Një i moshuar britanik ka arritur të mbijetojë për tre ditë në xhungël falë ushqimeve që gjente aty.
Leonard Barry Weller, ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij kur humbi rrugën në xhunglën pranë Kohon Kaen në Tajlandë. Temperaturat e larta e detyruan burrin të ngjitej në pemë për të parë nëse mund të gjente rrugën, por papritmas u godit nga një stuhi shiu dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kalonte natën në pyll.
Gruaja e shqetësuar Tawee Leonard, 49 vjeç, thirri policinë dhe një grup kërkimi u dërgua të enjten dhe të premten.
Një gjuetar lokal më në fund e gjeti Leonardin të premten pasdite. Ai u pa të dilte nga xhungla i parruar. Këmisha e tij ishte e hapur dhe ai kishte humbur këpucët.
Leonard, i cili shpërtheu në lot teksa përqafoi gruan e tij, i emocionuar tha: “Unë jam mrekullisht i lumtur, kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur në jetën time”.
“Këmbët e mia janë të lënduara, përndryshe unë jam i lumtur. Unë thjesht admiroj punën që po bëjnë këta njerëz, kjo më bën të qaj”.
Leonard, i cili ka jetuar në Tajlandë për rreth 15 vjet, tha se parkoi motorin e tij për të ecur në një kodër, por më pas harroi drejtimin e kthimit “kështu që vazhdoi të ecë përpara”.
Kur vendasit gjetën Leonardin, ai ishte shtrirë në tokë në një shtrat me gjethe pa këpucë, shkruajnë mediat.