Në një reagim të jashtëzakonshëm pas situatës kaotike në Cetinje dhe shugurimit të mitropolitit të ri të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije II, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq tha se “vetëm një njeri pa dinjitet do ta lejonte veten të futej në manastirin e Cetinjes me helikopter”, raporton mediumi kroat, Jutarnji, transmeton Gazeta Express.
Kështu Gjukanoviq iu referua faktit se Joanikije dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, fluturuan për në Cetinje me helikopter, ndërsa shumë protestues po i prisnin dhe barrikada të shumta u vendosën në qytet dhe në rrugët që të çonin në të.“Sot në Cetinje, ne ishim dëshmitarë të turpit të madh të Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, një turp i paparë në historinë e gjatë të shtetit malazez, dhe njëlloj në historinë e ortodoksisë së përgjithshme”, tha presidenti malazez në fillim të fjalimit.
“Duke abuzuar brutalisht me institucionet shtetërore të sigurisë, kryesisht ushtrinë dhe policinë, dhe përdorimin krejtësisht të papërshtatshëm të forcës kundër qytetarëve të mbledhur paqësisht në kryeqytetin malazez, qeveria malazeze mundësoi shugurimin me dhunë të mitropolitit Joanikije, kundër vullnetit të shumicës dërrmuese të qytetarëve të Cetinjes dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve malazezë. Vetëm një njeri pa dinjitet do të lejonte që të sillej në manastirin e Cetinjes në një mënyrë të tillë me helikopter që zbriste në kryeqytetin malazez nën mbrojtje të blinduar, dhe në atë mënyrë ta turpëronte fronin e Shën Pjetrit”, tha Gjukanoviq.
Ai tha se qytetarët e Cetinjes ishin në krye të detyrës, siç kanë qenë shumë herë në historinë e Malit të Zi. Gjukanoviq tha se qytetarët e mbledhur paqësisht në një mënyrë vendimtare dhe të përgjegjshme mbrojtën nderin dhe dinjitetin e qytetit dhe shtetit të tyre.
“Kjo dëshmohet më së miri nga fakti se përkundër provokimeve të rëndësishme që pësuan, qytetarët e mbledhur nuk e lejuan veten në asnjë moment ta rrezikojnë paqen dhe stabilitetin e kryeqytetit dhe Malit të Zi, dhe ta rrezikojnë jetën dhe shëndetin e ndonjërit prej qytetarëve të mbledhur, përfshirë anëtarët e autoriteteve malazeze të sigurisë”, tha Gjukanoviq.
“Kjo është fitorja e Pirros e qeverisë, e cila vazhdon t’u shërbejë interesave të mëdha shtetërore dhe Kishës Ortodokse Serbe si këngë hit e nacionalizmit serbomadh kundër Malit të Zi. Përndryshe, mund të thuhet se ky është fundi i respektit që Kisha Ortodokse Serbe ka gëzuar deri më tani si në kryeqytetin malazez ashtu edhe në vendin tonë”, u shpreh presidenti malazez.
Mitropoliti Joanikije u shugurua të dielën në mëngjes në kryeqytetin historik fetar të Malit të Zi, pavarësisht kundërshtimit nga mijëra protestues që i mbajtën rrugët e bllokuara për në Cetinje për dy ditë rresht.
Mitropoliti Joanikije dhe Patriarku serb, Porfirije arritën në Cetinje me helikopter dhe të shoqëruar nga një njësi speciale e policisë, ndërsa forcat e policisë thyen barrikadat dhe protesta u përshkallëzua në zemër të kryeqytetit malazez dhe në rrugë.
Protestat e fundit tregojnë qartë tensionet në Malin e Zi midis banorëve që mbrojnë lidhjet e ngushta me Beogradin dhe malazezët patriotë që e kundërshtojnë këtë, trasmeton Express.
Pas shugurimit, mitropoliti Joanikije tha se do të duhej shumë kohë për t’i kapërcyer ndarjet aktuale, një pjesë e mirë e të cilave tha se u provokuan artificialisht.
Ceremonia u parapri nga incidentet në të cilat, sipas të dhënave zyrtare, shtatë policë u plagosën dhe dhjetëra protestues kërkuan ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, 14 persona u arrestuan, në mesin e të ciëve edhe këshilltari i sigurisë i presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, Veselin Veljoviq.
Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq tha se sulmi ndaj policisë ishte sulm ndaj shtetit.
“Gjithçka që ndodhi dje dhe sot në Cetinje është një përpjekje për veprime terroriste. Është plotësisht e qartë se autorët dhe organizatorët janë udhëheqësit më të lartë të DPS-së në bashkëpunim me grupet e organizuara kriminale, të cilave shteti do t’iu dalë në rrugë”, ka shkruar Krivokapiq në Twitter.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe ish-kryeministri, Dushko Markoviq tha se qeveria e Krivokapiq e solli vendin në konflikt dhe shkaktoi pengesën më të madhe për Malin e Zi.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi bëri thirrje për ulje urgjente të tensioneve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të mos e shkarkojnë zemërimin e tyre ndaj policisë.
Në një deklaratë, ambasada amerikane i bëri thirrje policisë të përdorë vetëm mjetet e nevojshme për të vendosur paqe në parandalimin e trazirave. “Të gjithë ju që mbështesni një Mal të Zi multietnik, gjithëpërfshirës dhe demokratik – ju ftojmë t’i ulni tensionet aktuale”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.
Mali i Zi u shkëput nga Serbia në vitin 2006, por kisha e saj nuk është bërë autoqefale dhe është nën kujdesin e Kishës Ortodokse Serbe, të cilën kundërshtarët e shohin si simbol të ndikimit të Serbisë në Malin e Zi të pavarur.
Ndërsa Joanikije vlerësoi se akti i shugurimit është politizuar dhe se askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë Kishës Ortodokse Serbe që ta mbajë ceremoninë diku tjetër, malazezët e konsiderojnë fyerje dhe provokim që udhëheqësi i Kishës Ortodokse të hipë në fron në një manastir ku tradicionalisht ndodhej malazezi Shën Pjetri i Cetinjes.
Shqiptare, kudo qe jini, peruluni edhe nje here sot, me venerim dhe adhurim, para gjigandit Fan Noli!
I madhi dhe i pavdekshmi, Krypeshkop i Kishes Autoqefale Shqiptare, i perndrituri dhe i shumedituri, Imzot Fan Noli, atdhetari si ai, edhe nje here eshte dita sot te perulemi para vepres tende gjigante, historike, unike dhe kombformuese, themelimit te Kishes Autoqefale Shqiptare, nje nga tre kollonat bazike qe mbajne kombin dhe shtetin shqiptar.
Vetem dy kollona, religjioni dhe bashkesia katolike shqiptare me institucionet e tyre nacionale dhe religjioni mysliman dhe komuniteti mysliman, shqiptar, nuk do ta mbanin dot kupolen e rende te kombit dhe shtetit shqiptar, nese nuk do te ishte themeluar nga Fan Noli Kisha Autoqefale Shqiptare, duke i vendosur perfundimisht dhe ekskluzivisht, ortodoksine shqiptare dhe komunitetin e saj te cmuar, se bashku me teritoret ku ata jane autoktone prej mijra vjetesh, brenda kombit shqiptar, si njesi shtet formuese dhe garantuese e integritetit teritorial te Shqoerise Londineze, perkunder komploteve, helmeve, thikave dhe betejes se panderprere fondamentaliste mesjetare te Kishes greke dhe segmenteve fashiste dhe revanshiste greke te Megali Idheas, per ta greqizuar ortodoksine shqiptare, si baza e realizimit te endres se Vorio Epirit.
Ngjarjet e diteve te fundit ne Malin e Zi, sjellja me helikopter e kryepeshkopeve serbe ne Cetinjen e rrethuar nga protestuesit e revoltuar malazeze, per te shuguruar nje kryepeshkop serb ne krye te Kishes Malazeze eshte shembulli se cdo te kishte ndodhur nese Imzot Fan Noli nuk do te kishte kuptuar rendesine strategjike epike qe ortodoksia shqiptare duhet te kete kishen e vet kombetare, se perndryshe greket, ne bashkerendim me serbet, do ta hanin te gjalle Shqiperine, do ta ndanin copa copa per te lene vetem nje principate te kufizur “myslimanesh” ndermjet Shkumbinit dhe Krujes, pa perfshire Durresin, porten e enderruar serbe ne Adriatik.
Eshte koha gjithashtu te kujtojme se: Vepra e Nolit te madh ende nuk ka mbaruar.
Eshte koha te kujtojme se Kisha Autoqefale Shqiptare eshte ne rrezik, eshte uzurpuar nga armiku shekullor i kombit shqiptar, kisha greke dhe perfaqsuesi dhe mekembesi i saj ketu, Djalli i Zi Janullatosi.
Kishat qe ai ka ndertuar ne Shqioeri jane kisha greke, te ndertuar me financimet e erreta helmuese te Greqise, kurre te audituara dhe te sqaruara, ato nuk jane shqiptare, ato jane vija e fortifikuar e agresionit grek kunder Shqiperise, jane pa asnje dyshim kufijte e enderruar te vorio-epirit.
Ngjarjet ne Malin e Zi, veprimtaria fashiste fondamentaliste e Kishes serbe atje, qe po rrezikon pavaresine dhe integritetin e atij shteti, jane kembana alarmi per veshet e cdo shqiptari te ndershem dhe, pa dyshim nje thirrje per reflektim edhe nga komuniteti ortodoks shqiptar.
Religjionet,kudo ne bote, perfshire Evropen dhe sidomos Ballkanin, kane bere dhe kane cbere kombe dhe shtete.
Vini re se si nje stepje e shoqerise sone pas 90-es, nje luge corbe e helmuar e politikaneve dhe shtetareve shqiptare, per te cilet pushteti u tregua me i vyer se interesi kombetar, rezultoi ne uzurpimin e fronit te Kishes Autoqefale Shqiptare, pikerisht nga armiku i saj me i betuar, nga gjarpri helmues, Janullatosi i Zi, mekembesi i kishes greke dhe i shtabit te agersionit grek per vorio epirin.
Janullatosi nuk erdhi me helikopter ne Tirane, si peshkopet serbe ne Cetinje, por erdhi rehat-rehat i paraprire nga komploti dhe puci brenda Kishes Autoqefale Shqiptare e per pasoje,edhe pse zgjedhja e tij u kundershtua nga ortodokset e pranishem ne ceremoni, Gjarpri i Zi Janullatos u shugerua kryepeshkop dhe u ul ne fronin e shenjte te Imzot Nolit.
Helikopteri real i Janullatosit ishte tradhetia e politikaneve dhe shtetareve shqiptare si edhe korruptimi nga kisha greke e nje segmenti intelektualesh ortodokse shqiptare, qe u rreshtuan perkrah tij dhe influencuan shtetin shqiptar te heshtete.
Peshkopet serbe u sollen me helikoptere ne Cetinje, per ti thene Malit te Zi se kisha e tij eshte kishe serbe dhe vete Mali i Zi eshte pjese e Serbise.
Dhe Janullatosi, si pjese e nje komploti te madh greko panortodoks, u soll ne Shqiperi per ti thene ortodoksve shqiptare dhe Brukselit se ata jane greker, banore te Vorio Epirit dhe se Greqia ka te drejta historike mbi ta, perfshire edhe teritoret ku ata banojne.
Pikerisht per kete, Janullatosi duhet te shporret nga Shqiperia, para se iate ngreje patkonjte nga Perendia.
KJo eshte detyra imediate e cdo shqiptari dhe cdo ortodoksi qe ka te shenjte shqiptarine dhe jo Janulline dhe Greqine,
Qe te jete ortodokse shqiptare, Kisha Autoqefale Shqiptare, nuk ka nevoje per kishat dhe meshat greqisht te Janullatosit,
qe qofte mallkuar!
Religjioni eshte ne zemrat e komunitetit ortodoks dhe, edhe me kisha te thjeshta, edhe me ikonat ne shtepite e tyre, mund ti kryejne ritet qe u duhet, deri sa shqiptaret te mbledhin parate per te ndertuar kishat e tyre, me arkitekture dhe me fizionomi shqiptare, gje qe deri me tani eshte penguar pikerisht nga kucedra Janullatos dhe gjakshprishurit e shpirtshiturit shqiptare qe kane tradhetuar misionin e Nolit dhe detyren atdhetare,per tu vene ne sherbim te kishes greke.
Janullatos, dorezoje skeptrin e grabitur te Krypeshkopit Shqiptar!
Janullatos, dorezoje neshtetsine shqiptare qe e ke blere nga nje president i krrimbur ne korrupsion dhe ne tradheti kombetare!
Janullatos, shporru nga Shqiperia, nje ore e me pare!
Ne shqiptaret, nuk te duam, nuk te pranojme dot; ti je nje uzurpator e trafikant fondesh te paligjshme te vene ne dispozicion per veprimtari kunder kombit dhe kunder shtetit shqiptar!
Duam Kryepeshkop shqiptar, shqiptar te vertete, jo nga ata me shtetesi te blere me trafiqe dhe presione.
Shporru Janullatos, perpara se te kesh nevoje per nje helikoper qe te te marre e te te shpjere pertej kufijve tane, per te mbledhur dhe ngrohur kockat e tua re helmatosura ne Athine a ne ndonje manastir mesjetar grek.
SHPORRU!
Pirdh se lirohesh Vjosa! Ne duhet te kishim shporrur me kohe Sali Berishen, ishte ai qe e mbeshteti dhe e pranoi Janullaton si Kryepeshkop te kishes sone (Ramiz Alia e kishte pranuar vetem si te derguar dhe vezhgues te Patriarkanes se Kostandinopojes). Po te kishim shporrur Berishen, Janullatos sot nuk do ekzistonte! Por ne sot e kesaj dite, jemi ende duke “u perpjekur” te heqim qafe Berishen! Sa per Janullaton, tashme nuk mund te bejme tjeter vec te presim te ktheje patkojte nga dielli, pooooor duhet te jemi te vemendshem se kush do te jete pasardhesi i tij …
Shqiperia kunder shqiptarise pervec Janolles ka edhe edhe kryeminidter Ramen qe eshte i zgjedhur dhe kunorezuar nga dora vete, greku janullatos.Aleanca greko serbe qe ka shti ne dore shtetin shqiptare ,nese vazhdon keshtu shpejt do gedhi si greqi dhe serbi dhe nje pjese e vogel do i bashkohet Kosoves.
Sa klase shkolle ke o derdimen?
MOS SHKRUAJ JAQ GJATE SE NUK KA NERVA NJERI TE LEXOJE ROMANE NE VEND TE NJE KOMENTI TE SHKURTER.
Ke të drejtë Zigur,
Shkruajta gjatë, sepse nuk më ndodhi të kisha kohë, të shkruajta shkurt. (Siç ka thënë dikush, shumë i njohur)
Por gjithësesi, them që është me shumë një çfrim, një revoltë, një alarm për heshtjen uluritëse, për indifrencën kriminale dhe pajtimin me situatën të politikës shqiptare ndaj rrezikut imminent grek që përfaqson Janullatosin dhe misionin i tij në Shqipëri.
Dhe, duke ngrënë të njëjtën çorbë si politikanët tanë, edhe opinionin ynë publik hesht në një heshtje vetëvrasëse.
Të gjithë duket sikur janë në atë gjendjen absurde të atij gomarit proverbial që, ndërsa ujku po i shqyente rropullitë, nga që ja përtonte të hidhte shkelma, nanuriste veten duke thënë: íshahlláh jam në ëndër!
Gjithësesi, komenti im, qoftë edhe tepër i gjatë për këtë çështje, është prapseprapë më i gjetur se sa replika jote e shkurtër vetëm rreth gjatësisë së komentit tim.
Thuaj edhe ti diçka për këtë çështje, qoftë edhe shkurtimisht, nëse nuk të ka qëlluar t’a kesh gojën të mbushur me ujë helen.
Pune mongolesh miks me rus si puna e oghurit me evgjitet qe prodhoj grek..