Në një kohë që varianti i ri i Covid “MU” ka përhapur frikë se do të përsëritet një skenar i ngjashëm me DELTA, epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se e gjitha është një alarm fals.
Alimehmeti shprehet se 98.1% e rasteve të reja në Europë, pjesë e të cilave është Shqipëria, janë të prekur me janë Delta.
“Ne po infektohemi me Delta, 98.1% e rasteve të reja janë Delta, MU për momentin duket në alarm flas, sepse në mënyrë paradoksale mbrojtësi jonë është Delta, ai duhet të mbizotërojë Deltën, ndërkohë që është e kundërta, Anglia që e deklaronte në Europë, janë vetëm prej udhëtarë , pra po të kishte MU, do i gjente Anglia”, tha Alimehmeti për “Report TV”.
Një problematikë është që është hasur jo pak gjatë këtyre muajve është marrja e antibiotikëve nga qytetarët si një masë paraprake. Lidhur me këtë Alimehmeti tha se sjell më shumë pasoja negative nga sa mund ta mendonim.
“74% e qytetarëve kanë marrë antibiotik kot, me parimin do i dal para, por kjo ul forcën imunitare, dhe s’po e lë trupin të bëjë luftën që trupi do e bënte natyrshëm, pjesa tjetër i ka pasur të nevojshme”, tha Alimehmeti në Report Tv.
E perktheve mo doktor i specializuar si mjek minierash qe shitesh here si endokrinolog e here si epidemiolog? Edhe Sulce gomari e kuptoi qe me gafat qe perhapi ne publik duhet te zhdukej nga publiku. Ti si duket je nje hap pas, si puna e kerricit qe shkon pas gomarit.
Dr Alimehmeti,
Ke harruar shqipen? edhe Mehmetalite ne vaktet e tyre do turperoheshin nga shqipja juaj e dites se sotme.
Mos eshte loder e redaktoreve? Drejtoju z.Baze… ose Kthjelloju!