Malajziani dhe italiani

21 Gusht 2021, 12:59Blog TEMA

Artan Lame

Para disa ditësh përfunduam procesin e legalizimit të kompleksit Malajzian në Tiranë me rreth 780 apartamente dhe dyqane. Atë ditë thashë “rreth 780”, sepse e kishim me dyshim nëse do të përfshinim dot në proces edhe njërën nga hyrjet e kompleksit që kishte më tepër problematika brenda.

Meqenëse Drejtoria Vendore ja doli ta mbyllte edhe atë, sot mund të them me siguri që janë gjithsej 813 familje që përfunduan odisenë e legalizimit të tyre, që ka zënë fill më 1995-ën kur firmën e parë e kish hedhur Aleksandër Meksi dhe përfundoi 7 kryeministra më pas me Edi Ramën. Por nuk po shkruaj për këtë.

Ndërkaq, në krahun tjetër, po atë ditë shkruajta për zjarrin e rënë tek Sarajet, ku u përpoqa të sqaroj se Qeveria dhe Bashkia po ndërmarrin procedurat e shpronësimit për atë monument, me qëllim restaurimin e objektit dhe hapjen e një muzeu të qytetit.

Pastaj u ula të ndjek kryqëzatën e mesazheve. Po veçoj mes tyre vetëm njërin:

“Eli: Po si do të ndërtoni edhe aty mor plehrë! Lini mo një gjë të vjetër për TIRANEN tonë! Se shkatërruat çdo gjë të vjetër mor ju vraftë ZOTI!

Unë: O Zot, unë po të them që po shpronësohet për t’u bërë muze, ti më thua si do ndërtoni aty!!!

Eli: Më falni. E lexova përsëri. Të falenderoj. Na ka zënë frika nga prishjet vend e pa vend”.

Dhe mu kujtua Baldaçi. Antonio Baldaçi ka qenë një etnograf, gjeograf, botanist e studiues italian, që ka bërë mjaft udhëtime e studime nëpër Ballkan e Shqipëri, që nga fillimi i shekullit XX e deri në vitet ‘30. Në vitin 1905, ka botuar librin e parë me shënime për Shqipërinë, që asaj kohe ishte ende ndën Turqinë. Në një vend aty shkruan kështu: “Shqiptarët janë shumë emocionalë. Nga shqiptari ruaju nga reagimi i parë. Mund të të vrasë në vend dhe pastaj të ulet e të qajë i penduar mbi kufomën tënde”.

Baldaçi mu kujtua menjëherë sapo lexova mesazhin e Elit. Dhe sefte u mërzita, që në 120 vjet nuk kemi ndryshuar fare. Pastaj u gëzova. U gëzova se në 120 vjet nuk kemi ndryshuar asnjë gram dhe kemi mbetur po ata shqipot që qemë.

Se ja, nëse Eli do e kish lexuar me kujdes që në fillim shkrimin tim, vërtet që nuk do më mallkonte, por kjo do bënte që unë të dyshoja se mos Eli ishte një shqipëtarkë gtjakprishur që këta 120 vjet e kishin ndryshuar dhe ishte bërë si ndonjë italiankë a francezkë, evropiankë, a dreqi e di. Por duke më mallkuar pa parë fare se ç’thoja, u binda se kishte mbetur shqipëtarkë e vërtetë, si më të shumtit tonë që s’ka s’qepar që na dhënd e na ndryshon, paçka se shekujt dhe trenat e historisë na kalojnë përbri.

