Sa banorë ka Tirana?

19 Gusht 2021, 16:20Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Po t’i referohemi shifrave më të fundit të INSTAT-it, rezulton se në Qarkun Tiranë banojnë aktualisht gjithsej 912 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur). Qarku Tiranë përbëhet nga bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë.

Shpeshherë në media, përmendet shifra 900 mijë banorë apo edhe 1 milion banorë për Tiranën aktuale. Por rrallë sqarohet nëse bëhet fjalë për Qarkun Tiranë, Bashkinë Tiranë, apo për zonën urbane të Bashkisë Tiranë.

Po t’i referohemi shifrave më të fundit të INSTAT-it, rezulton se në Qarkun Tiranë banojnë aktualisht gjithsej 912 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur). Qarku Tiranë përbëhet nga bashkitë Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë.

Duke kryqëzuar shifrat e INSTAT-it me të KQZ-së, mund të ekstrapolohet se në Bashkinë Tiranë banojnë aktualisht rreth 685 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur). Bashkia Tiranë përbëhet aktualisht nga 11 ish-minibashkitë (që formonin bashkinë deri para pesë vjetësh), si dhe ish-komunat e lagjet e reja përreth. Kufiri aktual i Bashkisë Tiranë përfshin një territor të madh urban e ruaral, duke filluar nga Lumi i Tiranës në veri, Mali i Fekenit në lindje, Mali i Krrabës në jug, dhe Kodrat e Ndroqit në perëndim).

Në 11 ish-minibashkitë e dikurshme të Tiranës, banojnë aktualisht rreth 555 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur). Ndërsa në territorin që shtrihet brenda vijës së verdhë urbane të 1989-ës, aktualisht banojnë rreth 410 mijë banorë (ku përfshihen fëmijë e të rritur). Në vitin 1989, brenda vijës së verdhë urbane, u regjistruan 195 mijë banorë.

3 komente në “Sa banorë ka Tirana?”

  1. specialisti says:

    Z.Zaloshnja
    Rregullo shprehjet.
    Jo banojne ,por te regjistruar ne gjendjen civile.
    Gjysma e “banoreve”, jane ne emigracion ,ne te gjithe boten.
    Nuk e di ti ?

    1. Statisticien says:

      Specialist je gabim. Te regjistruar ne gjendjen civile jane 1.2 milione ne qarkun e tiranes. Kurse Instati raporton se banojne aktualisht ne qark vetem 912 mije prej tyre…

  2. Toc kuklle says:

    Hahaha, specialisti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. E
    E. Veliaj

    Per momentin bashkia si ka numeruar akoma sa jane

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mallkuar qofshi!

      Faqja zyrtare e Bashkise Tirane eshte thjesht PROPAGANDE gebelsiane,gjithe mburrje per kryebashkiakun Veliaj ndryshe nga te dhenat qe jap[in ne SHBA per cdo qytet! Bashkia Tirane nuk e njeh gjendjwen reale te popullsise ne qytetin e Tiranes! Njesite administyrative te Bashkise Tirane jane rezultat i Reformes ANTIPOPULLORE Teritorioale qe eshte kryer vetem per qellime elektorale! Shembullin me konkret te deshtimit kriminal te kesaj pseudo reforme e jep njesia administrative Kashar! Ne kete njesi ndodhet lagja nr.14 ku perfshihet Astiri dhe Yzberisht me rreth 100 mije banore,! Por kulmi eshte se qendra e njesise administrative eshte ne fshatin Kashar me rreth 6 mije banore bujq qe merren me bujwqesi e blegtori ne shtepi perdhese,ndersa ne lagjen nr.14 banoret jetojhne ne pallate 10 kate dhe punojne ne qytetin e Tiranes! Megjithate kjo njesi administrative nuk ka asnje kompetence per t'i sherbyer qytetareve te vet,sepse nuk ka as administrate,as buxhet per investime dhe as i eshte lene ne kompetence te menaxhoje taksat e tarifat vendore, pastrimin e mjedisit,gjelberimin,riparimet e rrugeve,trotuareve,lulishteve,parqeve ,kendeve te lojrave etj! Dhe eshte kaq fantazem lagja nr.14,sa megjithese ka mbi 100 mije banore,me shume se 80% e bashkive te Shqiperise,qe kane administrate dhe buxhet investimesh etj ,sepse te gjitha kompetencat i ka DIKTATORI KRYEBASHKIAK! Kjo ka bere qe lagja nr.14 eshte thjesht nje GETO e vertete,TURPI I REFORMES ELEKTORALE!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje