Kryeministri Rama disa ditë më parë i besoi postin e ministres së shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilalit, njëherazi edhe drejtuese politike e qarkut Shkodër.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, Bilali e vlerësuar për dy postet që i janë besuar shkruan se do të jetë një përfaqësuese e denjë dhe së bashku me qytetarët do ti japin një shtysë të madhe qarkut të Shkodrës.
“Përgjegjësi të reja mu besuan këtë javë:
– Drejtuese politike e qarkut Shkodër
– Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Përveç nderit e privilegjit për të shërbyer në qarkun dhe fushën time të ekspertizës këto dy përgjegjësi janë dy borxhe akoma më të mëdha ndaj qytetarëve për të qënë përfaqësuese e denjë e tyre.
Kam besimin e palëkundur që me rininë, gratë dhe burrat e 5️⃣ bashkive të qarkut Shkodër me të cilët ndajmë dëshirën për ta parë Shkodrën në maje nëpërmjet filozofisë #tanbashkë do ti japim një shtysë të madhe qarkut.
Me Sipërmarrjen, ku kam kaluar 8️⃣ vitet e fundit duke ndërvepruar me qindra biznese uroj të kemi arritje të njëpasnjëshme!”, shkruan Bilali.
Ajo para teje Mesi ishte zkryeministre dhe beri nje vrime ne uje per shkodren,kjo me siguri do beje dy.
Ndonjë fjalë për vizionin dhe misionin qeverisës se për borxh nuk i ke pothuajse askujt në qarkun Shkodër! Diku tek më pak se 2800 vota ke marrë…..