10 komente në “Malajziani dhe italiani”

  1. Lame HAJDUTI po bén si "TRANSPARENT" dhe si HAJDUT me "INTEGRITET" !!! says:

    Shshshshshshshshshshshsh Lame PISI dhe HAJDUTI , MOS bèj ZHURMÈ KRYE KUSAR sepse je SUBJEKT i SPAK , BKH dhe FBI !!! QEPE PUSETÈN Lame LLAPAQÈNI dhe prit me QETÈSI SPAK , sepse ke bèrè ZULLUME pafund dhe NUK ke ASNJÈ NDRYSHIM nga KRYETARÉT e KADASTRAVE tè Saliut tè ZI dhe Likes nga Çepani i HAJDUTÈVE !!!! E ktheve KADASTRÈN nè KAMORA dhe NGRAGHETTA o Lame DEGJENERATA , qè NUK té mori TARTAKUTI para 2 Vitesh , por do té marri SPAK prej LECKASH dhe nè REÇ do tè KAPI pèrsèri TARTAKUTI dhe do shkosh né té SÈMÈS !!!!! KOLLAJ e dini JUVE DITÈ ZINJTÉ e Politikès 30 VJEÇARE , se mund té SHPÉTONI nga MALLKIMET e 3 MILION SHQIPTARÉVE ?????? !!!!! ?????
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖??????

  2. tom says:

    Je thjesht nje pengmares nuk bene detyren dhe kur i zvarrit mbi 25 vjet dhenien e dekumentit del dhe thua se po u beje legalizimet.Duhesh hetuar per peng marje por kush do ta beje?

    1. Pronari says:

      O Artan Lame !
      Sillu nga te duash dhe shkruaj nga nje shkrim cdo dite neper gazeta por nje gje eshte e njohur prej te gjithe atyre qe kane pasur te bejne me punen tende qe kur je vene ne ktye te Kadastres: Ti je nje njeri i korruptuar dhe je shembelltyra e vete sistemit dhe moralit sundues aktual ne Shqiperi. Kaq per sot.

  3. Kosovari says:

    Nje koment online nuk perfaqeson shqiptaret dhe ne ato vite qe ka shkruajtur italiani bashkekombasit e tij therreshin ne mes te New York apo tmerruan gjithe boten me mafien e tyre.

    Nuk e di pse e keni kete fiksim per te mallkuar vendin tuaj dhe shqiptaret- jemi unik ne Evrope ne kete aspekt.

    Nje here na krahasoni ne shqiptaret me anajatullahet e Iranit, pastaj me talibanet dhe e preferuara me koreane verioret.. Nese del kohe edhe per Mafioza apo ku i dihet cfare krize botrore tjerer vjen.. Per cdo gje do beni krahasime idiote qe nga Rama , tek ty o Lame e deri tek inatcoret e opozites.

  4. Pargali says:

    Shqiperia ka qene nen Perandorine Osmane ne 1905 dhe jo nen Turqine o cope injoranti.

    Turqia si koncept u krijua ne 1922 .

    1. Arian says:

      Pse stuhia një fjalë për kullën e sahatit Tiranës simbolin e saj që e varroset përfundimisht.

  5. Arian says:

    Pse stuhia një fjalë për kullën e sahatit Tiranës simbolin e saj që e varroset përfundimisht.

  6. Ladi says:

    Hahahaha, Lame me kenaqe, hahaha..
    Me e bukura eshte tek komentet qe mesa duket e ndjejne si ne lekuren e tyre, hahaha, dhe e vazhdojne avazin fiks per te ta vertetuar ate çfar ti shkruan…hahaha..

  7. Mandi says:

    Cfare ben nje historian ne krye te Hipotekes. Aty duhet nje inxhinjer topolog.
    Ti aty je per te treguar histori me nastradine.

  8. Dinjiteti mbrohet duke i treguar kufirin maskarait. says:

    Po Lamja; Çfar ka qënë? Çfar është? Çfarë do të bëhet?
    E zhvatën Shqipërine kusarët-injorant, e legjitimuan zhvatjen pushtetarët-mafioz dhe tallen me popullin pseudo modernët-barbarët!
    Lamja për mua; ishte kusar-injorant, është pushtetar-mafioz dhe do të përfundoj një pseudo modern-barbar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje