Poshtërimi me shijen e botoksit

20 Gusht 2021, 15:18Blog TEMA

Nga Baton Haxhiu

Pa Albin Kurtin dhe pa Lëvizjen Vetëvendosje në krye nuk do ta dinim sa e rëndësishme ka qenë gjithë ajo që është bërë në Kosovë. Nuk do ta dinim as sa punë e madhe është bërë dhe sa e jetueshme ka qenë Kosova. Dhe s’do ta njihnim ferrin politik që i imponohet jetës kur shkelet nga një dogmat politik.

Kur qe vrarë një polic i njësive speciale të Policisë së Kosovës, në mbrojtje të rendit kushtetues në veriun e Kosovës, potezi politik i atëbotë kryeministrit Hashim Thaçi qe quajtur tradhti nga kritikët e atëhershëm, qeveritarë të sotëm, sepse kryeministri i paskësh dërguar në mision vetëvrasës policin hero Enver Zymberi dhe policët tjerë të Kosovës.

Sot, gjithçka kalohet në heshtje. Edhe kur poshtërohet shteti i Kosovës.

Bora Qorba, një këngëtar serb i viteve të 70-ta ishte në Leposaviq. Ai nuk është më as i njohur, as i aftë të këndojë. Madje, aty nuk ishte për të kënduar. Prandaj, koncerti i tij ishte i parëndësishëm. Po aq e parëndësishme ishte edhe hallakatja me tekste nacionaliste, në tentim për t’i shëruar serbët e Kosovës.

E rëndësishme është vetëm e vërteta që prodhoi, si poshtërim i shtetit të Kosovës. Ky shtet as nuk mundet dhe as nuk do të ketë qasje në veri të vendit. Nuk ka guxim t’i mbledhë as faturat e energjisë elektrike, anipse gjithçka e ka të garantuar edhe me marrëveshje ndërkombëtare.

Pajtohem plotësisht me Albin Kurtin: duhet bërë diçka. Por, Albini është peng i dogmatizmit të tij. Dhe jo vetëm ai. Edhe partia që udhëheq. Një lider dhe një parti që patosin e saj e ka dogmant dhe është krijuar mbi dogmatizëm nuk mund të bëhet pragmatiste. Nuk mund ta synojë lirinë. As të jetë fituese e politikës. Sepse çdo krijesë politike që lind nga dogmatizmi, nga ai do të vdesë.

Kështu ndodhi edhe me negociatat dhe ekipin negociator. Aty janë bashkuar dogmatë dhe nostalgjikë të Jugosllavisë, me shpresën që mund ta shpëtojnë njëri-tjetrin. Të dytët duke menduar se do ta gjejnë rrugën, për shkak të prekjes me të kaluarën. Ndërsa, të parët duke besuar se do ta vulosin fitoren.

Në Kosovë, ka 30 vjet që përzierja e paqendrueshme jugosllav – anti-jugosllav, rikombinohet. Por, në përvojën politike s’ka shndërrime më shpërfytyruese se ai i dogmatit në politikan dhe komunistit në anti-komunist. Përveç shndërrimit të jugonostalgjikut në anti-jugosllav.

Pas kaq vjetësh luftë për ta bërë Kosovën shtet në krejt kuptimet dhe tërë territorin, vendi po poshtërohet dhe liria po e prek ngadalë fundin e padëshirueshëm të saj. Vendi ynë i lirë po poshtërohet nga ata që pak kanë kuptuar për sakrificat që janë bërë. Ata njerëz i kanë harruar ose qëllimshëm po i anashkalojnë të gjitha, si një fiksion momental i kohës.

Edhe pasi ngjarjet e Afganistanit e kanë nxjerrë në pah shijen e hidhur të jetës kur liritë humben si me magji brenda një nate – sikur në Iran dikur, ne qëndrojmë të poshtëruar brenda dogmës politike të imponuar nga një njeri. Asgjë nuk lëviz.

Prandaj, gjithçka që po ndodhë tani në Afganistan është rikujtim i një të vërtete të thjeshtë: status quo-ja nuk është zgjidhje. Është shtyrje e tragjedisë për një tjetër kohë. Për një tjetër moment. Kështu ka qenë gjithmonë. Dhe kështu gjithmonë do të jetë. Një gjendje e tillë nuk është zhvillim i situatës, mbase as kthim prapa. Është ngecje. Dhe ndërtim i një iluzioni se më keq nuk mund të bëhet. Mirëpo, historia ka treguar se sa herë që njërzimi ka menduar që nuk mund të ketë më keq, ka rënë edhe një shkallë më poshtë.

Kosova mund të dallojë në shumëçka, por njëjtë si Afganistani e ka nevojën e një trupe ushtarake të huaj për ta mbrojtur nga vetja dhe nga të tjerët. Prandaj, është e pakuptueshme se si qeveria për ta mirëmbajtur mitin që e kanë ndërtuar me ushtrinë e vet virtuale, ruan status quo-në, që shpërthimin mund ta ketë në rrugën njëdrejtimëshe drejt katastrofës.

Tragjedia afgane është thirrje për zgjim. Kjo qeveri e ka mundësinë që ta kapitalizojë këtë thirrje në një zgjidhje përfundimtare. Por, a e ka guximin dhe aftësinë? Dyshoj t’i ketë.

Presidenti Joe Biden, kur iu drejtua kombit për ta arsyetuar vendimin për tërheqje të ushtarëve amerikanë nga Afganistani, tha se afganët dështuan në dy çështje thelbësore: ta gjejnë pajtimin politik mes vete dhe ta negociojnë një marrëveshje me talebanët.

Nëse në tekstin e njëjtë fjala “afganët” zëvendësohet me “kosovarët” dhe “talebanët” me “serbët”, fjalisë i ruhet i gjithë kuptimi. A do të thotë kjo që ushtarët amerikanë do të largohen nesër nga Kosova? Mund ta bëjnë. Mund të mos e bëjnë. Por, vetëm dyshimi është i frikshëm.

I frikshëm është edhe dyshimi karshi dialogut, që rritet ndjeshëm kur e sheh çfarë përzgjedhje emrash ka bërë qeveria për ta përfaqësuar në bisedime, përmes së cilave synohet dizajnimi i një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Pa fuqi publike, pa potencë politike dhe pa mësimet e marra nga e kaluara me dështime e disa prej tyre, shansi i fundit i Kosovës është lënë në duart e njerëzve që specialitet e kanë shpërdorimin e shanseve. Të shumë të tillave.

Disa prej tyre, në veçanti njëri, me etjen e sëmurë për t’u pranuar, me personalitetin refuzues ndaj gabimeve që nuk pushon duke i bërë dhe me smirën e dështakut(që dështimin e tij e përkufizon jo si padije, por si rastësi dhe pjellë e rrethanave të jashtme), rrezikojnë ta çojnë në erë të ardhmen dhe ta fshijnë kujtimin për të kaluarën.

Të vërtetat, po s’u thanë shpesh, rrezikojnë të harrohen. E kaluara e Kosovës nuk është një mjegullnajë, në të cilën nuk dihet kush ku ishte dhe çfarë përfaqësonte. As nuk është çështje perspektivash. Të gjithë i kishim pozicionet e qarta. Në mjegull u investua më pas, kur përfundimi ishte ai që ishte.

Prandaj, tani duhet bërë diçka. Momenti është i papërshtatshëm për “hapje rruge”. Nuk mund të rrezikojmë gjithçka, për t’i kënaqur apetitet e një maliciozi që botën e do mbraptsht, sepse ashtu ripozicionohet në krye.

Negociuesit supozohet të jenë përfaqësues jo vetëm të politikave të qeverisë, por të dëshirave të njerëzve dhe synimeve të një populli. Në Kosovë disa mund të duan bashkim me Shqipërinë. Të tjerë, Kosovën shtet. Disa edhe mund të kenë gjetur pajtim me një Asociacion brenda Kosovës. Një pjesë tjetër, për qartësim përfundimtar, janë për korrigjim territori.

Por, në ekipin negociator të Kosovës ka njerëz që s’e duan asnjërën nga këto. Ata kërkojnë kthim prapa. E duan Shqipërinë, por si vend për pushime. E duan Kosovën brenda një shteti tjetër, jo shtet më vete. Nuk duan Asociacion brenda Kosovës, por vetë Kosovën një Asociacion brenda një tjetër shteti. Edhe kufijtë e Kosovës i duan të tjerë, por vetëm si zona kadastrale brenda një tjetër kufiri të madh.

Dhe ky nuk është një parashikim racional për të ardhmen e përbashkët, por një argumentim emocional për të kaluarën individuale. Një ecje prapa në të ardhmen, sepse kur realiteti zhgënjen është dëshirë universale e njerëzve për t’i bërë vizitë të kaluarës.

Këtë vizitë në histori është mirë ta bëjmë të gjithë, për t’i kuptuar dhe kujtuar rreshtimet në periudha të caktuara. Kush janë njerëzit që negociojnë sot për Kosovën dhe çfarë deshën ata për vete dje, para se të duan çfarëdo për vendin sot? Shpalosja e kujtimeve mund të përbëjë episode të hidhura, por s’ka mënyrë më elegante për t’u nxjerrë e vërteta e zhveshur, sesa përshkrimet përmes shkronjave.

Fiksioni është më shumë sesa argëtim. Por, jo shije para pasqyrës.

Ndërkaq, i mbyturi ne botoks kërkon një litar nga i cili do të mbahet. Vendi që ka zënë nuk është për ata me flokë të mbjellura dhe fytyrë të shpuar më gjilpëra. Sepse liria është shumë e shtrenjtë për t’ia besuar Morenës.

Liria është tepër e çmuar për t’ua lënë në dorë atyre që mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan me të. Sidomos atyre që nuhasin afër zyrës së kryeministrit dhe mendojnë se Kosova është një katund pa qen, e ata mund të ecin pa shkop.

 

34 komente në “Poshtërimi me shijen e botoksit”

  1. Kush esh ky qe duhet ta degjoje Albini? says:

    Mos e qanj bythen se keni Ameriken. Ndertoni xhamija , Ameriken mike dhe shikoni nga brima çelesit BE-ne.

    1. Realpolitika says:

      BRAVO E MADHE PER BATON HAXHIUN !
      ANALIZE E KONKLUZIONE PERFEKTE !
      POPULLI KOSOVAR DUHET TE LEXOJ E KUPTOJ BATON HAXHIUN E JO BERAT BUZHALEN E TIFOZET TRUSHPLARE TE ALBIN KURTIT .
      ALBIN KURTI ESHTE THJESHT NJE SHERRXHI .
      NUK KA VIZION TE ZGJIDH PROBLEMET QE KA KOSOVA.
      SHUME SHPEJT ALBINI DO NGECI KEQ
      NUK DO E SHPETOJ NGA DISKREDITIMI …LUFTA KUNDER EDI RAMES E SHQIPERISE.

    2. Berati says:

      Tha çerri i Stanishiqit. Edhe pse e di mire se plani per ndarjen ( fillimin se fundi sdihej ku mbaronte)ka marre fund ai prape s’heq dore, pasi fitimi nga aksionet ne kete nderrmarrje eshte shume joshes. Te tera i kishte parashikuar ( domosdo luan ne dy porta biles me tre) por nje “intruso” si Albini se kishte parashikuar.

  2. Valbona says:

    Baton Haxhiu nje nfa gazetaret me te mire ne trojet shqiptare,kete e verteton dhe sulmet qe i behen nga klani i kriminelit Sali Berisha,dhe kones se tij ne Kosove Albin Kurti.Urime per shkrimin Baton, dhe mos u tut para demagogeve dhe mashtrueseve te tipit Sali-Kurti.

