Udhëtim ndër arbëreshët e Siçilisë, Palermo- Contessa EntellinaKundisa

27 Gusht 2021, 12:45Blog TEMA
Udhëtim ndër arbëreshët e Siçilisë, Palermo-

Nga Ornela Radovicka

E bukur është Sicilia, por e mrekullueshme ngelet Contessa Entelina\ Kundisa arbëreshe, ku ngrihet perpendikolare, zhytur  në ngyrën e artë dhe të smeraldë, ku pavarësisht dritëhijeve të saj mbetet fisnike.

Prej dekadash jam  një kërkuese shkencore për qendrën etnografike, gjuhësore dhe kulturore Gjergj Kastrioti Skenderbeu, si edhe bashkëpunuese për pasurimin e Bibliotekës  Ndërkombëtare  A. Bellusci, themeluar nga Arbëreshi Antonio Bellusci.  Qëllimi i vizitave është të mbledhim sa më tepër informacione, dhe të kodifikojmë kulturën arbëreshe të arbëreshëve dje dhe  sot.

Pse ka rëndësi të vizitohen dhe të kodifikohet historia e këtyre katundeve arbëreshë ?

Mendoj se deri në fillim të shekullit XIX, historianët shkruan libra, vëllime mbi vëllime, duke përshkruar ngjarjet e dinastive të mëdha: Burbonët, Svevët ,  etj. Përmes personazheve të mëdhenj ata besonin se rrëfenin (indirekt) ngjarjet e popullatave individuale, kontekstet dhe fatet e rajoneve dhe të tëra mbretërive. Deri atëherë asnjë historian nuk i është përkushtuar përshkrimit të fatit, vuajtjeve, zakoneve të njerëzve, të marra me një  lupë të zmadhuar. Fati i arbëreshëve  në shekujt e kaluar nuk ishin me interes për ndonjë historian. Për kulturën e shekullit të pesëmbëdhjetë, kur arbëreshët mbërritën në Sicili, Kalabri ose pjesën tjetër të Italisë Jugore, nuk i shkonte ndërmend ndonjë letrari  apo historiani të përshkruante kush ishin ata refugjatë. Nuk dihej as se vinin nga qytetet apo nga fshati. Nuk dinim se sa prej tyre mbrritën nga territoret  e Greqisë shqipfolëse apo nga ato shqiptare. Kështu shkon dhe vjen historia,  nuk kodifikon, kur nuk shkruan për të tashmen, për të gjetur të shkuarën. Na është mohuar e shkuara dhe rrezikojmë të na mohohet e tashmja dhe e ardhmja.

Lista, e katundeve arbëreshe në Sicili

Lista, është origjina e kulturës. Është pjesë e historisë së artit dhe të letërsisë”, shkruan Umbreto Eco.

Ne vijim nje liste e qytezave qe themeluan emigrantet shqiptare qe erdhen ne Siçili:

Në Palermo; Contessa Entilina,  Mezzojuzo, Palazzo Adriano, Piana degli Albanesi, Santa Cristina Gela.

Në Agrigento; Sant’Angelo Muxaro(Shënt’Ëngjëlli)

Në Catania; Biancavilla (Callìcari), Bronte, San Michele di Ganzaria,San Mikeli i Bagarisë por që tani kanë humbur etninë.

Në Messina;Lipari

 

Udhëtimet në qytezat arbëreshe janë të bukura, por jo të thjeshta për ti vizituar

Udhtimet në tokën arbërore janë sa të bukura, sepse të mbushin shpirtin me emocione, por nuk janë kaq të thjeshta për ti vizituar, shkak, i rrugëve të komunikimit dhe i distancave midis tyre. Në vijim do të ndalem vetëm në mbresat, historikun e ngulimit arbëreshe së Contessa  Entellina\ Kundisa

 

Nga aeroporti, Falcone  Borsellino nisem në drejtimin për në qytetin e Palermos.

Mes viteve 1386-1429 një dyzim familjesh kryesisht nga Durrësi apo nga zonat përreth, ishin vendosur në periferinë e Palermos, ku do të vendosen më vonë fshatrat arbëreshe edhe ku vepronte noteri  i quajtur Antonio Bruno, që regjistroi shumë akte notarile.Të gjithë këta ishin katolikë të deklaruar. Në fakt frekuentonin kishën e Shën Nikollës.  Bëhej fjalë për bërthama të vogla familjare, që kishin lënë atdheun për arsye ekonomike, por kishte edhe skllevër edhe ushtarë, që kishin mbijetuar nga betejat e përgjakshme me pushtimin osman të Durrësit edhe të Shkodrës në vitin 1300-1306 dhe kishin ardhur në këto territore.

