Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në faqen e saj zyrtare raportin e ndeshjes së djeshme ku përfaqësuesja shqiptare u mposht me rezultatin e thellë 4-1.
Një rezultat mjaft zhgënjyes, kjo për shkak se ekipi kuqezi që drejtohet nga tekniku Italian Edi Reja çaloi në të treja repartet.
Paraqitja u kritikua nga sportdashësit dhe specialistët e futbollit, por në FSHF mendojnë ndryshe.
Në raportin e saj FSHF-ja shkruan se ekipi bëri një perfomancë të mirë, por ishte e pafat.
“Kombëtarja, lojë e mirë, por e pafat ndaj Polonisë”, është titulli i lajmit i FSHF-së që tentojnë të manipulojnë opinionin sportiv.
Por, vetëm sa kanë dal akoma dhe më shumë qesharak sepse vet faqja e tyre zyrtare është mbushur me komente negative për lojën, trajnerin, dhe kreun e FSHF-së Armand Dukën.
Madje për këta dy të fundit ka pasur shumë kritika ku tifozët kërkojnë largimin e të dyve nga postet që mbajnë. (TemA)
Cdo humbje per keta ushtaret e mafiozit Duka eshte pasoje e mungeses se fatit.