    1. Arjan says:

      Ti thuash spiunit Serb se je nje nga gazetaret me te mire ne trojet shqiptare eshte te ulerasesh ,ate nuk ka nevoje ta thote sali kerma Valbone e dashur ate e dine te gjithe.Di gje se ca kohe me pare ky plehre kerkohej nga UCK .prandaj ka Rene poshte gazeta e meros se ka influencen e krimineleve analist ne sherbim te angjenturave serbi-greke.

      1. Epirioti II says:

        Arjan, as une as ti nuk e dime kush eshte spiun serb. Thjeshte dyshojme. Une personalisht dyshimin me te forte e kam per Albin Kurtin.
        Taktika jote nuk eshte vetem shume e ulet, por edhe e dale boje.
        Ajo qe une kuptoj eshte qe argumenti i autorit (mund te ishte kushdo) eshte shume i thelle, shume koherent, shume i sakte dhe mbi te gjitha SHUUUUUUUUUUUUUUUUUUUME PATRIORIK.
        Meqe ti vete nuk je spiun serb, ben mire te perpiqesh te pakten ta kuptosh se cfare po te thote autori.

        1. Arjan says:

          As e kam lexuar fare cfare shkruan ky halabaku serb.Kuislinget duhen perbuzur,kujt i them edhe une ti je dru me pre,.

        2. Lili says:

          Jo e die edhe mire spiun: ne hague vete milosheviqi ia tha edhe vete ky e pranoj se ka pasur kontakt me stanishiqit! Plus kemi dokumentin te bakallit per takimet e bera gjate luftes ! Po kuj me i thane : ne Shqiperi vete tradhetaret lavdi korrin!

  3. Valbon says:

    Baton Haxhiu eshte nje nga gazetaret me te mire ne trojet shqiptare,kete e verteton dhe sulmet qe i behen nga klani i kriminelit Sali Berisha,dhe kones se tij ne Kosove Albin Kurti.Urime per shkrimin Baton, dhe mos u tut para demagogeve dhe mashtrueseve te tipit Sali-Kurti.

  4. ida says:

    Ju po jetoni si ne Shqiperine e viteve 90 ku bisha Sali jo vetem qe shkateroi,vodhi,shiti e me pas dogji kete vend per mos inventarizim por se fundi zaptoi edhe pothuajse 1/5 e teritorit te saj ne mal,fushe e bregdet e sot eshte veve nen prangat e Osama Bin Ladenit si person ” nongrata” nga po ata qe e montuan per interesa te tyre e qe sot nuk ndermarrin dot hapin final per ta plasur brenda hekurave te qelise pas nga pas ka nje ushtri me vehte qe edhe ajo duhet te shkoje atje!
    E njejta situate eshte edhe ne Kosove e uroj qe populli i atjeshem mos te zgjohet pas 25 vitesh si tek ne se pasketaj gjithçka se bashku me shpresen do te vdese duke patur parasysh qe ne ketu ne Shqiperi ne fund te fundit perplaseshim me dy bote brenda ketij vendi e ndersa Ju disi me te veshtire duke ngrene mengjesin me Albinin e dreken e darken me çka ofron Serbia!
    Ndaj urojme qe populli i Kosoves ta kuptoje shume me shpejte qe ka rene ne kthetrat e nje utopisti qe mendon se do te vije nje dite e bota ka me u ba siç mendon e do Albini!
    Nja shtet qe drejtohet nga bandat si Saliu nje here kurr s’ka me ba hair per popullin e vet !Apo mos ndoshta prisni e edhe ai nje dite te shpallet person “nongrata” e me pas t’ju vije zgjimi!
    Fatkeqesi si zakonisht Shqipetare!

  5. Mut jane edhe PD EDHE PS EDHE VV says:

    Bravo Murrizi i Zanave ja u ke thane bash si burrat.

  6. Ed says:

    BRAVO BATON HAXHIU NJE ANALIZE BRILIANTE

    1. Arjan says:

      O ED PILAFI TI THUASH BRAVO SPIUNIT KJO TREGON SE TI JE ME SPIUN SE BATONI JE SERB.

      1. Epirioti II says:

        A ha. E kuptova se cfare je, dhe perse ke hyre tek Tema.
        JE NJE KRIMB I NDYRE !!!
        Mua me thuaj spiun serb sa te duash se nuk me rruhet fare.
        Ma ka mesu gjyshi ne komunizem, kush te thote spiun ose hajdut, ose eshte vete ose ka baben te tille.

  7. Xoni says:

    Me gjithe respektin qe kam per Batonin ai duhet te gjeje menyren per tu sqaruar per akuzen teper te rende qe I eshte bere si agjent serb , pavaresisht nga kush behet. Duke u sqaruar qartesisht vertetohet akuza per Berisha -Kurti si antikombetare apo edhe si agjente te Serbise.

  8. Prishtinali says:

    Baton Haxhiu nje tip gazetari businessman. Batoni do me fitu pare,e s’jani per asnji.

  9. drenica e kuqe says:

    Baton si gjithmone brilant. Vetem se do te sygjeroja per mos perdorimin e disa fjaleve te huaja si ‘potez’ (serbisht) – shqip – levizje, apo ‘apetit’ (italisht) – shqip – oreks.

  10. Robert says:

    Prape kete plehren ne shtyp? O Baton , pse s’del ne shtypin e Kosoves ti? Kam degjuar se gazeta e tv-te ne Kosove kane instaluar anti-baton detectors(antindyresire).

  11. kristi says:

    Albin Kurti eshte turpi i Kosoves por seshte i vetem…Eshte prishur aq shume dashuria dhe miqesia mbidis popullit ne te dy anet e kufieit sa po te hapi redaksia nje pyetsor qe te thote a e doni bashkimin sigurisht qe do te dominoi JO……
    Per kete sigurisht qe fajin e kane Albinet me qeverine e ndyre te tyre, aq e madhe eshte urrejtja sa as pushusit Kosovar nuk jane te preferuar ne Shqiperi. Kosovaret jane percares dhe te trashe dhe kjo ka vazhduar dhe me pare, mbaj mend nje thenie te gomarit Ramush kur ish kryeminister tha UNE JAM ME SALI BERISHEN,…. Po tani o RAMUUUUUSH me ke je me SHBA apo me NON GRATEN, te tille jane dhe Albinet, Vjosat etj…..
    Kjo urrejtje eshte reale por eshte fatkeqesi…..
    Sa por bisedimet Kosove Serbi kurr nuk do te meren vesh me njeri tjetrin sa te kete Albin kosove…

    1. Futja kot says:

      BRAVO PER SHKRIMIN BATON.
      IDIOTET NE KOSOVE AS KANE KUPTUAR DHE AS QE DO TE KUPTOJNE SHKRIMET E TUA.
      GAZETAR REALIST DHE JO FOLKLORIK SI SHUMICA E GAZETAREVE IDIOTE TE KOSOVES.
      ME ALBININ NE KRYE NA JANE VESHTIROSUR KOSOVARET, NJEREZ TE TRASHE, NGATERRESTARE QE PO NA NDOTIN AMBJENTIN NE SHQIPERI.
      NUK I DUAM AS PER TURIZEM AS PER DREQ.
      ATE TAKSEN TEK TUNELI TJUA BEJNE 50 EURO QE TE MATEN MIRE KUR TE VIJNE NE SHQIPERI.

  12. Daj Semi says:

    Po sepse ska shumice lexuesish te Batonit , prandaj jane ne kete gjendje qe jane ne Kosove.
    Ku di dhia çështë tagjia ?

  13. Ladi Visoka says:

    Po të jetë e vërtetë kjo që thua ti, “gazeta e tv-te ne Kosove kane instaluar anti-baton detectors (antindyresire)”, kjo është për të venë duart në kokë dhe konfirmim i atyre çka thotë Batoni.

