Disa ditë më parë, një ndjekëse në Instagram e pyeti moderatoren e njohur Kleha Huta se kur do ta bëjë “gocën, pasi djali u rrit”.
E irrituar nga kjo pyetje personale, Klea iu përgjigj:
“Në ask mbizotëron kjo pyetje. S’e kuptoj gjithë këtë interes. Çdo njeri i ka zgjedhjet e lira dhe personale në jetë.
Dhe si mund të bëni një pyetje kaq personale (kjo ndodh përgjithësisht në vende e Ballkanit dhe në shoqëritë me mentalitet të ulët) që ndoshta dikë mund ta lëndojë shumë, sepse nuk po ngelet dot shtatzënë apo ka zgjedhur të mos mendojë për këtë, por të shijojë atë që ka ose thjesht nuk do”.