Nga Andi Bushati
Një pjesë e madhe e mediave tona kishin ribotuar sot një analizë të “The Economist” (kush me përkthim serioz, e kush nga Google Translate), e cila fliste për arsyet e dështimit amerikan në Afganistan, plot dy dekada pas sulmeve teroriste të 11 shtatorit.Teza kryesore e shkrimit bazohej mbi argumentimin e humbjes së SHBA, si pasojë e mbështetjes së një shteti të korruptuar.
Suporti për politikanët që u larguan nga vendi me thasë me para, fondet miliardëshe për komandantët që regjistronin ushtarë fallco për të futur dollarët në xhep, përzgjedhja e liderëve tribalë lokalë në dëm të demokracisë, mungesa e vemendjes ndaj proceseve të ndershme zgjedhore janë, në fakt, disa nga arsyet që po gëlojnë prej ditësh në shtypin perendimor, për të përshkruar atë që po pranohet nga të gjithë si dështimi i Amerikës.
Dikush e quan katastrofë, dikush tjetër fiasko, një i tretë debakël, për të mos përmenduar këtu ata që shikojnë nga fillimi i tatëpjetës për mandatin e Xho Biden e deri tek të tjerët që parathonë fundin e hegjemonisë së Amerikës.
Por e çuditshmja është se kjo valë e atypëratyshme e kritikës së përgjithshme bie ndesh me historinë e suksesit që na patën treguar prej 20 vjetësh. Sulmi i SHBA-së dhe aleatëve të saj perendimorë, menjëherë pas rrëzimit të kullave binjake, na është paraqitur gjithmonë si një fitore blitz tre javore mbi talebanët e Mullah Omarit, si shpëtimi i botës prej rrezikut terrorist, si rikthimi i shpresës për demokraci, si mundësia e artë e eksportimit të demokracisë, si tentativa e ndërtimit të një shteti në bazë të parimeve të botës së lirë. Ato u bymehëm edhe më shumë nga lajmet për çlirimin e grave afgane, nga vrasja në një strofull e Bin Ladenit, nga cfilitja e Al Kaedës, tituj që bënë të mos ishin aq të dukshme kalkulimet e gabuara, gafat, vendimarrja e nxituar dhe kundërthëniet e katër presidentëve amerikanë njëri pas tjetrit.
Por, tani, kur talibanët janë rikthyer në pushtet, kur ambicia e “state building” ka mbetur pas, kur sistemi demokratik nuk ngjan aq lehtësisht i implementueshëm ngado, është rikthyer koha e pikpyetjeve të mëdha.
Ato janë më të rëndësishme se kurrë edhe për ne shqiptarët.
Natyrisht këtu nuk është rasti për të folur për perëndimin e hiperfuqisë, apo për fundin e shekullit amerikan. E para se ato nuk kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me ne dhe e dyta se ato janë larg të qenit të vërtetueshme. Sundimi amerikan mbi botën ka një karakter ciklik, herë me periudha tërheqjeje dhe herë me të tjera aktivizmi. Mjafton këtu të përmendim faktin se vetëm 15 vite pas disfatës në Vietnam, SHBA, fitoi luftën e ftohtë dhe arriti të zhdukë njëherë e përgjithmonë BRSS-në.
Prandaj pyetja më me vlerë që mund të shtrohet është vënia në diskutim e një dogme të paprekshme, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë: A është Amerika e gabueshme? A janë të diskutueshme fermanet që na vijnë nga Uashingtoni, shpesh dhe në kundërshtim me ato vlera që që i kemi marrë si leksione prej tij? A duhet të mbyllim sytë ndaj gjithçkaje që e ka miratuar më parë SHBA? A duhet të kemi besim të verbër në fjalët e diplomatëve dhe ambasadorëve lokalë, tani që me një këmbëngulje të çmendur koha po na vërteton se dhe shefat e tyre hierarkikë, shpesh nuk marrin vendime të drejta?
Ky debat-, pra shprehja idiote “e ka thënë Amerika”-, është zhvilluar i fortë edhe në anët tona. Qoftë kur kërkohej rrëzimi i qeverisë Kurti 1, qoftë kur urdhërohej heqja e taksës 100% në Prishtinë, apo kur zgjidhej në mënyrë të jashtëligjshme kryeprokurorja e përkohshme ose gjykatëset kushtetuese nga parlamenti në Tiranë, të gjithë ata që donin të mbronin mëkatin këmbëngulnin se ato i ka miratuar Amerika.
Kjo tabu, pra ideja e aleatit që di gjithçka, detyrimi ndaj vendit të ëillson, që na ka shpëtuar në Versaille dhe atij të Clinton që na ka çliruar Kosovën, përkulja para hiperfuqisë që kujdeset për shqiptarët, shpesh i ka vënë kapak çdo debati racional në vend.
Ti mund të shohësh zgjedhjet që vidhen para syve të tu, tjetri ta kthen se kjo s’ka ndodhur pasi ato i ka pranuar Amerika. Ti mund të shohësh vrasje politike në mes të bulevardit, tjetri amniston urdhëruesin, të etiketuar si burrë shteti. Ti mund ta dish përmendësh skandalin korruptiv të shembjes të teatrit, ai ta kthen se po të ishte kështu, do fliste ambasadorja.
Rrjedhja e ngjarjeve në Afganistan tregoi se ata që e kanë shpënë logjikën me pushime dhe bërtasin në emër të SHBA-së jo gjithmonë janë në krahun e duhur të historisë. Ata duhet dëgjuar, por në asnjë mënyrë, nuk duhen veneruar.
Jo për faktin se perandoria po perëndon, as për atë se ky qe episodi i fundit i shekullit amerikan. Por për një arsye më të thjeshtë: ngaqë shpesh herë ajo e ka gabim. E aq më tepër si në rastet që shpjegon shkrimi i “The Economist”, kur SHBA, me qëllim, ngre një projekt që mbështetet mbi njerëz të korruptuar. Kjo është gjëja që duhet diskutuar tek ne dhe ajo e cila na intereson vërtet nga historia e afërt e dështimit afgan.
Mbaji mend dhenien e shtetesise gjishes Vitori nga SHBA dhe shpalljen non grata te atij qe te shpinte shurren per nanaliza ne France se ishe anemik e nga ana tjeter te hengri gjishin Hisni ku si shperblim i dhane te vidhte,digjte dhe te vriste shqiperine siç beri 25 vite radhazi!Mos harro te fusesh ketu edhe periudhen kur gjishin ta ndau nga kjo bote !
Edhe me Osama Bin Ladenin keshtu veproi deri sa i hengri koken ,jo per krimet por se kishe frike se mos tregonte se nga kush i kishte marre mesimet si kriminel nderkombetar.
Ky njëri është kampjoni i urrejtes popullore!
Nuk e kuptoj për çfarë shkruan?
Veç të shara dhe poshtërime merr mbas çdo shkrimi.
Nuk ka folur një herë të vetme një gjë të saktë!
Vetëm dërdëllit si pordha nëpër brekë.
Eshte trushperlari i Gjyshit anti amerikan—cfare GOMARI !
Ti je Talibane komuniste i pa ndeshem po Ku ti marre Amerika njerzit e pa korruptume dhe me mentalitet feudale… Në vendet myslimane???? Ti flet kote o njeri
O Bushat une gazetat i lexoj vetem online dhe ka shume kohe qe nuk kam blere nje gazete letre,gjithashtu letra higjenike nuk me mungon. Por do dal te kerkoj e te blej nje gazete qe ka te printuar foton tende vetem per kenaqesine e fshirjes se bythes me surratin tend.
POPULLI THOTE QE KA RASTE KUR NJE KUNDERSHTARI SI MBUSHATI PER DISA TJA KESH INATIN POR HAKUN MOS JA HA KURRE
Kush boton shkrimet e ketij qenefi ashte maskara
Nje nga shkrimet me te sakta qe kam lexuar nga Bushati.Amerika ka Presidentin me te dobet ne histori qe e vune atje si klloun dhe tani bejne cte duan te majtet.
“Liri”!
Perveç “te majtet”, ke harruar te permendesh George Sorosin, nuk te falet ty mungesa e interesit per te “qene ne mode”
Pse jeni kaq te sigurt qe ka gabu amerika..Interesi amerikan ne Afganistan eshte sfumuar pas kaq vitesh,shpenzime marramendese pa asnje kthim prapa .Amerika nuk lufton vetem per demokraci!! Ajo i cliroi, ju dha liri ,ju dhaa armatime ju krijoi ushtrine ,i ndihmoi te krijojne qeveri demokratike .Mos kujtoni se amerika do te rrije gjithe jeten ti ruaje keto vende te shpenzoje miliarda dollare dhe qeverite e tyre te bejne sic duan vete.Kjo nuk ka asnje lidhje me Shqiperine,se ketu dhe po u rrezua qeveria nuk besoj se keta qe do te vijne do i quaje talebane (apo jo bushat)
!!!!!!!! ,por friken e kam per kosoven se sjellaja e albin kurtit do te lodhe shume shpejt qeverine amerikane ,sidomos ne kete periudhe dhe pastaj zoti i rujt kosovaret…..
Eh, mor Andi Bushati!
U bere ti te gjykosh Ameriken!
U bere ti te sugjerosh qe ne duhet te diskutojme per gabimet e Amerikes!
Pra thjeshte dhe prere, ti Andi Bushati akuzon Ameriken se ka gabuar per gjera qe asnje shejtan nuk di ne se ka gabuar. Ti nisesh nga supozimi yt i ndertuar ne urrejtjen ndaj Amerikes dhe jo ne llogjiken e ftohte. Vetm fakti qe ti mendon se mund te gjykosh Ameriken, tregon se ti e ke prere bileten me armiqte e vendit tone. Shembujt konkrete qe ti na bie si fakt i gabimit te Amerikes jane kerkesa amerikane per rrezimin e qeverise Kurti dhe heqjen e takses 100 perqint te Haradinaj.
A mban ment ti hajvan se Kurti sabotonte bisedimet me Serbine me parrullen e “reciprocitetit”? Akoma ty nuk te eshte mbushur mendja se “reciprociteti” presupozonte qe Albini, ato qe do beheshin ne funt te bisedimeve donte ti “merrte” si dhurate ne fillim. Kush mund ta bente Kosoven shtet dhe Serbia te njihte Kosoven pa bisedime???!!!Kjo nuk ishte thjeshte nje fantazi dhe miopi e Albinit por nje strategji serbe per te perlyer Albinin se nuk donte te bisedonte…”Reciprocitetin” e mohoi edhe vet Albini sepse kjo teori doli se ishte ofendim i thelle qe i behej llogjikes njerezore. Edhe vet serbet qe ja kishin sugjeruar kete teori Albinit, per te na bere ne fajtor se nuk donim te bisedonim, e kuptuan se ajo vertete ishte jashte cdo lloj llogjike njerezore dhe prandaj i dhane udhezimin tjeter, qe ai ta kethente pllaken ne teorine se “bisedimet nuk kane alternative”…ne takim me Borelin ne Bruksel…
Persa i perket takses se Haradinaj, ajo ishte perseri mendja “pjellore” e UDBES qe nepermjet Sali Berishes e mbolli ne mendjen shterp te Haradinaj…Ishte aq zgjidhje e cudicme sa cuditi edhe Merkel, qe i kish sugjeruar Haradinaj te “ndalonte” Thacin. Edhe vet Merkel kerkoi qe taksa te hiqej….Pra as me shume dhe as me pak, ti nuk e ke vetem me Ameriken, por je dhe kunder Evropes, kur behet fjale te mbrosh “muterine” shqiptare.
Sidoqofte keto qe po them, jane mendime thjeshte te nje personi te zakonshem, sic jam une dhe kursesi nuk jane te vertetea apsolute. Fakti qe ti keto i merr si te verteta apsolute qe nuk kerkojne vertetim, per te na mbushur mendjen ne se sa poshte ka rene mendimi shqiptar, sepse ka mbeshtetur Ameriken,… ne thelb tregon se sa raksionar je ti ne shpirt…