    1. Arjan says:

      O LADI KUR TA MESOSH TI KUSH ESHTE BATONI SERBI TE KA DHJERE 10 NE FYTYRE,

  14. altin says:

    Baton stanishiqi shko atje ne kosove-metohi e shkruj sa te duash; larg duart agjenturore nga shqiperia.

  15. Artan says:

    Te lumte Baton

  16. Korabi says:

    Respect per Baton Haxhiun,neveri per Sali qenin,dhe per konen e tij Albin Kurtin,respect per Hashimi,Ramushin,Krasniqin,Kadri Veselin etj, si dhe per UCK,neveri per Sali Kriminelin dhe gjithe ata qe kan qene dhe jan kunder uck-es.

  17. zgalem says:

    Baton Haxhiu gjithnje shkruan sakte . Edhe kjo analize , per Albinin eshte mjaft e argumentuar . Per Albinin , ka shkruar , po sot , Kreshnik Spahiu . Te dy analistet jane ne nje mendje , per vleresimin e Albinit. Nuk jam per vleresime drastike , qe theksojne se albini eshte nje agjent serb . Kam mendimin e argumentuar se Albini eshte i pa afte , duke qene ne varesi te karakterit te tij kryenec . Perpara Albinit , Kryeminister ishte perfaqesusi i LDK , Abdulla Hoti . Eshte politikan i urte dhe mjaft llogjik . gati e kunderta e Albinit , qe njihet here si populist , here si anarshist dhe me shume si dogmatik . Ky djalosh , qe s’ka bere asnje dite pune , duhet te ndergjesohet , se po e terheq Kosoven mbrapsh . Krahasuar me Abdullane , eshte si nata me diten . Abdullai u rrezua , sepse nuk fitoi Partia e tij . Partia e Kurtit VV, eshte parti e dyshimte , deri sa kandidoi , per te fituar dhe ne Shqiperi , nje aventure epa degjuar ne kohet moderne . Kam bindjen , se persa te jete Albini ne krye te ketyre puneve , nuk mund te kete peroparim te Kosoves , as ne aspektin politik as ne ate ekonomik . Dogmatizmi , nuk e lejon Albinin te shofi te maj a ehundes es vet . Zgalem

    1. Kosovari says:

      Ky shkrim nuk ka te beje fare me Albinin.
      I drejtohet Veton Surroit ndonese jo direkt. Perdor te njejtat eufemizma qe perdor Vetoni kur te shkruan.
      Dmth, personi me botoks dhe floke te mbjellura, i rritur dhe edukuar me frymen e Jugosllavise etj etj.
      Ky ishte qellimi dhe porosia e shkrimit.
      Dhe po, pajtohem plotesisht me sa ka shkruar Batoni.
      Po te lexosh librin e Vetonit ku shkruan per jeten e Mahmut Bakallit dhe menyren se si e protretizon Batonin ne ate roman, edhe nese je kundershtar i Batonit, do ja jepje doren per kete menyre te shkruari, dmth sesi ia kthen Vetonit.
      (Percaktimi i dashurise se Marie Gjonit quhet libri)

  18. Dash i Zi says:

    Te Tema, po shof komente vetem nga ata qe byrekun ua ka blere Rama ose Albini, ose Sala ose agjentura te huaja. Nuk po shof ndonje analize te shendoshe. Dhe une qe futem si pyk.
    Baton Haxhiu eshte qeni lehes qe ka 2 pronare Hashim Thaçin dhe Edi Ramen. Hashimi, Edi dhe Vuçici ishin per korigjime te”lehta” te kufijve te Kosoves , pastaj minishengeni dhe keshtu fillon dashuria e perjetshme me serbet. Bashkim Vellazerim. Bashkim Vellazerim ishte parimi i Jugosllavise. Ku eshte sot? te ndare me luftra te pergjakshme dhe ku te gjithe paguan kush me shume e kush me pak cmimin.
    Qe kur talebanet moren pushtetin, mediat dhe politikanet serb po trumpetojne po sikur te hik amerika nga kosova? thirje per durim se nje dite do lene Kosoven dhe rasti i serbise do vij.
    Baton Haxhiu kete gje po ben, te fusi friken se Albini eshte jokompetent dhe se duhet kthyer ne tryeze “korigjimi” dhe minishengeni si menyra per te shpetuar. 20 vjet menderosje nga politikanet kosovare , nuk mund te presim 4 vjet cfar do gatuaj Albini? 20 vjet nga viktima u kthyen ne agresore, 20 vjet nga nje kosove po diskutohen asociacione serbe me vetvendosje fuqiplote, me kisha te ndara nga shteti (qe jane me qindra), me korigjime, atehere cfar mutin i mbetet Kosoves? Kete gjendje nuk e solli Albini .
    Mund te jete e mundshme terheqja e Natos, prandaj duhet Kosova te bej nje ushtri te forte dhe profesionale qe Serbi ta mendoj mire hyrjen ne Kosove. Siç eshte Izraeli. nuk eshte Nato aty dhe nuk ka ushtri te madhe , por e ka efikase, perndryshe do e hanin arabet izraelin, natyrisht i ndihmon dhe Amerika. Natyrisht kur te mbrohesh vet te mbron dhe amerika. pik. me qarte se kaq nuk ka.
    20 vjet vetem Kosova ka bere leshime, 20 vjet vetem Serbi ka mare, 20 vjet ka hikur nga negociatat serbi kur nuk i ka pelqyer, dhe ka nenshkruar kur ja donte bytha. Mjaft me.
    Ju kara qe po ziheni, Albini apo Rama , turp te keni se vetem neveri jeni.

  19. Respekt për shkrimin! O Baton,a e dìn pse Kosova nuk ka shans. per me u ba Shtet persembari se::”Muslimanet nuk e kane idene e ATDHEUT,te ekonomise politike,apo te punes si baze jetese per shoqnine civile.Per ma teper per hir te parimeve te tyne dogmatike e morale,jane anmiq te betuem te çdo perparimi intelektual e moral dhe jane ksenofobe te terbuem. Prandej muslimanet e te gjitha vendeve dhe te gjitha kohnave ngjajne me njeni tjetrin si pika uji, dhe vendet qi kane fatkeqesine te jene nen sundimin e tyne nuk permiresohen kurre prej dores se njeriut. E tash nji shtet si Kosova ,ku shumica asht e plogesht dhe apatike,fataliste,anmike e cdo progresi moral,intelektual dhe ekonomik,anmike e cdo qytetnimi e kulture,dhe qi nuk din se cka asht Atdheu,nuk mund te rueje gjate pavarsine ekonomike, e patjeter dhe domosdoshmenisht ka per te humbe edhe pamvarsine politike.”
    Prandej për pa shkue tek rranjet Katolike Kastriotike veshtire se mund të ndertoni nji Shtet pa pase përsiper nji pushtues!

  20. Nik says:

    Veton Surroi para disa kohesh rikonfirmoi publikisht akuzen e renda per Batonin si spiun i Serbise dhe do te duhej qe Batoni ta pranonte kete akuze publikisht dhe te shprehte pendese per te. Ne fakt Batoni shtiret sikur s’ka lexuar apo degjuar gjesendi rreth te kaluares se tij por shkruan gjera pa lidhje fare! Z. Haxhiu “zgjohu” nga gjumi!

  21. Labi says:

    Baton Haxhiun e respektoj si gazetar,por bera cudi ku e gjeti ate durim te degjonte Migjen Kelmendin ne interviste,e shikoj me keqardhje qe Shqjptaret e Kosoves nuk e njohin Shqiperine,ose e njohin nga Sali Berisha ose Flamur Noka, Kelmendin po te ishte kohe tjeter do e merrnin per te marre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje