Tragjedia: Mori një seri goditjesh në ring, humb jetën boksierja 18-vjeçare

3 Shtator 2021, 22:25Sport TEMA

Boksierja meksikane, Jeanette Zacarias Zapata, u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare pesë ditë pasi mbeti pa ndjenja në ring gjatë një dueli në nivel profesional. Zapata u mposht me “knock out”, në raundin e katërt, nga Marie Pier Houle, të shtunën në mbrëmje, në “GVM Gala International”, në Montreal.

Ajo pësoi një seri goditjesh në njërin kënd të ringut, derisa mori një grusht të fortë në fund të raundit të katërt, që i la pasoja të rënda.

Fillimisht Jeanette Zacarias Zapata humbi ekuilibrin, më pas u mbërthye nga konvulsionet, ndërsa trajneri i saj, Jovanni Martinez, e shtriu atë në ring dhe kërkoi ndihëm e mjekëve. Ekipi mjekësor iu gjend pranë shumë shpejt, duke e transportuar në spital me ambulancë.

Promoteri i “Fight Yvon Michel” informoi të dielën se Zapata kishte rënë në koma, ndërsa autoritetet shëndetësore konfirmuan vdekjen e saj të enjten.

“Me pikëllim dhe vuajtje të madhe mësuam, nga një përfaqësues i familjes së saj, që Jeanette Zacarias Zapata vdiq këtë pasdite, në orën 3:45”.

3 komente në “Tragjedia: Mori një seri goditjesh në ring, humb jetën boksierja 18-vjeçare”

  1. Taulant says:

    Boksi nuk eshte sport, eshte dhune. Duhet te zhduket si gare sportive sa me shpejt.

    1. Realisti says:

      Isha gati te beja te njejtin koment. Turp per shoqerine e sotshme te vazhdoje me kete lloj aktiviteti. Vetëm sport nuk quhet!!

  2. nord.al says:

    Nder te pakta gjera te mira qe ka bere Enver Hoxha ishte heqja e boksit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje