SHBA ultimatum Bashës për Berishën, Kadilli: PD nuk duhet të jetë “non grata” prej Berishës, s'duhet ta lidhim fatin e partisë me fatin e tij

6 Shtator 2021, 09:07Politika TEMA

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadili deklaron se PD duhet të marrë një vendim në raport me ish-kryeministrin Sali Berisha, të shpallur “non grata” nga SHBA.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Kadilli shkruan se “e ardhmja e PD-së nuk duhet të jetë “non grata”.

Postimi i plotë:

E ardhmja e PD-së nuk duhet të jetë “non grata”

PD duhet të ketë një qëndrim të qartë në raport me ish kreun e saj Sali Berisha. Nuk mund të presim vendime surprizë apo të minutës së fundit për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e PD-së. As nuk mund të zvarritemi pa bërë asgjë.

Berisha e ka bërë të qartë që fatin e PD-së do ta mbaj lidhur me fatin e vet “non grata”. Basha nuk flet duke e lënë partinë në kryqëzime të rrezikshme politike.

Eshtë momenti të flasë partia çfarë qëndrimi ka për ish kryetarin “non grata”. Kjo është detyrë e Kryesis dhe e Grupit Parlamentar. Për secilin koleg, është nder të ulesh në karriken e kryesisë dhe të deputetit, por së pari është përgjegjësi.

Keni në dorë të merrni një vendim historik. Luhet fati dhe e ardhmja e Partisë Demokratike që nuk duhet të jetë “non grata”.

1 komente në “SHBA ultimatum Bashës për Berishën, Kadilli: PD nuk duhet të jetë “non grata” prej Berishës, s’duhet ta lidhim fatin e partisë me fatin e tij”

  1. Ari says:

    E deshirojme te gjithe te ndosh keshtu, per te mire te PD dhe te Shqiperise. Por, NUK besoj. Ka histori PD si PP ne kete aspekt: Vetem kur e mori Zoti Enverin, filloi nje sik levizje brenda saj, etj. Kj, sepse PP dhe enveri shin NJE. Po, duam apo nuk duam ne PD eshte Berisha dhe anasjelltas. NUK mund te ndryshohet kjo gjendje..asnjehere. Kur te ike Berisha nga kjo jete, atehere po. Lidhjet e Berishes me PD (pertej perdorimit per arsye te mbrojtjes se familjes) jane te misheruara me njera-tjetren…KURRE nuk ndahen, por qe se njera pale nuk shuhet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje