Ulet numri i rasteve të reja, por rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

5 Shtator 2021, 15:21Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi se 24 persona kanë humbur jetën nga Covid gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar 890 të infektuar.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës. Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852. Në total numri i rasteve aktive është 26.688.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje