“Pazari ka qenë më i lartë”, si shiten me lekë vaksinat Pfizer në Tiranë

6 Shtator 2021, 21:20Sociale TEMA

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” u ndal në disa qendra shëndetësore këtë të hënë. Në qendrën numër 7, qytetari arriti të marrë një raport shëndetësor, duke i thënë mjekut, se i duhej, pasi do të martonte vëllain në Sarandë. Qytetari e mori dokumentin e kërkuar me diagnozën e sëmundjes në veshka.

Qytetari: Mundem? Si kalove? Doktoresha?

Infermierja: Unë jam infermierja, doktoresha nuk është.

Qytetari: Po doktoresha nuk është?

Infermierja: S’është, s’është sot.

Qytetari: Tani shiko. si e kam hallin unë! Dua një raport!

Infermierja: Për punë?

Qytetari: Raport 1-javor. Unë martoj vëllain të dielën në Sarandë dhe s’më japin leje nga puna.

Infermierja: E ke kartën e identitetit?

Qytetari: Po më, kam këtë pasaportën.

Infermierja: Ke ardhur me shërbim domethënë?

Qytetari: Jam, punoj magazinier këtu në një vend. Më kupton?

Infermierja: Jeton këtu me qira.

Qytetari: Po pra, eh…

Infermierja: Në zonën tonë. Nga cila datë?

Qytetari: Po nesër?

Infermierja: Nga nesër e do?

Qytetari: Deri të premten, se të premten ma lanë pushim mua ata!

Infermierja: Ok! Domethënë e do nga nesër?

Qytetari: Po!

Infermierja: Që i bie 18-të.

Qytetari: Po!

Infermierja: Përfshirë të premten, apo të premten jo?

Qytetari: Jo, të premten ma lanë pushim mua ata, kshu që…

Infermierja: Po s’të bie 3 ditë, të bie…

Qytetari: Po, 3 ditë!

Infermierja: 1, 2, 3! Ok, po të ndihmoj, meqë e shoh s’po të sorollas, i them unë doktoreshës!

Qytetari: Ok, në ça orë të vij nesër?

Infermierja: Do ta bëj tani!

Qytetari: Ok! Mirë!

Infermierja: Profesioni?

Qytetari: Magazinier!

Infermierja: Vuan nga veshkat, po ta bëj.Urdhëro!

Qytetari: Ok!

Infermierja: Je në rregull!

Qytetari: Të falenderoj!

Infermierja: Të lutem!

Qytetari: Shumë faleminderit! Mirupafshim!

Në Qendrën Shëndetësore në Kamëz, u sigurua një raport 10 ditor, duke paguar 10 mijë lekë të vjetra e me diagnozën Bronkopneumonia Sinistra.

Doktori: Hajde moj, kush e ka radhën?

Qytetarja: Si kaluat? Kam një hall, më duhet një raport, më duhet një raport!

Doktori: Ça raporti?

Qytetarja: Një raport për një javë pushime, se më duhet të iki në Gjermani te vëllai!

Doktori: Je pacientja ime?

Qytetarja: Jo more doktor, s’jam. Thjesht erdha pyeta dhe më thanë vetëm në mjek familje.

Doktori: Ku punon?

Qytetarja: Tek këto bursat në call center, prandaj po nxitoja. Është thjesht sa me ia çuar atij administratorit.

Doktori: Po mirë ja do pres.., do presësh çik aty përjashta!

Qytetarja: Pres, nuk është problem. Faleminderit!

Doktori: Prit aty, të mbaroj këto dy vizitat unë!

Qytetarja: Faleminderit!

Doktori: (i drejtohet infermieres) Hajde plotësoje çikë atë! Larguar, ti do rrish në Kamëz, apo do ikësh në Librazhd?

Qytetarja: Jo, unë do nisem nesër.

Doktori: Lëre, e mora vesh atë!

Qytetarja: Në Librazhd!

Doktori: Po puna është, duhet të hap kartelën unë ty!

Qytetarja: Jo, jo! Qëndrimin e kam në Kamëz unë, se punën e kam këtu.

Doktori: Po, dakord pra!

Qytetarja: Po, po këtu, këtu!

Doktori: (i drejtohet infermieres) Bronkopneumonia Sinistra 10-të ditë pushim, duke filluar nga sot! Prit aty përjashta, sa të bëj rekomandimin!

Qytetarja: Doktor, sa ju detyrohem?

Doktori: Sa të duash, po hë!

Qytetarja: Më thuaj, më thuaj, të lutem!

