Nuk kanë ç'ti bëjnë Sali Berishës dhe po i bien “samarit”!

28 Gusht 2021, 20:40Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Ka një kinse hallakatje në ambjentin opozitar, në lidhje me thelbin e debatit publik, që po zhvillohet tani në prag të fillimit të sezonit të ri politik. Në vend që të fokusohen tek ultimatumi i SHBA, për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, meren me gjithçka tjetër. A thua se kjo qasje do ti ndihmojë të shpëtojnë, nga vendimi i vetëm që duhet të marin, para hapjes së Kuvendit të ri.

A e keni parë sesi bëjnë sikur nuk e kanë mendjen tek Sali Berisha? Dikush bën sikur e mer seriozisht Lulzim Bashën dhe bën kinse si i preokupuar, se përse vallë, të gjithë duan largimin e tij nga PD?! Të tjerë, bëjnë sikur hapin debatin, nëse PD e ka përmbyllur apo jo misionin e saj si parti? Dikush shtron pyetjen nëse ky është ai momenti që PD të shkrihet? Të tjerë akoma krijojnë një puhizës në gotën e tyre, duke pyetur vetë e duke u përgjigjur po vetë, nëse PD duhet rithemeluar tani apo pak më vonë?!

As këta dhe as të tjerë që po vijojnë për inerci protagonizmin mediatik, pasi u futën në garën për kreun e PD pas zgjedhjeve të 25 prillit, nuk ia bën goja që të artikulojnë thelbin e çështjes e ta thonë me zë të lartë publikisht: Sali Berisha, ik! Koha jote, mbaroi. Nëse je “lider historik”, dil në pension politik. Jo për gjë, por vetë ka deklaruar në vitin 2013 pas humbjes së zgjedhjeve, se do të largohej.

Meqenëse për 8 vjet nuk e bëri këtë vetë, tani është detyrimi i demokratëve që ta çojnë në shtëpi. Tani. Para seancës së parë të Parlamenti të ri në shtator. Kaq. Në këtë mënyrë, edhe Sali Berisha “e mban” premtimin për tu larguar nga skena, edhe SHBA-së i përmbushet vendimi i shpalljes së tij dhe familjarëve të vet “non grata”.

Asnjë nuk e bën këtë, sepse nuk kanë këllqe që tia thonë Sali Berishës në sy, të vërtetën e thjeshtë. As Lulzim Basha nuk ka. Lidershipi i “Opozitës së Bashkuar”, jo e jo. Por as strukturat drejtuese të PD. As Grupi Parlamentar i saj. As propoganda opozitare. As mediat “e pavarura” pranë tyre dhe as analistët. Ana komike e kësaj historie, është tek i sheh të gjithë duke sajuar nga një “samar” që të duken se po i bien, meqenëse “gomarit” nuk kanë se çfarë të bëjnë.

Ikja e Sali Berishës nga skena, nuk është dëshirë e mazhorancës, as e kritikëve, kundërshtarëve apo armiqve të tij politikë. Jo. Ikja e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, nuk është thjeshtë një kapriço e SHBA, se ashtu i është shkrepur në kokë dikujt në Washington. Aspak. Largimi i tij, është një mision historik, për ti dhënë fund tranzicionit tonë 30 vjeçar. Largimi i “gomarit”, është mundësia e vetme që i hap rrugën “kalit” të demokratëve që është bllokuar prapa tij, për të vrapuar drejt rikthimit në pushtet.

Largimi i Sali Berishës nga skena politike, bëhet sepse siç thuhet në vendimin e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ai “ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitimet e tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes…”.

“Retorika e (Sali Berishës) tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e tij politikë në dëm të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe përgjegjësisë për të dhënë llogari. Me këtë përcaktim,- vijon z. Blinken- unë rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeverisëse dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”.

Këto akuza kanë vetëm 100 ditë që janë bërë publike, por të gjithë ata që e drejtojnë gishtin kudo gjetkë por vetëm tek Sali Berisha jo, bëjnë sikur i kanë harruar tashmë. Ndaj nuk e thonë dot publikisht, të vërtetën e thjeshtë, që e ndihmon aq shumë opozitën sot, se: Largimi i Sali Berishës, është një akt politik që i hap rrugën mbrojtjes së tij individuale, jashtë bunkerit të PD dhe flamurit të opozitës shqiptare.

Pas kësaj është e thjeshtë për demokratët, që të marin vendime, sipas dëshirës e normave të funksionimit të tyre të brendshëm partiak. Nëse do të duan ta mbajnë Lulzim Bashën, le ta gëzojnë. Nëse duan që ta heqin, le ta bëjnë, përmes proceseve demokratike në liri të plotë të zgjedhjes së tyre. Nëse do të duan që ta shkrijnë PD, le ta shkrijnë. Nëse duan që ta rithemelojnë, le ta bëjnë.

Por një gjë është e sigurtë sot në PD: Asnjë prej këtyre skenareve nuk ndodh, nëse nuk largohet më parë, ai që po i mban peng të gjithë aty brenda!

7 komente në “Nuk kanë ç’ti bëjnë Sali Berishës dhe po i bien “samarit”!”

  1. Sali kurva, ti ke shumë dosje per shumë shokët tuaj dhe jam i sigurtë që ti nuk do ti nxjerrësh kurrë në publik, sepse ti ke frikë dhe nuk e din se çfarë dosjesh kanë të tjerët per ty....!! says:

    Shkerdhata Sali i Shiqere byth tupanes, ti do largohesh nga PD-ja më keq se një i person njëherë e një kohë, që ti spihun i Kadriut dhe sek.org.bazë të partisëe ke perjashtuar nga PPSH-ja. Pra me kokë të futur në bythë. Jo që ti apo partia jote private e deshiron ketë fund qelbësirash, ku megjithse do perpiqesh që të gjesh arsye nga më të ndryshmet, populli Shqiptar e din që arsya e vetme që ti do largohesh si një qen i rrahur dhe i zgjebosur, është shkopi i bejsbollit që Amerika po ta jep bythve ty dhe familjes tënde. Pra, konkluzioni që nxjerr populli Shqiptar sot, është që ti nuk ishe, nuk je dhe nuk do jesh kurrë dikush i vlefshem për kombin Shqiptar. Ti ishe, je dhe do të mbetësh shkerdhata, spihuni, Udb-ashi, hajduti dhe tradhetari i kombit Shqiptar. Megjithse je një mut serb dhe shumë i pabesë, sot nuk po ta shajë rracen, sepse siç thotë një proverb Evropjan, ” veç i ligu qellon mbi një të plagosur për vdekje, që gjindet në një ambulancë”.

  2. Realisti says:

    PD e destinuar per skrap

    1. God-less Commies says:

      PD , celula rivale brenda PPSH, lol
      =
      …….ISIS+Taliban=PPSH

  3. xhemal says:

    Haaa..nje zedhenes i ps i shqetesuar psé pd nuk po’ viene ne pushteti?pika zedhenesit

  4. Tetovari2 says:

    Dikush kishte thënë,nuk e di kush,se malokun nga kali e zbret vetëm me plumb!!!!

  5. Vranakonti says:

    E tha shume mire Edi Rama,se, PD-ke vjen ne parlamentin e ri me nje dhemballe te prishur qe PD-ke nuk e shkulin dot.Vertet Sali Berisha eshte nje dhemball e krimbur qe duhet te shkullet.Kjo dhemballe do infektoi gjithe Partine.

  6. Bostoniani says:

    O Tetovari2 Namik Hoti e ka thene se maloku i zbret kait me plumb. Dhe ka pas shume te drejte. Koha e vertetoi kete me se miri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje