Ministrja e Jashtme, Olta Xhçka ka takuar gazetaren e BBC, Yalda Hakim të cilën e cilëson grua të jashtëzakonshme dhe burim frymëzimi.
Xhaçka shprehet se Shqipëria është krenare që në kohë të vështira siguron strehë për shumë prej grave e vajzave afgane.
Gazetarja e BBC është angazhuar personalisht dhe ka ndihmuar për të nxjerrë nga Afganistani gra, vajza e burra të rrezikuar nga talebanët.
“Një bisedë vërtetë e këndshme me Yalda Hakim. Një grua e jashtëzakonshme dhe një burim frymëzimi me misionin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan.
Shqipëria ?? është krenare që në këtë kohë të vështira, mund t’i qëndrojë pranë dhe të sigurojë një strehë për shumë prej grave e vajzave, me të cilat dhe për të cilat Yalda Hakim ka punuar”, shkruan Xhaçka.