Humbja turpëruese ndaj Polonisë, Reja: Nuk jemi të mbaruar

3 Shtator 2021, 10:18Sport TEMA

Trajneri Edi Reja nuk e bën dramë humbjen në Poloni, pasi pranon se skuadra ka bërë një ndeshje të mirë, përveç disa gabimeve individuale, por drejton gishtin edhe nga arbitrat italianë, duke sjellë në vëmendje disa episode.

Një humbje që duket e rëndë nëse e sheh nga rezultati. Sa i përket lojës, sa i kënaqur jeni?

Për pjesën më të madhe të lojës ne e mbajtëm topin mjaft mirë, por me tre kartonë të verdhë pas 8 minutash, ishim të masakruar. Ishin disa episode që nuk i patëm në favor dhe madje u ndëshkuam. Kemi një penallti që ha diskutim, që nuk u akordua në favorin tonë, ndërsa kundërshtarët u falën disa herë nga kartoni. Nuk dua t’i mohoj asgjë Polonisë, ashtu si e pranoj që gabuam në goditjet standarde, por edhe arbitrimi çaloi sot.

Mos ndoshta është më mirë të luajmë mbrapa, pasi kur sulmojmë, pësojmë gol lehtësisht?

Bëhet fjalë për ekuilibër dhe ne kujdesemi që ta ruajmë atë në fushë, duke sulmuar, por pa harruar mbrojtjen. Sot bëmë disa gabime, pasi shpesh tregohemi naivë, duke mbajtur topin gjatë, apo duke e humbur atë në zona të rrezikshme. Ndonjëherë është më mirë të bëjmë të thjeshtën dhe të nxjerrim topin jashtë, për të mos rrezikuar, ashtu siç ndodhi në golin e tretë. Nuk jemi të mbaruar, pasi një humbje në Poloni edhe qëndron, por sot ndikuan edhe vendimet e arbitrave, pasi mendoj se na u mohua një penallti, pati një rast të diskutueshëm me Cikalleshin në pjesën e parë, por edhe një faull në rastin e golit të tretë të tyre. Gjithsesi nuk jemi të mbaruar.

Ju shqetësojnë mungesat e shumta për ndeshjen e kthimit?

Manaj, Hysaj dhe Bare do të mungojnë, ndërsa Abrashi dhe Gjasula nuk rrezikonin, ndaj do të jenë në fushë.

 

 

5 komente në “Humbja turpëruese ndaj Polonisë, Reja: Nuk jemi të mbaruar”

  1. arbert says:

    eshte per te vene duart ne koke me eksperimentet qe ben Reja.Qesharake te luash me 3 qendermbrojtesa dhe te hash 4 gola ne qender .Mesfusha jone eshte per toke ,lojtare pa piken e idese se cfare duhet te bejne me topin.Vrapojne shume dhe lodhen ,nuk dine te hapin lojen.E pabesushme qe me 4 raste te hame 4 gola.Futbolli nuk eshte atletike ,kush vrapon me shpejte por kush fut topin ne rrjete.Ska problem,me hungarine prape do humbim po do bejme namin me andoren dhe cdo gje mire.

  2. Suksese te metejshme says:

    Po bre Reja Arkivolit i mungon kapaku…

  3. Olsi says:

    Po cfare flet ky, nje levandoski i beri sallat gjithe mbrojtjen tone, dhe vraponin 2 fishin e lojtareve tane, polonia fitoi fizikishte, dhe keta tanet skishin fuqi ti kapnin.

  4. mbylleni se qelbet dynjane! says:

    Per mua merrni dhe vendosni trajner Sali Berishen, ai nje moshe ka me kete Ré, pa pune do jete tani se ne parlament s’do ta pranojne; mbajeni deri sa ta therrase SPAK, pastaj merrni Gramozin apo ndonje tjeter…

  5. Eagles says:

    Shikoni bastet federata shkateroi skenderbeun tani kombetaren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje