Nga Alba Malltezi
Ata që deri dje nxisnin, frymëzonin, vlerësonin anën më të shëmtuar e agresive të një prej partive më të mëdha në vend, sot dëshirojnë e urojnë fundin. Eshtë kaq e trishtuar që në vendin tonë të vogël, të torturuar nga e keqja dhe izolimi, të ekzistojnë njerëz që t’i vendosin me forcë në piedestal antivlerat duke ua paraqitur masave të painformuara si të vërteta dhe alternativa, por ja që ndodh: Nata ekziston krah ditës, e keqja, krah të mirës, e paditura në krah të diturisë, hilet në krah të së vërtetës e kështu me radhë.
Që në qershor hodha pak radhë në “Periferinë” time ku parashikoja që djemtë dhe vajzat më të mira brenda PD-së do të bëjnë ndryshimin dhe do të gjejnë forcën, e që atëherë, ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, po shohim se zërat po shtohen, po forcohen, duke kërkuar një Parti Demokratike të denjë për ligjshmëri, shtetformim, barazi, e projekt për të ardhmen.
Kush dëshiron shkrirjen e Partisë më ta madhe sot në opozitë, jo vetëm gabon siç gabonte me nxitjen e dhunës, inkurajimin e braktisjes së zgjedhjeve dhe institucioneve, por vazhdon të dëmtojë duke hequr vemendjen nga fokusi i rimëkëmbjes së domosdoshme. E qëllimshme apo jo? Eshtë e pamundur të mos perceptohet energjia e jashtëzakonshme që grumbullohet në PD, është ajo energji që buron nga shtëpitë tona, që ekziston, që mund të transformohet, përmirësohet, e që nuk mund të zhduket dot.
Gabimi më i pafalshëm i lidershipit të vjetër të Partisë Demokratike, veç korrupsionit, krimeve shtetërore (që shpresojmë që një ditë të hetohen, gjykohen siç i takon një vendi vërtetë të lirë dhe demokratik), është infektimi I ndjekësve të tyre me më të pafalshmen sëmundje: Mungesa e tolerancës ndaj mendimit ndryshe, njerëzve ndryshe. Kjo reflektohet dhe në egersinë e reagimeve të militantëve ndaj eksponentëve të vetë Partisë Demokratike që kanë dalë hapur për ndryshim dhe përmirësim.
Sot, në vend që të dëgjohen me vëmendje këto zëra, të dallohen më të mirët, më të vlefshmit e më të sinqertët mes tyre, ka të tjerë zëra që bërtasin akoma më fort, duke krijuar një zhurmë marramendëse e negative, të dëmshme për një parti që duhet urgjentisht të reflektojë.
Albana, ta respektoj mendimin, por me kujton propaganden e partise punes. Ti duhet te jeshe objektive per ato qe thua, por une deri tani nuk kam pare djem dhe vajza dhe ti degjoj ashtu si thua ti ne pd. Ja merr djalin e Sali Lushos dhe te tille kam pare; Kam pare Saliun dhe gjithe garden e tij deri me sot. Dhe ata zera qe vijne ndryshe, e pane qe po rreshqet Saliu pa kthim se deri dje s’flisnin por pergjonin dhe ngazelloheshin kur e shikonin, pastaj kur u largohej nga syte, prape veshtronin nga vrimat se çfare do ngjaj. Pd shkaterroi Shqiperine, e vodhi, ropi, tradhetoi dhe e vrau shqiptarizmen, jo te gjithe ata shqiptare qe i shkuan prapa. Kjo filloi ne 1990 e deri sot me ate grup kriminelesh te pa ndeshkuar. Ne bote sa parti politike jane zhdukur?! E, pra, kjo meriton te zhduket se vete emri saj ndiell vdekje jo jete. Le te mblidhen ata qe thua ti dhe ta udheheqin te djathten shqiptare edhe une dakort jam, por jo keta qe na kriminalizuan. Perse duhen per te vazhduar edhe 30 vjet te tjera keshtu?! Shpresoj ta shikosh progresin dhe zhvillimin ashtu si natyra vepron dhe jo njerezit e pd-se apo dhe te tjere se s’eshte vetem ajo. Pluralizem ka, njerez ka, le ta udheheqin ate vend me nje parti te re tani qe mesuan se ç’eshte pluralizmi dhe dmokracia, shteti ligjor dhe anarshia. Te faleminderit po me mirekuptove. Ta thashe kete te fundit se shume shkrime te tuat i kam pare me sy drejte..
Mission Impossible. PD-ja është e kalbur nga brenda dhe shumë shpejt do rrëzohet si një plep pa rrënjë. Me eliminimin (shpresoj edhe fizik. D.m.th. të vdesë sa më shpejt) e patericës Sali Berisha, do të fillojë lufta e klaneve që ka vite që kanë akumuluar energji negative për të ngrënë kokën e kundërshtarit. Do të shohim se kush do qeshë i fundit.
Kur themi PARTIA nenkuptojme LENIN
Kur themi LENIN nenkuptojme PARTIA.
Njeri konstruktiv. Bravo!