Mbetjet urbane të Bashkisë Krujë digjen pranë “Peizazhit të Mbrojtur” Krastë-Verjon, gazetarja e News24: Në rrezik shëndeti i banorëve, nuk hapin dot dyert e dritaret

6 Shtator 2021, 18:16Sociale TEMA

Mbetjet urbane të qyteteve të Krujës dhe Fushë-Krujës prej kohësh po depozitohen dhe digjen në fshatin Halil që ndodhet pranë një ekosistemit natyror të Krastë-Verjon të shpallur “Peizazh i Mbrojtur”.

Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj nga vendi i depozitimit të mbetjeve ka deklaruar se qindra ton plehra të Bashkisë Krujë tashmë depozitohen në këtë vend të miratuar në mungesë të vendgrumbullimit të plehrave.

Përveç rrezikimit të ekosistemit të Krastë-Verjon, ndotja ka shkaktuar shqetësim dhe alarmim tek banorët e zonës të cilët pretendojnë se kur digjen mbetjet nuk arrijnë dot të hapin as dritaret dhe dyert.

Po ashtu pranë vendit ndodhet dhe një liqen ku rriten peshq i cili është gjithashtu i rrezikuar. Banorët, bizneset dhe komuniteti janë shqetësuar deri tek kryebashkiaku Artur Bushi thotë gazetarja Klodiana Haxha, por deri më sot nuk kanë marrë asgjë përgjigje.

2 komente në “Mbetjet urbane të Bashkisë Krujë digjen pranë “Peizazhit të Mbrojtur” Krastë-Verjon, gazetarja e News24: Në rrezik shëndeti i banorëve, nuk hapin dot dyert e dritaret”

  1. Trak Tor says:

    A ka ministri? A ka hetusi e gjykata? Cfare behet keshtu?

  2. Kol says:

    Na qeken sgqetesu zotnijt..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje