Nga Branko Milanoviç
Ballkani është një nga rajonet më të çuditshme në Evropë. Niveli i tij i të ardhurave është shumë më i ulët, se sa niveli mesatar i të ardhurave të Evropës Perëndimore dhe Qendrore. Ky është një fakt i mirënjohur, por ia vlen të analizohet në një qasje tjetër.
PBB -ja mesatare për frymë në Evropën Perëndimore është rreth 40.000 dollarë. Të ardhurat e vendeve të Ballkanit shkojnë nga pak më shumë se 10.000 dollarë, në pak më shumë se 20.000 dollarë (pa përfshirë Greqinë).
Pra hendeku midis Evropës Perëndimore dhe Ballkanit është të paktën 2 me 1, dhe mesatarisht rreth 3 me 1. (Natyrisht, po të krahasojmë vendet më të pasura me ato më të varfra në këtë rajon, hendeku do të ishte shumë më i lartë).
Nëse shihni hartën e Evropës pa ditur shumë nga historia, duhet të habiteni nga hendeqe të tilla:distancat fizike janë të vogla; koha e udhëtimit me avion midis Vjenës dhe Beogradit është rreth 1 orë, por hendeku i të ardhurave midis dy qyteteve është ndoshta rreth 4 me 1.
Kjo është e barabartë me humbjen e 30 për qind të të ardhurave tuaja çdo 15 minuta. Por pse ndodh kështu?Unë do të bija dakord me shpjegimin standard historik, që sheh si “fajtor” kryesor llojin e fuqisë koloniale që e ka dominuar rajonin.
Zonat e kontrolluara dikur nga osmanët për 3-4 shekuj kanë të ardhura më të ulëta, arritje më të ulëta arsimore, nivele më të ulëta të besimit tek institucione, sesa zonat që ishin pjesë e Perandorisë Habsburge.
Për më tepër, ky nuk është një fenomen i ri:hendeqet në variablat të tjera (si shkalla e shkrim-leximit) ishin edhe më të mëdha në të kaluarën, dhe veçanërisht kështu në fillimin e shekullit XIX, kur shumica e vendeve të Ballkanit (si dhe popujt e pakënaqur nën sundimin e Habsburgëve), nisën lëvizjet e tyre drejt pavarësisë.
Kjo është pjesa e parë e shpjegimit standard. Pjesa e dytë ka të bëjë me rritjen më të ngadaltë ekonomike për shkak të komunizmit. Kjo gjë mund të shihet ndoshta më së miri në hendekun e të ardhurave midis Greqisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, një hendek që ishte më i vogël në vitet 1930, sesa në vitin 1989.
Për shembull, sipas të dhënave të Projektit Medison 2017, raporti i PBB-së për frymë midis Greqisë dhe Rumanisë ishte 1.4 vetëm para Luftës së Dytë Botërore. Por ai u rrit në 1.9 deri në vitin 1989. Mendoj se ky është një shpjegim standard, me një detaj të cilin unë e shoh mjaft të paqartë.
Në shumicën e studimeve dhe librave që merren me origjinën koloniale të institucioneve të sotme dhe nivelet e të ardhurave, nuk gati asnjë përmendje të ndikimit kolonial osman, gjë që natyrisht nuk vlen vetëm për Ballkanin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Por unë dua të jap një lloj shpjegimi se përse Ballkani nuk ishte më i zhvilluar, as edhe në kohën e Perandorisë Romake. Duke parë sërish hartën, kjo paraqet një enigmë edhe më të madhe. Ballkani gjendej midis dy pjesëve më të përparuara dhe më të zhvilluara të botës së asaj kohe: Greqisë/Azisë së Vogël dhe Italisë (Romës).
Por pse zhvillimet në Ballkan ishin kaq të ngadalta? Nëse analizohen të dhënat për urbanizimin, Ballkani (përjashtuar Greqinë) nuk ishte shumë i urbanizuar. Shpërndarja e 10 qyteteve më të mëdha rreth vitit 150 ishte si më poshtë:3 në Afrikën e Veriut (Kartagjena, Lepsis Manja dhe Ptolemais), 2 në Egjipt (Aleksandri, Memfis), 2 në Greqi (Athinë dhe Korint), 2 në Itali (Romë dhe Sirakuza), 1 në Levant (Antioki).
Më i vogli prej tyre vlerësohej se kishte 80.000 banorë. Qyteti më i madh ballkanik ishte Iader (Zadari i sotëm në Kroaci) me 30.000 banorë. Sa i përket të ardhurave, dallimet ishin gjithashtu të mëdha. Të dhënat e Medison tregojnë se Ballkani (sërish pa Greqinë) kishte pasur të ardhura për frymë pak më shumë se 400 dollarë, afërsisht në të njëjtin nivel me Galinë.
Por kjo është një surprizë, pasi Ballkani ndodhej midis 2 pjesëve më të pasura të botës Euro-Mesdhetare:Greqisë dhe Azisë së Vogël me më shumë se 500 dollarë për frymë, dhe Italisë me gati 700 dollarë për frymë.
Pritshmëria normale do të ishte që të ardhurat e kësaj zone të ishin një mesatare e ponderuar e të ardhurave italiane dhe atyre greke, dhe për pasojë ndoshta 50 për qind më të larta se sa ishin në fakt (dhe sigurisht më të larta se sa zonat më të largëta si Galia, apo edhe ishujt britanikë).
Historiani britanik i shekullit XIX Eduard Gibon e shtron këtë pyetje në librat e tij, dhe përmend atë që është një hipotezë interesante dhe që i jep ndoshta përgjigje pyetjes sonë: gjeografia.
Gjeografia e Dalmacisë dhe Mozisë (sa për të marrë si shembull krahinat në kohën e perandorit romak Trajan), është e tillë që ka vetëm një brez të ngushtë të bregdetit Mesdhetar përgjatë Adriatikut, e ndjekur gati menjëherë nga male të larta dhe të pakalueshme.
Ato krijojnë një kontrast spektakolar,dhe këtë mund ta konfirmojë cilido që ka udhëtuar ndonjëherë në Gjirin e Kotorrit në Malin e Zi. Por kjo e bën ndërkohë të vështirë komunikimin me zonën e brendshme. Pra nuk është për t’u habitur kur dikush lexon mbi udhëtimet e shumta të poetëve, shkrimtarëve, ushtarëve dhe perandorëve midis Italisë dhe Atikës dhe Egjeut, se udhëtimi bëhej gjithmonë nga rruga detare që kalonte Adriatikun, dhe mundësisht në pikën e tij më të ngushtë, Otranto, midis Puljas së sotme dhe Shqipërisë.
Pra për ta do të kishte qenë shumë më e rrezikshme dhe më gjatë po të ndiqnin rrugën tokësore. Në këtë mënyrë ndodhën dy gjëra:pjesa që komunikonte drejtpërdrejt me botën më të përparuar ishte e kufizuar në zonat bregdetare të Adriatikut ,dhe nuk u zgjerua kurrë në brendësi. Kjo gjë i bëri zonat e brendshme të pazhvilluara, dhe më pak të urbanizuara nga sa mund të pritej ndryshe.
Por pjesa “më e keqe” është se pasi përfundojnë disa nga vargmalet, kur dikush lëviz më tej në Lindje dhe i afrohet Danubit terreni bëhet i sheshtë dhe kësisoj ideal për të gjitha llojet e pushtimeve nga ana e stepave lindore. Kjo gjë ndodhi realisht, dhe numri i njerëzve që ndoqën atë rrugë, sulmuan dhe plaçkitën zonën është i panumërt.
Teksa po zgjerohej në lindje Roma u detyrua të ndërtonte muret e saj kufitarë përgjatë Danubit, dhe kur rajoni u bë më i rëndësishëm në shekujt II, III dhe IV, rëndësia e këtij kufiri u përkthye kryesisht në aspektin ushtarak dhe strategjik.
Jo vetëm që shumë Perandorë po vinin nga Ballkani (dhe kjo nuk është për t’u habitur pasi në Perandorinë e mëvonshme Romake vetëm gjeneralët mund të aspironin realisht të bëheshin perandorë), por qytetet që u zgjeruan në zonën “kufitare” ishin në thelb garnizone ushtarake.
Ato kishin disa godina luksoze ku banonin oficerë dhe gjeneralët, por kishte pak shenja të një klase të mesme aktive, që mund ta gjeje në qytetet e zonës bregdetare të Azisë së Vogël apo Levantit.
Nëse mund ta bëjmë këtë përgjithësim, qytetet ballkanike ishin kampe ushtarake. Mark Aureli që e kaloi shumicën e viteve të fundit të jetës në luftimet “në kufi”, nuk dukej se ka lënë ndonjë gjurmë të madhe. Pra, nëse malet do të ishin rreth 400 km më në lindje, a do të ishte e ndryshme e gjithë historia e kësaj pjese të Evropës, dhe ndoshta edhe e vetë Evropës?
E ke nisur mirë me turqit dhe komunistët dhe nuk t’a zë goja fjalën budallenj por thua të çuditshëm sepse je vetë ballkanas! Sa për gjeografinë dhe pozicionin gjeografik herë i shan dhe herë i lëvdon! Ndaje mendjen dhe mos i bëj llogaritë që nga koha e Romës sepse në atë kohë nuk kishte lindur Beogradi akoma ndërsa Durrësi ishte San Marino ja e Evropës…
Se pse kemi mentalitetin Turke Otomane Talibane… Në qofte se ne nuke mundohimi te ndryshome mentalitetin Turke ne do negligible gjith jeten primitive .. Se pse neva na pelçen
vjellja dhune korrupsjoni nuk njohim shtetin ligjore veq korrupsjoni the lidhjet shoqrore familjare dhe lekune… prandaje të gjith kyministrat Deri me sote i kemi pasure hajduta..
Nuk ishte aq i varfer deri sa erdhen ata qe kane ate fene ku profeti martohen me vajza 10 vjecare.
@Per shkate te mentalitet. Idiot qe nuk di te shkruash shqip. Nuk te pelqen mentiliteti turk sepse eshte kunder LGBLT-s . Per ju qe jeni gay eshte me i mire mentaliteti europian.
Pse Ballkani ka mbetur me i pa zhvilluar se pjesa tjeter e Evropes ? Po kete e di edhe bufi : sepse Ballkani ndenji per 4-5 shekuj nen sundimin e otomaneve , perandorise me obskurantiste e me te prapambetur te historise njerezore , se mos e pushtoi Perandoria e Romes dhe nuk u zhvillua , po ç’mund te prisnje nga hordhite qe vinin nga shkretetirat arabe …?
O IDIOT,
PERANDORIA OSMANE KA QENE DERI NE VJENE DUKE PERFSHIRE AUSTRO HUNGARINE DHE TERE BALLKANIN BASHKE ME GREQINE.
SIPAS KOKES TENDE BOSHE PERSE AUSTRIA E TE TJERA VENDE QE KANE QENE NEN PUSHTIMIN OSMAN JANE SHUME ME TE ZHVILLUARA SE VENDET E BALLKANIT?
GOMAR Tau Tau! Perandoria Osmane ka qene deri ne kufijte e Austro-Hungarise, jo brenda tyre mor kokrra e budalles. Edhe Graqia nje mut si gjithe Ballkani eshte, mos kujto se ka ndonje ndryshim te madh. Thjesht pati shancin qe pas Luftes se Dyte boterore, per arsye gjeostrategjike ishte nen protektoratin e Evropes Perendimore dhe perfitoi shume investime prej saj. Kuptove O INJORANT!!!
na duhet te ruanim mesdheun nga zbarkimi i komunisteve dhe ketu perfituan komshinjte tane te dashur, se nje m.. si ne ishim deri ne luften e 2te boterore
Komunistet erdhen ne gjithe Ballkanin mor trupeshk dhe e verteta eshte qe nen drejtimin e tyre vendet u perparuan dhe zhvilluan ne shume drejtime.
Ik mor loqe.dy vite ndejti turku yt deri ne portat e vienes e nuk hyri brenda.l
Eshte Europe juglindore dhe jo Ballkan osman-turk.
Po mire atëherë nuk kishte mjete dhe ishte I vështirë komunikimi tregtar ekonomik me vendet europiane për faj të pozicionit të vështirë gjeografik te ballkanit dhe varg maleve të larta. Po sot vashdon e njëjta politike me këto vende edhe se ka komunikim rrugësh, autostradash, avjonesh, anijesh të shpejta, makinash,kompjuterësh, televizorësh, telefonash etj etj vashdon e njëjta gjë edhe me keq se përpara. Mendoj se janë shumë gjëra të tjera ekonomike në lidhje me vendet e Ballkanit dhe europen. Mjafton të themi vetëm një fakt se për këto duhet shkruar një artikull I tërë për ata që janë ekonomiste. Shfrytëzimi që I bën pjesa e pasur e bankave eropina vendeve të varfëra të ballkanit ku hedh 3 dollarë dhe mer 10.
Me artikull idiot s’ka, dhe ai qe e ka perkthyer edhe me idiot.
Ky robi ka bere nja analize historike – gjeopolitike pa lidhje. Nese ja jep kete analize ta bej nje nxenes i kalse se 7 ose te 8 do te te shpjegoje me mire arsyet pse ballkani sot eshte me i prapambetur dhe be disbalance ekonomike.
Qeverete e korruptuara te cilet kane pasuruar liderat e tyre postkomunist, mungesa e vizionit, shkaterrimi i qellimshem i industrise parakomuniste dhe postkomuniste. Gjithesesi, merrni Polonin si shembull per te shpjeguar pse menatliteti i lidershipit ballkanas e groposi shpresen e kombeve te tyre per tu barasvleresuse me Evropen Perendimore. Duket ashiqare se si zhvillimi kulturor cuditerisht avancoj dhe thuajse eshte i njetrajtshem me ate Europian dhe diku diku edhe me i avancuar, dhe cuditerisht ekonomia jo. Thjesht modelet e sistemit shoqeror s’jane gje tjeter vecse vazhdimi i eksperimentimit socilal postkomunist qe behet me Ballkanin.
E verteta nuk mbulohet me shosh thone te paret tane, BALLKANI eshte konsideruar si shtete AFROAZIATIKE te periferise EUROPJANE nga zhvillimi eknomik dhe jo per rembimin e lendeve te para per sallonet e EUROPES por si nje barjere natyrale per mbrotjen me fanatizem aritjeve te tyre dhe si nje rajon qe pillte gjithmone mercenare per ruajtjen e zhvillimit te aritur te kurves plake.
Miku ballkanas ka bërë një analizë serioze, sado që mund të ketë dhe faktorë të tjerë për të analizuar.
Analize bythe ka bere ky “miku” uahahahahaaaaaaaaaaa
Kontinentet qe ne krijimet e tyre funksionojne si nje organizem i gjalle , po Ballkanit i ka takuar ati organit qe quhet KAR .Mos u lodhni ne shekuj ky organ ka luajtur vetem nje rol , veteveten pra KARIN .
E ke gabim.
Si figur,Kari esht Italija..dhe kar me nji kokerr far kari ke koka..siçilin.
Kurse ballkani ,i ngja boleve t karit.
Mejk sens ë ?!
Shikjo harten dhe mendo…
A nuk jan pidhar t qejfit italjant,kta bij te karit ?
Po ballkansit,a s jan trapa bolesh,n histori me budallalliqet e tyre ballkanike,qe vetem bolet i bejn ?!.
O Ballkan o bole kari
Koh pergjat ne histori
Si su bone kurr per s mari
Majmun qe s bohet njeri.
Drejte, turqia dhe komunizmi po. Kurse malet i mbajten keto vende te copezuara dhe jashte komunikimit me evropen. Ndersa terreni fushor rriti siperfaqet dhe komunikimin mes vendeve evropiane, gjermani, france etj. Cfare do e conte qytetrimin ne dukagjin, tropoje, gramsh apo tepelene kur mungonin rruget? Gomeret dhe mushkat?
Ne cdo perandori jemi cilesuar si sherbetore te saj asnjehere si pike investimi. Kaq e thjeshte..
Sipas disa studimeve, disa nga popujt e Ballkani, ne vecanti shqiptaret (ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Malin e Zi), jane popujt me inteligjence me te ulet e me dembelat ne Europe. Njerzit me inteligjence te ulet shikojne menyra te tjera, si vjedhjet, korrupsioni, kultivim dhe tregeti te lendeve narkotike etj, per te siguruar burimet e jeteses.
Kush ta tha kete o Dan? Jot’eme qe punon te semafori? Po pse mor kokrra e budalles, kush i ka bere historikisht kontrabanden, kolonializmin, lufterat dhe pervetesimet? Po jane pikerisht vendet historikisht te pasura dhe te medha o idiot i lindur, jane Perandorite boterore ato qe i kane bere keto dhe jo vendet dhe popujt e vegjel. O TRAP ME ZILE, keto i kupton edhe nje femije i kopshtit o analfabet funksional. Vendet e medha dhe te pasura ne bote, jane bere te tilla me VJEDHJE, KOLONIZIM, GRABITJE, KONTRABANDE … Apo kujton ti se psh Anglia eshte bere e tille me “pune’!? O IDIOT, O KATUNAR I TRASHE!!!
Daja: hade te te nxjerre daja xhiro o nipçe.
(muzike e noizit ne sfond, makina mercedez)
Daja: a ke qi ndonje pidh o nipce?
Nipcja: eeeee? ( zeri i nje femije jo me shume se 3 vjec)
Vidio mbaron me muziken qe perdoret per mafien.(kjo vidio qarkullon ne rrjetet sociale)
Daja ne europe: hajde nipce te te coj ne park te lozesh.
E moret vesh dallimin?! Karin!
Dhe mos me thoni se ate ne europe nuk qine, se dalin me femra dy metra e me yllla jo me sharabajga 1.50 qe fusin xhinkset der ne fyt qe te duken sexy.
Ky eshte dallimi real or ti Brako…
1.shoqeria qe kane zhvilluar dhe kultura qe aplikojne.
2.burreria reale
3.ekonomi reale e jo ekonomi droge
Gjeografia s’ka te beje fare.
Te pjerdhsha trute, dajen dhe nipcen …
ADN jane eshte “felliqur” keq nga pushtimi 5 shekullor turk.Ne ende mendojme dhe veprojme si otomano-muslimane.
Nje popull qe ende adhuron pushtuesin e vet,nuk ka te ardhme,ai vetem do hiqet zvarre,si puna jone.
Viziton muzuen e Krujes,dhe mbushesh me krenari,per luftrat e Gjergj Kastriotit-Skenderbeu,si shpetimtari i Shqiptareve dhe
mbrojtesi i krishterimit-sapo del nga muzeu degjon thirrjet ne arabisht te nje xhamie aty prane,per ti treguar Skenderbeut dhe gjithe shqiptareve,se islamiket e kane ende te pushtuar Shqiperine.
Kjo shpjegon pse ne jemi vendi me i prapambetur dhe me i varfer i Evropes dhe e kemi mendjen ti largohemi ketij vendi nga ky pushtim i pafund.
Te flases per Ballkan, do te thote te flasesh per Iliri. Shqiptaret je me humburit ne histori. Shume te dobet pavaresisht veshtiresive.
Me fillim dyndjet Sllave,pas tyre Turqit , pas Turqise hajduti Zog,pas Zogut Enveri, pas Enverit Saliu. Nuk besoj se eshte thjesht pune fati ,duhet te jete gjenetike.