Izolohet familja afgane në Qyteti Studenti, dyshohet të jenë infektuar me koronavirus

6 Shtator 2021, 10:22Sociale TEMA
Izolohet familja afgane në Qyteti Studenti, dyshohet të jenë

Një familje afgane është izoluar në ambientet e Qytetit Studenti, pasi dyshohet të jenë infektuar me COVID-19.

Nga pamjet e siguruara një grua afgane duket së bashku me fëmijët e saj në një nga dhomat, ku janë vendosur edhe pajisjet për të marrë serum, raporton Euronews.al.

Godina ku qëndronin afganët deri pak ditë më parë është ende e rrethuar me shirita. Për shkak të familjes së izoluar në katin e dytë të saj, ndërtesa ruhet me policë 24 orë.

Punonjësit e Qytetit Studenti pohojnë se familja është izoluar, sepse ka rezultuar e infektuar me COVID.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje