Nga 15 ministri që janë në total në qeverinë e re të Edi Ramës, 12 prej tyre kanë ministre gra, mirëpo për analistin Andi Bushati kjo nuk përbën risi.
Kabineti i qeverisë Rama ka në përbërje të tij gra pa karakter, tha Andi Bushati në emisionin “Shock”, duke i cilësuar ministret si “femra që shërbejnë si stoli” dhe që sipas tij janë në atë detyrë vetëm sepse i ka emëruar kryeminsitri Rama.
“Ne kemi parë në qeverisjen e Rilindjes gra që e quajnë shefin Skënderbe, gra që e quajnë artist i përmasave evropiane”, tha Andi Bushati.
Për analistin 12 ministret nuk kanë mëndin të lirë individual dhe as kanë kontribuar në politikën shqiptare më përpara.
“Janë femra të katapultuara nga kryeministri. Janë njerëz me aq pak respekt për veten, njësoj si burrat e asaj qeverie, që e marrin vesh nga televizioni se janë ministre”, u shpreh Bushati.
Analisti Baton Haxhiu tha se shoqërinë shqiptare e respekton më shumë nga rolin i grave.
“Bushati i quajti gratë femra. Për dallim nga Bushati, unë shoqërinë shqiptare e respektoj më shumë përmes femrave se meshkujve. Janë të ndërgjegjshme, janë më të përkushtuara dhe janë luajale ndaj institucioneve”, tha ai.
Por në debat e sipër ndërhyri Bushati duke thënë se nuk kishte dëgjuar një argument të tillë, të cilin e cilësoi si qëndrim seksist.
“Qasje me seksiste se kjo nuk kam dëgjuar ndonjëherë”, tha Bushati.
Baton Haxhiu insistoi tek argumenti e tij, duke thënë se etiketimet e Bushatit kanë doza të larta seksizmi. Ai u shpreh se caktimi i grave në qeveri, jo domosdoshmërisht lidhet me risinë.
“Pjesa jote ishte më seksiste se e imja. Jo nuk është risi, nuk ka asnjë lidhje. kam vërejtje për ndërtimin, rezultatet nuk i di, mund t’i paragjykoj rezultate. Gratë e qeverisë Rama duhet ta dëshmojnë se nuk janë thjesht femra”, tha ai.
Ke quan grua me karakter ti mos maskara Erinden grune e pare apo Balinen grune e dyte? I ke bo me fol me vete dhe me fol me boten. Amon mos jep men per grate se e dhive fare
Nga skoriet radioaktive të byrose politike , nuk mund të presësh asgjë të mirë.
Shikoni kete palacon qe ashte me karakter
Ketij Bushatit ose i duhet dhene grada diplomatike “I ngarkuar me pune prane Edi Rames”, ose duhet cuar ne spital qe te sherohet nga semundja qe vuan per shkak te kompleksit te inferioritetit qe vuan kur matet me Edi Ramen.
Burrat e 90 bene 96dhe 97
Burrat e 2005 bene 2008
Dhe burrat e 2010 bene 2011
Te gjithe keta aprovonin ata qe thoshte sala
Dhe u pa se cu be , pra argumenti se keto jane gra dhe do jene te perulura nuk qendron.
Nga keta burrat e viteve me siper edhe tani qe karene nga kali per Skenderbe kane Salen
Ky i do grate si Vito Kapo, te jene si burrat, te pine raki e te merren me ryshfete. Sinqeriteti, perulesia dhe perkushtimi ne pune i grave nuk vlejne per shoqerine shqiptare.
Andi, ato gra jane specialiste tekniciene me edukim dhe pervoja te perditesuara. Jo analiste per gjithcka si Ti!
Themie Thomai, Lenka Cuko, Tefta Cami, Vito Kapo
ore, e preferuara them une eshte Belinda, Spiropali eshte koketa, ndersa Maanstirliu eshte besnikja deri ne fund .
po ku jep dot mend per grate ti, more aman; ne fakt me simptomat dhe kompleksin e inferioritetit qe ke, ti nuk jep dot mend as per burrat
o karafili Bushat – ne fakt Rama duhej te te kishte pyetur ty ke te vendoste per Ministra (burra natyrisht), dhe te bente nje kopesht me karafila
gjyshja ime e kishte ballkonin me karafila; ishin te bukur, ngjyra ngjyra dhe mbanin ere; KAQ