Përplasjet në Malin e Zi për kryepeshkopin serb, plagosen dhjetëra persona

6 Shtator 2021, 09:16Rajoni TEMA

Dhjetëra persona janë plagosur në protestat që u mbajtën në Mali të Zi më 5 shtator kundër ceremonisë së shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse se në Mal të Zi, Joanikije në qytetin e Cetinjes.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues, disa prej të cilëve hodhën gurë, shishe dhe fishekzjarre në drejtim të policisë. Disa njerëz dogjën goma dhe u ulën në rrugë.

Zëvendësdrejtori i policisë në Mal të Zi, Dragan Goroviç, tha për televizionin shtetëror se 20 pjesëtarë të policisë janë plagosur, ndërsa një klinikë shtetërore në Cetinje tha se rreth 30 civilë kërkuan ndihmë mjekësore, raporton REL.

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç i cilësoi sulmet ndaj policisë si terrorizëm. Ai fajësoi Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit Millo Gjukanoviq për organizimin e protestave.

Gjukanoviç, i cili kundërshtoi ceremoninë, akuzoi policinë për forcë të tepruar.

Sipas tij, në Cetinje u dëshmua “turpi i madh i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Qeverisë së Malit të Zi”.

2 komente në “Përplasjet në Malin e Zi për kryepeshkopin serb, plagosen dhjetëra persona”

  1. janullatos arxidoglyftis says:

    ne mal te zi kryepeshkop serb, ne shqiperi nje janullatos grek !

  2. Arjan says:

    Ku jane shqipet autoktone pse nuk ndihen ,pse lejojne te udhehiqen nga njerez te huaj si ne shqiperi ashtu dhe ne kosove .Pse ne shqiperi duhet te udhehiqe janulla kishen ortodokse ajo eshte e shqiptareve.kurse ne kosove kane dale pronaret serbe kurse popullata eshte shqiptare.Flini gjume shqiptare se po udhehiqemi nga nje klase politike te korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje