Nga Andi Bushati
Edi Rama po futet për ditë e më shumë nën lëkurën e atij zengjinit të ri, i cili nuk rri dot pa e përmendur lart e poshtë nderin që i ka bërë dikujt.
Po të shikosh të gjitha qëndrimet e tij të ditëve të fundit ato ngjajnë me skenat e neveritshme që shohim shpesh në TV tona, kur një biznesmen filmohet me një thes me miell në derën e një familjeje të vobektë. Qëllimi nuk është të ndihmojë dikë, qëllimi është të shfaqet në rolin e bamirësit.
Këtë po bën edhe kryeministri me fabulën e refugjatëve afganë. Ai e ka shfrytëzuar atë për të nxjerrë kokën në shumë prej mediave të rëndësishme botërore.
Dhe duhet pranuar se strategjinë e ka pasur të qartë.
Fillimisht e shoqëroi lajmin se Shqipëria do të presë refugjatët afganë të kërcënuar nga talebanët me një polemikë të ndezur nga hiçi. Ndonëse askush nuk e kundërshtoi publikisht këtë akt, ndonëse me një servilizëm të përshtirë pro amerikan, opozita e përshëndeti pa ngritur asnjë pikpyetje, Rama tentoi ta shiste si një vendim që ai po e merrte me humanizëm pavarësisht rezistencës lokale. Pikërisht për këtë sajoi atë postimin e stërgjatë në Facebook, ku në më shumë se gjysmën e tij, shante si “shqipo mendjefikur“, “mallkues pa din e pa iman”, “llum njerëzor” protestuesit inekzistentë që nuk e pranonin ardhjen e afganëve.
Pastaj, në mediat ndërkombëtare, sërish përmes krijimit të një polemike, filloi të stigmatizonte ato shtete që nuk pranonin të qenë në lartësinë e një lideri si ai, duke u përpjekur të krijojë antitezën mes të mirve dhe të këqijve, humanistëve dhe jo të tillëve, mbrojtësve të vlerave të kontinentit të vjetër dhe të tjerëve që i kanë mbyllur ato në sirtar.
Kushdo nga ekspertët e komunikimit do të pohonte se, kur shefi i një vendi të vogël dhe të përëndësishëm, të përmendur vetëm për krim e trafik, ‘guxon” të godasë të mëdhenjë e botës, ai ia del të përbëjë lajm. Dhe kryeministri ynë zgjodhi pikërisht këtë rrugë. Ai sulmoi në Il Foglio “hipokritët pa kujtesë” të Europës. U habit në The Guardian se si vendet më të pasura “mund ti kthejnë shpinën afganëve”, nënvizoi për BBC “ata që lufrat i njohin vetëm nga “Netfixi” dhe të gjithë se toku i vuri përballë sjelljes së tij, që do ti strehonte refugjatët në hotelet e bregdetit.
Për të kuptuar se sa hipokrite është kjo kryqëzatë mediatike mjafton të përmendim vetëm dy shembuj, kur i njëjti protagonist është sjellë në mënyra krejt të ndryshme.
Atëherë kur vendosi që në kulmin e pandemisë të çonte mjekë dhe infermirë në Itali, madje shpenzoi edhe veshjet sterile që mungonin krejtësisht në spitalet tona, vetëm për të kryer xhirimet propagandistike me ta në aeroport, Rama e mbyti shtypin me intervista për vendin e vogël solidar që nuk e harron fqinjin e saj, ndryshe nga Franca dhe Gjermania që e kanë braktisur atë. Madje ai urdhëroi një lakeun e vet mediatik të botonte edhe sondazhe italiane që e nxirnin Raman liderin më të pëlqyer në glob, më shumë se Merkelin, Putinin, apo Makronin.
Por, krejt ndryshe u soll ai me nje ngjarje që mund të kishte një impakt të vërtetë në shtypin ndërkombëtar, për faktin se ishte hera e parë që Shqipëria e vogël i thoshte jo një halli të Amerikës. Pasi protestat e forta kundër demontimit tek ne të armëve kimike të Bashar Al Asadit e detyruan kryeministrin e zgjedhur rishtaz të tërhiqte premtimin që i kishte dhënë Uashingtonit, ai u mjaftua vetëm me një fjalim drejtuar popullit ‘se nuk kish pasur kurrë ndërmend ta tradhëtonte”.
Për këtë ngjarje që mund etiketohet si një ushtrim brilant i demokracisë, që mund të kishte joshjen mediatike të kundërshtimit të SHBA, pra që mund të bënte lehtësisht lajm, nuk gjendet asnjë intervistë e Ramës në mediat botërore.
Konkluzioni është i qartë. Ai nuk nis kryqëzata mediatike për të mbrojtur parime dhe vlera, ai i ka ato për kalkulime të ulëta politike.
Edhe këtë radhë, fabula e njeriut që i del në krah SHBA-së, imazhi i liderit pro amerikan, i vyen Ramës për të mbuluar shumë nga njollat e qeverisjes së tij kleptokratike. Prandaj ai po pompon atë.
Por këtë po e bën në mënyrë aq të shumtuar dhe talebaneske sa është vënë në rolin e atyre sharlatanëve që shkojnë e bëjnë bamirësi me një pako në duar dhe me dhjetë kamera pas shpine. Ai po demostron mungesën therrëse të elegancës të dikujt që nuk humbet asnjë rast pa e përmendur nderin. Dhe kjo po bëhet duke përdhosur edhe atë pak imazh të mirë që Shqipëria mund të merrte prej një akti mikpritjeje të vendosur nga lart.
Mbani veten mor burra!
Mbajeni se ju çmendi te gjitheve GJIGANDI EDI RAMA, beni gajret.
Ju vuri ne rresht ne kolone per dy, ne krye Saliu me Ilirin, pastaj ju, numuroret e tjere, qe jeni vetem “pruresa” dhe “zhurmues”.
???? 100 e sakte!
Po kaq keq qenka puna, ky Rama e paska qelbur fare. Me keto veprime inatin/smiren/ligesibe personale te gazetarit e ka cuar ne maksimum. Po si nuk doli njeri nga ju “gazetar/analist” te kapi nje rast konkret psh ku investohen leket e nje krimineli/ trafikanti dhe te mos ndaleni derisa te dale e verteta duke perballuar cdo lloj presioni dhe te mbaheni mend per kete ose te pakten deri kur t’ju japin ca leke e te mbyllni gojen(harrova kete e keni bere me kohe). Po me mire keshtu merruni me Ramen se ai ju hedh ndonje kocke e lepini ose te oakten thote “djale i mire ky”….
O burrë legen po si ka mundësi të punojë truri vetëm për intriga.pis më të pa.rruges pa ti thu ca vezë kokes
100 % DAKORD me Andi Bushatin edhe PSE vet Bushati èshtè NJERI ANTIPATIK !!! POR me kètè SHKRIM ???????????????????? !
NUK i heq asnjè PRESJE kètij SHKRIMI !
Edvin Rama i PÈSHTIRÈ èshtè bèrè i PADURUESHÈM dhe i NEVERITSHÈM me MBURRJET e tija si ÇILIMI !
Edvini i ZI qè hapet BYTHÈSH dhe i duket vetja ‘lider global’ !
HAJDUTI me DAMKÈ Edvini qè e ka kthyer SHQIPÈRINÈ nè ZIMBABWEN e KORRUPSIONIT dhe HAJDUTÈRISÈ !
Beni durim burra, pas pak na sqaron taulanti.
Ky komentues me Zjarrin si simbol, mbreme paska fjetur veshur me tirqe pasi ka pire raki thane me 0.9% alkohool.
Vetem keshtu mund te pelqesh shkrimin e “antipatikut” Andi Mehdi Bushati.
Kam menduar se ky pinjoll i bllokut komunist,Andi Bushati,nje dite do t’a pushonte vrerin antishqiperi.Per Ramen te flasi sa te dije,po çfare faji ka Shqiperia e vogel e populli i saj fisnik,Bujar e mikpritjes,te zgarravitet e perlyhet kaq keq ne syte e kujtdo ne bote,vetem vetet se A.Bushati ka inate Edi Ramen.
Ky eshte nje tipar tipik jo vetem i bllokmenëve por edhe e niperve si puna jote.
Para se ti hedhesh ne leter keto qe ke shkruar, shko tek varri i gjyshit dhe thuaja atij se pari, e me pastaj tyt eti! Ne nuk kemi nevoj fare qe ti t’na cash trapin me keto qe brockullis.
24 ore ne 24 ky jetone me Edi Ramen ne mendime o nipi diktatorit Kapo e i spiunit Bushati sfidoje Edi Ramen po pate kellqe hidhe kandidaturen ne Vlore e Durres ku Rama kandidone e do ta shohesh sa vlene e provoje koke palari Zheji ne Durres dhe doli Zheje fare .
E ka bere Rama budalla fare shko ne kosove meqenese financohesh nga Vetfundosja e antishqiptarit kurti do ndihesh me mire se ne Tirane te nxoren mendjen
Andush, asgjë më shumë se një pështymë në gjellë, asgjë më shumë se një karakter i fëlliqur, asgjë më shumë se një mëndje djallëzore, asgjë më shumë se një hakmarrës primitiv- ky je ti.
Nqs çdo krahasim çalon, ai me ngjarjen e armëve kimike çalon nga të dy këmbët.
Me përvojën që ka tani, Edi Rama do ta kish menaxhuar atë aksion 100% ndryshe, dhe ty, Lubçecve, Sazangurëve e gjithë kazanlehësve do kishit mbetur duke kuisur. Iku e vate ajo punë, po tani? S’mbetet veç Edit t’i hani m.në.
100% dakort me ne fund me Andin ,rahmuti humanist i botes kurse kosoven po don ta ndaje me vellane e tij vucic.Vrapon me shpejtesi qe te marre medaljen nga SHBA dhe BE ne kurriz te shqiptareve qe te mos sulmohet per korrupsionin galopant drogen dhe krimin sic bene me sali kermen qe sa qe ne pushtet e lane te lire te bente cte donte.sSa zbriti nga fiku e shpallen non grata se nuk u duhej me.Me kujtohet disa vite me pare kur ndodhi nje masaker ne france dhe kur kryeministri yne servil parakalonte me tre lapsa qe mbanin ngjyrat e flamurit frances.Doni me per rahmutin.
Nuk e vlersoj Bushatin si analist, por jam 100% dakort me ato qe thote per Ramen. Rama eshte fodull njeri qe i pelqen vetja dhe njeri qe kur asfalton nje rruge fshati e reklamon sikur ka bere autostrat me 5 korsi. Kurse ne politiken e jashtme sidomos me Kosoven e ka dhjere fare. JEMI ME TE FORTE KUR JEMI BASHKE. Nuk te respekton asnje qeveri e huaj vetem ka interesin ose friken.
O Andi plere e ketij kombi, ti duhet te kesh krenare qe shqipwria ka nje liver si Edi Rama, por ju si jashqitje e ketij vendi vec keq mendon ti besh