Doktori: Ooo, lëre aty (10-të mijë lekshin). Mirupafshim!

Qytetarja: Shumë faleminderit!

Doktori: Hajd!

Qytetarja: Faleminderit!

Doktori: Mirupafshim!

Ndërsa në qendrën shëndetësore numër 11, në Bregun e Lumit, qytetarja bën vaksinë Pfizer, pasi thotë, se i duhet të shkojë në Zvicër. Për këtë shërbim, që shteti e jep falas, shefi i qendrës Besjan Shehu merr 20 mijë lekë të vjetra.

Qytetarja: A mundem? Përshëndetje!

Doktori: Përshëndetje!

Qytetarja: Si jeni?

Doktori: Mirë!

Qytetarja: Doktor, unë kam ardhur, për të bërë vaksinën!

Doktori: Si e ke emrin?

Qytetarja: XXXX XXXX/ Problemi është, se dua të bëj Pfizer-in unë, për vaksina e di unë, kur (piqen kumbullat) ?? Po unë duhet të nisem për Zvicër edhe dihet, që këto të tjerat…

Doktori: Exxx, ku e ke mjekun?

Qytetarja: Atëherë, mjekun nuk e kam këtu. Unë kam dy muaj, që jam transferuar me qira në Laprakë. Kam ardhur të zgjidh hall, se në fund të Shtatorit-fillim Tetorit, unë dua të nisem për Zvicër. Për pagesën e di, nuk është problem.

Doktori: XXXX XXX me XXXX XXXX të tërheq unë çikë këtu?

Qytetarja: Do më sjellësh këtu?

Doktori: Vetëm vaksinën do bësh?

Qytetarja: Po mirë mo, në qoftë se s’ka problem, s’më prish punë. Do më thuash, sa lekë paguaj?

Doktori: Sa të duash!

Qytetarja: Hë!

Doktori: Sa lekë të duash!

Qytetarja: Sa ka qenë pazari për të tjerat, apo më ulët?

Doktori: Ça të duash, që të jesh e kënaqur, ça të duash!

Qytetarja: Jo, jo! Ma thuaj!

Doktori: Dëgjove, ça të thashë?

Qytetarja: Të lutem mos më vër në siklet! Unë përderisa kam ardhur deri këtu, do të thotë, që kam pyetur, jam interesuar. Nuk dua unë të bëj… Tani 20 mijë lekë?

Doktori: Ok! Në rregull!

Qytetarja: Shumë faleminderit!

Doktori: A je e kënaqur ti?

Qytetarja: Faleminderit! Jo, a jeni i kënaqur dhe ju? Tani unë e di, që pazari ka qenë edhe më i lartë.

Doktori: A je e kënaqur? Këtë nuk dua të…

Qytetarja: Unë e kënaqur jam, normalisht, që jam e kënaqur, po!

7 komente në ““Pazari ka qenë më i lartë”, si shiten me lekë vaksinat Pfizer në Tiranë”

  1. VLONJATI says:

    IKNI MORE LAPANJOSA TE SHPIFUR PO DENONCONI MUSHKONJAT E KORUPTUARA DENONCONI MINISTRAT OLIGARKET APO NUK JA U MBAN SE JU PUSHOJNE NGA PUNA.

  2. ??? says:

    Edhe njerzit Jane talibane turqe osmane done me i korruptue me pa tjeter të gjithe administraten turpe turpe turpe poshte korrupsjoni Turke Otomane Talibane

  3. Anila says:

    Korrupsioni fillon me Ramen e zbret ne cdo zyre te shtetit shqiptar. Turp.

  4. asd says:

    Keto shembuj ketu nuk jane fare problem ne Shqiperi.
    Korrupsioni eshte me lart, aty ku vidhen fondet publike.

  5. Enio says:

    Keto televizionet tona denoncojne qytetaret e shkrete dhe mjeket e infermieret, nuk merren me qeverine se ua pret fondet ai i gjati. Media ne shqiperi eshte nje e keqe e madhe.

  6. soni says:

    Jo vetem qe vaksinat shiten por me e keqia eshte se ne qofte se je i detyruar ta besh vaksine dhe nuk do ta besh shko te qendrat e vaksinimit dhe shume shpejt do regjistrohesh qe e bere dhe ne fakt nuk e ke bere. Ky fenomen po perhapet me shpejtesi.

  7. Fatos says:

    Edhe thonë pse ikin njerëzit në emigrim, ja pra ku e ke, që nga mjekët që duhet të shpëtojnë jetën fillon krimbi, që ju bëfshin ilaçe ishalla, vdekshin të gjithë me lemeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje