Serbia përgatitet për prodhimin e vaksinës kineze Sinopharm, 6 mln doza brenda vitit

4 Shtator 2021, 13:29Rajoni TEMA

Lënda e parë për prodhimin e vaksinës kineze Sinopharm në Serbi, mbërriti mbrëmë në Beograd, ku u prit në aeroport nga ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar dhe ambasadorja kineze Cen Bo.

Ata deklaruan se, së bashku me lëndën e parë kanë mbërritur edhe ekspertë dhe specialistë nga Kina,  të cilët do të ndjekin të gjithë procesin e provës dhe fillimin e prodhimit, të planifikuar për në tetor.

Plani është që të prodhohen rreth gjashtë milionë doza deri në fund të vitit, që kanë për qëllim nevojat shëndetësore të popullatës serbe dhe ndoshta edhe të vendeve të rajonit. Puna për ndërtimin e fabrikës ku do të prodhohet vaksina kineze është planifikuar të fillojë më 9 shtator.

Marrëveshja e lidhur midis Serbisë, Kinës dhe përfaqësuesve të Emirateve të Bashkuara Arabe u nënshkrua më 12 korrik.

Ambasadorja Cen Bo theksoi se Serbia do të jetë vendi i parë evropian që prodhon vaksinën kineze, pasi ishte i pari në Evropë që administroi vaksinën Sinopharm.

Muajt ​​e fundit, Serbia ka filluar prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V. Të dyja vaksinat administrohen në vendin ballkanik, së bashku me vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer-BioNTech.

2 komente në “Serbia përgatitet për prodhimin e vaksinës kineze Sinopharm, 6 mln doza brenda vitit”

  1. Per korrektesë says:

    Ja pra Serbia.
    Pavarësisht regjimeve antishqipetare në shekuj, duhen thënë gjerat si duhet.
    Nuk është faji i Serbisë, që pas vitin 1991, qeveria e PD ndoqi nje politikë ekonomike shkaterruese, duke e çuar në zero ekonominë shqipëtare, në mënyrë qe ta privatizonin per dy kacidhe, dhe me letra “me vlerë”.
    Pasi e kthyem ekonominë shqipëtare në një grumbull germadhash, nga e cila mezie e mori veten vetëm si pasojë e shpirtit sipermarres te individit, tani keta barbarë kane gojë dhe flasin kunder Ballkanit të Hapur, me pretendimin se Serbia ka ekonomi mete fortë. Ky është një fakt, por Jo argument.
    Nuk është argument, sepse lëvizja e lirë e mallrave nuk ndryshon status quo-n e sotme.
    Në nuk kemi patur dhe nuk kemi politika mbrojtëse te prodhimit vendas shqipëtar.
    Qeveritë tona kane qene vazhdimisht me ministra tregetare, te lidhur me tregetaret, dhe dihet që tregetaret kur bejne ligjin, shkaterrojne prodhimin vendas.
    Pra i hapur apo i mbyllur, Ballkani nuk ndryshon gjë, perveçse kur hapet, i jep me shume liri prodhuesit vendas shqipëtar, qe te mos pengohet nga çakenjtë e kufirit.
    Serbia edhe sot dominon me prodhim, sepse nuk e shkatërron ekonominë. Mallrat serbe perseri hyjne ne Kosovë dhe Shqiperi, por te lirohet lëvizja, çakenjtë nuk do kenë me mundesi të vjedhin prodhuesit duke u bërë shantazh ne kufi.
    Pra e kuptoni ku eshte problemi. Filloi me 1991, dhe vazhdon edhe sot me çakenjtë dhe sorrat qe duan te vjedhin prodhuesit, qofte ata shqipetare, serbë apo maqedonas.
    Nuk fola per Bosnjen, sepse ata Jane edhe me te ndyre. Kush ka kaluar me makinë nga Mali i Zi ne Bosnje, Kroaci, dhe Slloveni, e di se si jane boshnjakët.

  2. RAIFI says:

    Shpëtim për Shqipërin kur vëllai i madh prodhon vaksina vëllai i vogël shpëton nga virusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje