Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim këtë fundjavë është ngjitur në malin më të lartë, Korabin.
Teksa poston foto në Instagram nga ngjitja në malin e Korabit, Kim ka dhënë edhe një mesazh.
“Nuk e di nëse është sepse rrënjët e familjes sime janë në male, por unë gjithmonë gjej forcë dhe frymëzim sa herë që jam në malësitë shqiptare. Unë mendoj se malësorët janë të njëjtë pavarësisht vendit. Ndërsa verës po i vjen fundi, unë jam duke reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë e ardhshme.
Vendosa të përgatitem për sezonin e ri duke u ngjitur në majën e majës më të lartë të Shqipërisë, malin Korabi. 2,764 metra e lartë! Unë nuk isha më i shpejti ose më i forti, dhe u desh më shumë se sa kishim planifikuar, por ne qëndruam dhe arritëm në majë.
Më kujtoi rëndësinë e mbajtjes së fokusit në qëllimin tuaj, të qenit i rrethuar nga miq që ju inkurajojnë dhe qëndrojnë me ju deri në fund, dhe kurrë mos hiqni dorë. Njëra këmbë para tjetrës, hap pas hapi, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë së bashku,” shkruan Kim në postimin e saj.
Shqiptaret ju adhurojne!
Je fantastike!
Ne male ndihesh ndryshe, ata krijojne ndjesine e madheshtise. Te jep mundesi ta shikosh terrenin nen tjeter kend, tjeter ajer dhe temperature, tjeter bimesi etj.
Thua ??? Shkon Like hajduti neper male , ngado ku jane , por s’shikoj te jete dakord me keto cfare shkruan , nuk i krijojne atij ndjesine e mdheshtise ………une shikoj qe behet me hajdut , me i pist , me cinik , me i lig , me i felliqur ……kurse Monika qe shkon nga deti , andej nga Jala , e ke parasysh ??….Vjen ne Tirane me te tjera mend , tjeter luk , atje i bejne mire te gjitha , relaxi , seksi , partet e cfrenuara , cdo gje ……kot nuk thone : afer detit , afer mbretit ……ti ke mendimete e tua , asnje problem , te respsktueshme , vec shikoe nje here ceshtjen ……ste gjen gje ….