Meta kujton Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës: Shembulli i saj i dashurisë vjen si mesazh frymëzues

5 Shtator 2021, 12:12Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta  ka përkujtuar ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

 

Me anë të një postimi në “Facebook”, Meta shprehet se Nënë Tereza është krenaria jonë kombëtare Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për të gjithë.

 

“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore, ku çdo qytetar në nevojë gjen ndihmë, përkrahje, zgjidhje të halleve, përfshirje sociale, shanse dhe mundësi të barabarta.

Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj!”, shkruan Meta.

1 komente në “Meta kujton Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës: Shembulli i saj i dashurisë vjen si mesazh frymëzues”

  1. Sı me te besuar ty per thırjet qe ben kur tı per veten tende nuk ke vene ne jete as nje perqınd te porosıve te nene Terezes Jep shembullın personal atehere ınkurajo edhe te tjeret Parulla ka qene beje sı them une dhe hajde ta bejme se bashku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje