Shqipëria pësoi një disfatë të thellë 4-1 përballë Polonisë mbrëmjen e djeshme, në një sfidë ku mbrojtja la për të dëshiruar. Djemtë kuqezi nuk ishin në formën e tyre më të mire duke pësuar gola të shmangshëm apo dhe nga gabimet të përsëritura.
Një ndër lojtarët që u shigjetua pas ndeshjes ishte dhe mbrojtësi Ardian Ismajli. Ky i fundit sapo ka mbyllur një transferim tek Empoli duke u bërë shok skuadre me Nedim Bajramin, por ndeshja e djeshme nuk ishte ndër më të mirat për të.
Babai i Ardianit, Ilmi Ismajli ka denoncuar me anë të një postimi në ‘’Facebook’’ mesazhet fyese ndaj tij dhe familjes së mbrojtësit të Kombëtares pikërisht pas ndeshjes me Poloninë. Ilmi Ismajli shkruan se qëkur djali i tij vendosi të zgjedhë Shqipërinë, mesazhet fyese nuk pushojnë në drejtim të tij, madje shkruan se këto nuk e pengojnë aspak Ardianin, vetëm i japin më shumë force.
Postimi i Ilmi Ismajlit
Te dashur vëllezër, Ne si familje dhe në veçanti Ardiani prej momentit që kemi zgjedhur Kombëtaren Shqiptare kemi kaluar periudha të vështira nga kërcënimet, fyerjet dhe etiketime më të ulëta që i bëhen një lojtari dhe familjes së tij dhe ende vazhdojnë.
Unë besoj që kjo është e porositur edhe nga njerëz të fuqishëm. Ne nuk kemi zgjedhë të luajmë për një shtet armik, por për nënën Shqipëri e cila është e të gjithëve ashtu siç është edhe Kosova dhe të gjitha trojet Shqiptare. Këto veprime prej më të ulëtëve neve vetëm sa na forcojnë, për Ardianin është edhe një motiv shtesë që të punoj e të arrijë majat e futbollit botëror.
Ju falënderoj të gjithëve që keni qenë pranë nesh dhe na keni përkrahur që të jemi më të fortë. Fotoja e fundit nuk ka koment. Perpara Ardian, përpara djem shqiptar! Suksesi do të arrijë shumë shpejt vetëm të bashkuar.
Mos ja fut kot kur thua :porositur nga njerëz të fuqishëm.
Ata që ju ofendojnë janë FUNDËRRIMAT E ALB. ,ANALFABETË, DRITË SHKURTER.
Shumica 99% e shqiptarëve ju FALENDERON.
As mos te ta ndieje iç zoti Ilmi,qelbesirat ngelen gjithmone qelbesira,dhe nuk ngurojne ta tregojne ne c’do rast qe ju jepet mundesia qe jane te tille.Ata qe ju kercenojne,veç bolet kan per tu rrujt.
Jane analfabetet e Kosoves,vetvendosesit ,jo shqiptaret e Shqiperise,ata qe fyejne Ardianin.
E fyejne si tradhetar qe zgjodhi Shqiperine ,para vetvendosjes.
Per keta budallenj te pashkolle,lojtari me i madh i futbollit shqiptar eshte Albin Kurti.