga Intervista që të plotë e gjeni në Arkivin on line të Shqiptarja.com
…Alba Malltezi: Flisni dhe keni studiuar mafiat e ndryshme dhe flisni për një feeling mes mafias kosovare dhe mafias serbe dhe i vendosni në opozitë me mafian shqiptare. Ndërsa nga ana tjetër ka një tendencë të politikës së Tiranës, kryeministrit Rama për t’u afruar me politikën e Beogradit. A do të munden mafiat të pengojnë këtë rrugëtim që kërkon bashkëpunimin e vendeve të rajonit?
Roberto Saviano: “E vërtetë. Unë besoj se pas distancës politike Kosovë-Tiranë është rivaliteti mes mafi ave dhe familjeve të Tiranës dhe familjeve të Prishtinës, por jo mes popullatës, e cila është e lumtur të jetë e bashkuar. Janë shqiptarë, duan të rrinë nën shqiponjën shqiptare, por nuk e duan këtë disa lloj pushtetesh. Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë mund të jetë shumë i dobishëm, por duhet kuptuar se çfarë ndodh në anën kriminale, sepse ata kanë një logjikë tjetër. Çfarë duan familjet serbe (mafioze) Familjet serbe kanë pasur gjithnjë marrëdhënie me familjet malazeze. Mali i Zi është përdorur shumë herë për të shkarkuar kokainën. Darko Sariç, bosi serb, është strehuar gjithmonë në Mal të Zi. Kjo hapje mund të japë rezultate edhe në kundërshtinë, në kundërshtinë e organizatave them.
Duhet parë se çfarë ndodh me ta, nëse organizatat kriminale serbe duan të vënë këmbë në Shqipëri – edhe pse nuk e besoj – unë besoj se ata përmes Malit të Zi komunikojnë me njëri-tjetrin, nuk ka më një urrejtje si në të kaluarën, në kohë e pasluftës në Ish-Jugosllavi. Por është interesante të kuptohet se si çdo gjë është e lidhur, sesi vendimi i një Presidenti, sjell me vete një sërë zgjedhjesh të këtyre ambjenteve. Dhe flitet pak sepse sa herë që unë flas për Kosovën nëpër rrjetet sociale, bëhët një zhurmë e madhe…”
Kanë kaluar gjashtë vite nga kjo intervistë e Roberto Savianos. Ndërsa shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë këmbejnë me njëri-tjetrin marrëdhënie, pushime, ndjenja dhe emocione, politika sa vjen dhe largohet. Lexuesit e njohin mirë gjendjen, shpesh më mirë se ata që flasin e shkruajnë publikisht. Nëse janë një profeci apo jo këto fjalë të gazetarit e shkrimtarit italian do ta tregojë përsëri koha. Deri tani e vërteta e fakteve është në anën e Savianos.
Kur te bashkohemi do kemi paqe
Shume bukur e ka thënë. Sdo mend ajo bën mu. Sjane popujt që së duan njeri tjetrin por janë politikanët mafioze qe i largojnë ata për interesat e tyre kriminale. Rasti më I pastër është kundërvënie që I bën qeveria e Kosoves me Kurti dhe Osmanin në krye politikës largpamëse Shqiptarë për hapjen e Ballkanit të orientuar nga politika Amerikane dhe ajo Europiane. D. TH këta të dy politikane Kosovare i bie qe duke i dalë në krah ose në mbrojtje të korruptuarve tene që Amerika e ka shpallur non grada Sali Berishën dhe hajdutin president Ilir Meten të jenë dhe vetë të korruptuar dhe të lidhur me mafiet e Ballkanit prandaj këta nuk e dëshirojnë këtë hapie për ti kontrolluar me mire zonat e tyre larg kontrollit. I Madhi Saviano
Dhe ku eshte profecia shoqja gazetare?
Do ishte mire qe Saviano te behej bashke me Alfred Çakon dhe te profetizojne te dy,jo te ardhmen Shqiperi-Kosove,por dhe te ardhmen Toke-Mars.
Diktatori Enver Hoxha te mbajti te paster nga kriminaliteti i kohes.
Ngopu tani me te gjitha llojet e degradimit shoqeror, dhe merr ne intervista ” ata qe flasin e mendojne ndryshe”, kunder ketij degradimi.
S’ke faj , ne kohen e Hoxhes nuk do kishe mundesi te flisje per keto tema, se na kishte mbyllur egersisht, e prandaj nuk ekzistonin.
Gezoju fames se po trajton “ndryshe” keto fenomene qe kane kancerizuar shoqerine shqiptare.
O ti gazetaruc,nuk e ke provu krimin serb as familja jote e as miqt e tu. Se bota e disave,si puna jote,nuk shkon ma larg se sa sheh syri,duhet te shoh sa sheh mendja. Po kuptojeni njehere e pergjithmonè.?! Serbia,pjesa apsolute e popullit serb ,
eshte shoviniste,me kuptimin e plote te kesaj fjale,pale pastaj politikanet. Ne 100 vjetshin e fundit Serbia ka bere krime mbi nesh qe nuk ka bere asnje pushtues mbi glob. Dhe te mos i fish sot keto,tregon qe nuk njeh historinè,me e pakta. Dhe nese i di edhe nuk te dhem zemra,o je i shitun o je i pa shpirt.
Hapi i pare ,qe ne te kemi marredhenje mormale me Serbinè eshte qe ajo te njeh gjenocidin mbi nesh,vrasje,deportime,djegje e shkatrrime. Pastaj ta njoh Kosoven si shtet . Atèher po,mund te flitet per nje ballkan te hapur. Por jo keshtu ta haj dreqi.!
SAVIANO ,ESHTE AI GAZETARE INVESTIGUESE ,KU DERI DJE KISHTE SKORTA E TIJE ,SEPSE KO DENONCUAR TE GJITHE MAFIT ITALIANE NGA JUGU E DERI NE VERI TE ITALISE.
THJESHTE JO VETEM BALLKANI ,PORE EDHE SHTETET E EUROPES ,PO KOMANDOHEN PO ME INTERESAT E GRUPEVE TE CAKTUARA ,QE ESHTE PO E NJEJTA GJE.AJO PJESE QE SAVIANO FLETE PER BALLKANIN ESHTE SHUME E VERTETE.SI VEPROI MAFIA NE KOHEN E EMBARGOS NDAJE SERBISE??????KUSHE JA DERGONTE ARMET ,DHE NAFTEN????????PRA QE TE BIEN DAKORTE QEVERITE NE BALLKANE ,DUHET QE NE RADHE TE PARE TE VENDOSESH NJE MARIDHENIE TE MIRE ME GRUPET E INTERESIT QE FSHIHEN PASE EMRAVE TE DREJTUSEVE TE SHTETIT. A JU KUJTOHET BOSHNJAKU FAZLLICE ,QE DUKEJ SI SHOQERUSI E SALI SERBIT?????C’FARE PUNE KISHTE KY ZOTERIA NE MBLEDHJET E QEVERISE SHQIPTARE.PRA ESHTE URE LIDHESE NDERMJET QEVERISE SHQIPTARE ,ASAJE MALAZEZE,DHE SERBISE.