 

Udhëtimi drejt Contessa Entellina\ Kundisa

Contesa Entellina, vendbanimi me vjeter Arbersh në territorin e Italisë

Contessa Entellina\Kundisa, si e quajnë arbëreshët ndodhet ne Sicili, ështe një nga ngulimet më të hershme arbëreshe dhe sot ka një popullsi rreth 1 742 banorë. Kundisa është  pjesë e  qytetit metropolitane të Palermos. Ndodhet në Luginën e Belice, në shpatet veriore të malit Genuardo dhe shtrihet në shpatin e kodrave”Brinjat”  të një lartësie  571 m mbi nivelin e detit.

Legjenda apo historia?

Contessa Entellina\ Kundisa, është aq e lashtë sa duhet të rikthehemi tek Dionigi di Alicarnasso (Librr,I,Cap.42.)  dhe tek poeti Silio Italico, të cilët flasin se ky territor u themelua prej Trojanëve, të cilët pas rënies së Trojës erdhën në këto troje rreth viteve 1184. Të këtij mendimi janë edhe  Petavio/s i cili sipas llogarive të tij mendohet  të  kenë ardhur  në vitin e shtatë pas ngjarjeve, edhe Virgjili e rrëfen këtë fakt në librin e tij të pestë tek Eneida, në vargjet 623.

Origjina e emrit Contessa Entellina\ Kundisa

Thuhet që Contessa Entellina\ Kundisa u themelua da Elimo apo Aceste, i cil i dha emrin e bashkshortes së tij Entella, pormundësia më e madhe është se ky qytet u themelua nga Entello, Kapitani i Eneas, i cili u bë një  qytet nga më të rëndësishmit trojano-Siculo.

Pas unifikimit të mbretërisë së Italisë, Contessa\ Kundisa për të patur territorin antik të qytetit Entellina, u quajt  edhe  Entellina, për tu dalluar si nga  Contessa, komuna e Messinës, po ashtu edhe nga ajo e Cortona në Toscana.

Stema e Contessa Entellina\Kundisa

Stema e komunës  së Kundisës prezantohet me një shqiponjë me dy krena, që mbi gjoksin e saj mban një mburojë, në brendësi të saj është një koln që mbanë një kuror, dhe në hapsirën midis dy kokave gjendet një sfinks e cila mban dy gjarprinjë në duar. Kulti i gjarpërit ka qenë pjesë e kulturës ilire.

Kurioziete: Në vitin 1640, fshati hyri nën dominimin e familjes Colonna, për këtë edhe në qender të prazmores shikojmë një kolon.  Emri “ Kontessa” \ Konteshë,  iu dha qytetit për nder të konteshës së Chiusës, Caterina Cardona, ndërsa termi Entellina (nga Entella,  qytet antik i Elimit) së cilës  iu shtua vetëm në 1875.

Pozicioni i tij gjeografik

I shtirë në një pozicion të tillë, ku toka fertile, quhet hambari i Sicilisë, dhe e vendosur midis  dy pikave strategjike, Rocca di Entella dhe  Calatamura, mbi kuror i qëndrojnë dy kodrat “ Brinjat” Kontessa Enellina, qëndron si një zonjë fisnike,  ku edhe sot përmendet, për bukurinë dhe fisnikërinë e vashave  që rriten në këtë vend.

Qytetesa Contessa Entellina \ Kundiza, kufizohet nga Corleone, e cila ndodhet rreth 24 km larg, Bisacquino rreth 14 km larg, dhe ka një shtirje të gjerë, të cilën  rradhitët të  tretën për shtirjen e saj në Provincën e Sicilisë.

Ky territor ëshë e lagur nga lumi Ypsa, që Saracenët e shëndërruan në Belich, sot quhet  Belice. I zhytur në gjyrën e artë të grurit dhe  esmeralde të vreshtave. Për veren e tij ekselent flet edhe Straboni ( Libr.VI) varjetet ballkanik.  Arbëreshët këtë zonë e quajnë Bagnatella e cila edhe sot, dallohet për fertilitetin e saj.  Tokat e saj kanë qenë dhe janë shumë pjellore. Fotoja në vijim  dokumenton rrahjet e të korrave në lëmë (te lëmi) me panoramën Contessa pas saj e futur në një koreografi të mrekullueshme natyrore: kodrat e Brinjat që janë të varura që e zbukurojnë me pyje të gjelbërta!

Kur mbritën arbëreshët dhe nga cilat krahina erdhën?

Nuk gjenden dokumenta të sakta për të përcaktuar krahinat e këtyre emigrantëve ardhur në shekullin e 14-15 në Contessa Entellina\ Kundisa.

 

Në Vitet 1448 – siç dëshmohet nga historianët Pirri, Amico dhe Fazello, ushtarët shqiptarë, në shërbim të Mbretërisë së Dy Siçilive, ruajnë brigjet e Siçilisë, të vendosur në kështjellën e Bisiri (Mazara). 14 ushtarë, në vend që të vazhdojnë shërbimin e mercenarëve, vendosen në 1450 përreth  kështjelle Calatamauto, në rrethanat Scirotta, që edhe sot mban emrin  Scirotta, por që deri tani kjo pjesë është akoma e pa kompletuar.

Në vargjet e Schiro G. cituar ne faqen 5, thuhet për treqind mijë shqipatare ardhur në tokën italiane;

Po tre kijnt mije (tre qind mijë)

Ictin( ikën) çaitin deitin,

Sa të mbajën besën.

Shënim: Për stratiotët e viti 1460 nuk ka të dhëna, dhe gjendet një hapsirë boshe midis këtij viti (1460) dhe  deri në 1516, vit ky  ku gjenden dokumenta mbi ekzistencën e arbëreshëve në territorin e Kundizës. Në vijim foto nga albumi i  fëmijëve të shkollës elementare të Kundisës  nën drejtimin e mësueses Tommasa Guarino, rrëfejnë historinë.

Arbëreshët e Contessa Entellina\Kundisa  një pjesë e tyre erdhën nga ishulli Andros

Në vitin 1521 arrin një valë tjetër popullsi shqipfolse, ardhur nga ishulli i Peleponezit, Andria,  të cilët u zbarkuan në Messina, (Graeci tenebantur in pignus), sepse nuk kishin të ardhura për të paguar udhëtimin. Ishte  Konte D. Alfonso i cili pagoi për  ta, me kusht që të popullonin Kundisën. Në një Akt Noterie, 18 Shtatorit 1521 thuhet: Ata u ndihmuan nga Don Alfonso Cadorna, i cili pagoi qiranë me detyrimin për të shkuar për të shtuar banorët e fshatit të tij Contessa;  La Mantia/Capituli su le Colonie albanesi di Sicilia, pag, 29.

Marrveshja e arbëreshëve të  Kundisës me Feudalët Sicilianë 

 

Në Kundisa njëri prej feudalëve më të medhenjë ishte Cardona, i cili  kishte investuar në rrethinat  Chiusa, Burgia, e Calatamauro për nevoja dhe  kërkonte krahë pune, dhe për nevojat e tij  thirri  shumë shqiptar, si në Contessa edhe ne Serradamo. Në vitin 1516 iu jepen nga Konte Cardona Salluzio e Peralta, ftohen  shqiptarët në këto toka për të punuar si edhe iu jepen me qera për nëntë vjet.

Marrveshja e 2 dhjetor 1520

Para se të skadonte afati i qirave, popullsia arbëreshe bëri marrveshje me Conte Alfonso , pronarin e tokave, e cila  u acreditua ne 2 dhjetor të viti 1520, në prani të  noterit Florena da Chiusa midis, Don Alfonso Cardona-Peralta dhe shqiptarëve Palumbo d’ Erme, Paolo Zamadà, Luca Carnesi, Teodoro Scirò, Francesco Chisesi,  Paolo Cavalcante, e Giovani Zimbandà.  Midis të tjerave në këtë marrveshje thuhet që të fabrikoni edhe banesa vendqendrimi. Foto në vijim, punime të nxënësve, me tematikë “Rrëfejmë hstorinë të Kundisës .

Pronat e reja në tokat e Cardonës  morën emrat e arbëreshëve

 

Dy Feudot Cardona dhe Serradamo u ndanë midis banorëve arbëresh, të cilët  shpejt i kultivuan me pemë,vreshta dhe ullishte.

Pronat e feudit-Cardona morën menjëherë emrat e shqiptarëve si; Muricchi, Rehjezet, Brinjani, Pinzarruni, Fushëza, Pulakjidhia, Guri i Speziit, Chiarelli, Musgat, Brinjat, Giarrusi, Spanoi, Proi, Giachini.

Feudi i Serradamo, edhe sot mbajnë emrat që u vendosën arbereshët si; Honi, Giëmbra, Digardhet, Shën Mëria e Dhijtries-Tokia.

Po ashtu morën emra shqip;

 

 

Akti i noterit Florena di Chiusa i 14 dhjetorit 1517

 

Në aktin e Akti i noterit Florena di Chiusa i 14 dhjetorit 1517 do të gjejmë Mbiemrat e kryefamiljarëve shqiptarë, të cilët, në emër të të gjithë komunitetit të fshatit Contessa, nënshkruajtën aktin e qirasë për fedomat Serradamo dhe Contesse;

Palumbo d’Ermi, Giorgio Carnesi , Luca Carnesi, Giovanni Busicchi, Anastasio SCHIRO ‘, Nicola ZAMANDA’, Giovanni Busicchi, Giacomo MUSACCHI, Giovanni Caglexera, Antonio Stillichi, Nicolò Musacchi, Antonio Carnesi, Lorenzo Casesi, Giorgio Carnesi minor, Giovanni Musari, LIVANO LAROLO. ( Me shkronja të mëdha janë mbiemrat e disa familjeve që ende banojnë në Contessa sot. Disa nga emrat e tyre i gjejmë edhe sot në toponime  urbane ( udha Zamandà).  Udha Musacchia. Foto nga albumi i klasave elementare të shkollës së Kundisës\  fëmijët arbëreshe nën drejtimin e mësuesve Tommasa Guarino  viti 1987-88 shkruan në gjuhën shqipe mbi historinë e Kundisës( Contessa Entellina)

 

 

 

Statistikat më të hershme

Casale di Contessa\  Ferma  Kundisa. Gjurmë të hershme

 

Ferma Kundisë, kishte të njëjtën pozicion si ajo e Chiusit; në pjesën e poshtëme ishte e banuar nga  Terrazzani, ndërsa pjesa e sipërme quhej kështjella Baronale.

Shtëpia më e lashtë në Kundisa

Nga shtëpitë më të lashta, në fshatin Kundisë të ndërtuara me materiale dheu, gjendet vetëm një, e cila ndodhet në kopshtin e e quajtur  Dottor  Scirò, si edhe një tjetër shtëpi, në rrugën Rabito, pronë e familjes, Giardina Antonino dhe të  Lala Luka  Pasqualotto.

Emrat e rrugëve

 

 

Vazhdon …

2 komente në “Udhëtim ndër arbëreshët e Siçilisë, Palermo- Contessa Entellina\Kundisa”

  1. k says:

    Se Mos pretendoni tokat me vendim të gjykates se rrogoxhinës, si shqiptare.

  2. demokrati says:

    Pune e bukur, nga familja Cuccia ka dale edhe Me i famshmi Guvernator i Bankes se Italis ne vitet 1990/2000.Mos e prishni bukurin e fjales IKTIN me iken, shqip eshte dhe me bukur dhe me paster nuk ka si thuhet.Ajo toke. Ka patur nje vazhdimesi te cuditshme per shiptaret, emra si Mesina apo Etna .Disa historiane italiane i gjejne fillimet e sicaneve ne brigjet perball Pulias.Kode te sjelles, organizimit ishin te njejta, pra ka nje vijmesi,Shqiperia duhet te ndjeke shembullin e Izraeli dhe Shqiptaret/Arbereshet e Italise duhet te kene Deputetin e tyre ne Kuvend, ministri i diaspores duhet te jete nje personaliet arberesh po ashtu nje XV minister i Jashtem, ku ka kart me te forte se kjo ne Europe.Drejtori i Biblotekes Kombetare meriton te jete nje nga profesoret arberesh dhe jo nje si misha qe sulmon nga pozicioni i tij Iluministin,Rilindesin dhe eruditin Jeronim De Rada dhe Studimet e tij mbi Pellazgjine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje