Kishte refuzuar vaksinën, ja pse Granit Xhaka u infektua me Koronavirus

2 Shtator 2021, 20:50Sport TEMA

Granit Xhaka nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për të bërë vaksinën kundër Covid-19, kështu që nuk i shpëtoi infektimit me  Koronavirus. Konfirmimi erdhi nga Federata Zvicërane e Futbollit, pas daljes së rezultateve të testeve të zhvilluara në prag sfidës me Greqinë, e fituar 2-1 nga Zvicra.

Mesfushori i Arsenalit, i cili nënshkroi marrëveshjen e re trevjeçare me pagë 100 000 stërlina në javë për të qëndruar në klubin londinez, tashmë është izoluar dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të japë kontribut për përfaqësuesen helvete për përballjen me Italinë dhe Irlandën e Veriut më 5 dhe 8 shtator.

Xhaka fillimisht u testua negativ, por një test pasues PCR konfirmoi pozitivitetin e tij. Ky rezultat ngriti pikëpyetjen nëse mesfushori 28-vjeçar ishte vaksinuar më parë. Kreu i zyrës së komunikimit në Federatën e Zvicrës, Adrian Arnold, sipas “Blick”, konfirmoi se lojtari e kishte refuzuar vaksinimin.

“Granit Xhaka nuk ishte vaksinuar. Ne ia lamë këtë vendim secilit lojtar, pra ishte vendim personal, si për çdo person tjetër në Zvicër. Ne kemi lëshuar një rekomandim që të gjithë të vaksinohen, por ai vendosi të mos e bënte vaksinën. Eshtë e drejta e tij të mos vaksinohet.”

Arnold shtoi më tej se të gjithë lojtarët e tjerë në ekip janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, kështu që janë të sigurt, të paktën nga pikëpamja mjekësore.

5 komente në “Kishte refuzuar vaksinën, ja pse Granit Xhaka u infektua me Koronavirus”

  1. Gjeli says:

    hahahahaha e paskan zbuluar te pazbulueshmin hahahaha

  2. Illyrian says:

    Lajm idiot. Është infektuar me Covid-19 sepse nuk ka bërë vaksinën.
    Po ata që e kanë bërë vaksinën dhe përsëri janë infektuar?

  3. Shkemb Graniti says:

    Nga kembet eshte granit Graniti, por nga koka, aha, i paska ik petlla.
    Kujtonte se granitet nuk i kap virusi?! Hahahahaaaa!
    Hajd, te shkuara. Dhe, shiko, pas kesaj bej jo dy, por tre vaksina. Se virusi te kap prap. Nuk pyet per shkemb granitet ai.

    1. anticensurë says:

      nuk është ndonjë problem i madh,zgjidhej e tij!!
      problem është fakti që shumë shqiptarë të kosovës dhe maqedonisë kanë vendosur të mos vaksinohen!!
      po të shikosh intervistat e Al Fredo cakos në you tube,do të shohësh se shumica e mbështetësve të tij janë nga këto anë!!
      pra ata do të kenë fatin e madh të mbajnë të gjallë njerzimin pasi të vdesm ne të vaksinuar nga “big farma”!!
      është fat i madh që kemi njerëz të tillë sepse do të lëmë një përqindje shumë më të lartë gjallë të rracës tonë!!
      okt nuk i thonë “që mënçuria nuk ka brirë”!!

  4. luli says:

    O i trash Albin Kurti te ka thene mos e bej apo baldosa Vjosa Osmani….. te trash…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje