Shqipëri-Poloni, kuqezinjtë kërkojnë sot fitoren përballë Lewandowski-t

2 Shtator 2021, 13:30Sport TEMA

Në orën 20:45, në Varshavë do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e botërorit 2022. Sfida konsiderohet vendimtare sa i përket garës për vendin e dytë në grupin I.

Ekipi i drejtuar nga Edi Reja pritet të mos ndryshojë shumë në formacion, duke ruajtur skemën 3-5-2.

Gjatë konferencave për mediat, lojtarët dhe trajneri i kombëtares janë shprehur të vendosur për të dhënë maksimumin kundër Polonisë së Levandovskit, duke theksuar se nuk ndihen inferior përballë asnjë kundërshtari në grup.

Në fushë futemi gjithmonë për të bërë të të mirën, kemi respekt për cdo kundërshtar, por aspak frikë“, tha Reja.

Ndërsa kapiteni Etrit Berisha tregon edhe recetën për sukses. “Duhet të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarëve por Polonia mbetet një ekip shumë i fortë“, tha kapiteni.

Shqipëria pas tre ndeshjeve të para në grupin I kualifikues ka grumbulluar 6 pikë ndërsa Polonia ka vetëm 4 pikë e Anglia kryeson.

Sfida e sotme ndaj Polonisë është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë ndërsa dy ndeshjet e tjera të grupit që luhen po sot janë Hungari-Angli e Andorra- San Marino

2 komente në “Shqipëri-Poloni, kuqezinjtë kërkojnë sot fitoren përballë Lewandowski-t”

  1. sportedashesi says:

    Ha ha ha ç’fare humori bajat!

  2. Lemi says:

    Nuk fiton Polonia po’ levandosi 2 me o

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje