Rrëfimi i rrallë i djalit të Fadil Paçramit: Im atë flinte në një dhomë me Nexhmije Hoxhën

6 Shtator 2021, 18:30Politika TEMA

I përmbledhur në një dramë me katër akte, jetëshkrimi i Fadil Paçramit, ish-zyrtarit të lartë të dënuar për sabotim në kulturë, është sa i veçantë në llojin e vet, aq dhe përbashkues me fatin e dhjetëra liderëve komunistë që provuan njëherazi shkëlqimin në majën e Olimpit dhe ferrin e Dantes pas përplasjes me kreun e kupolës.

Për arsye moshe, Agim Paçrami, djali i vetëm i tij, nuk e ka njohur aktin e parë të dramës së jetëshkrimit të të atit, që i përkiste ëndrrës me idealin e lirisë, për të cilën Fadili nuk kurseu asgjë, duke kontribuar në ballin e luftës nga dita e parë deri në çlirimin e vendit.

Pak fare ruan në kujtesë (aq sa mund të kujtojë një fëmijë dhe adoleshent) pasazhet me vegimet e aktit të dytë, kur i ati shkëlqente në radhët e lidershipit komunist me funksione të larta në parti dhe në shtet.

Po mban mend mirë çdo detaj e “mizaskenë” nga akti i tretë që përmbledh rrëzimin nga maja e Olimpit në ferrin dantesk, siç e quante vetë protagonisti kalvarin e vuajtjeve në ferrin e burgjeve të regjimit. Sakaq, ruan të freskët rrjedhën e ngjarjeve të aktit të katërt, rikthimin e të atit në liri, “në rrafshin plotë trazira”. Pak a shumë në këtë linjë vërtitet rrëfimi i Agim Paçramit, djalit të ish-zyrtarit të lartë të regjimit që u dënua në vitin e largët ‘73 me 25 vite burg.

Në një intervistë për gazetën Panorama, ai mundohet të fokusohet në ato episode që nuk janë konsumuar publikisht, duke qëndruar në përjetimet e tij dhe familjarëve të tjerë nga ky kapërcim i tmerrshëm që përshkroi dhunshëm jetën e babait dhe të tyre.

Po çfarë veçon djali i Fadil Paçramit nga jetëshkrimi i të atit dhe cili ka qenë amaneti që ka lënë ish-zyrtari i lartë i regjimit komunist i dënuar në të famshmin plenum të katërt për sabotim në kulturë. Jo rastësisht, fillin e bisedës e nis nga periudha e luftës dhe e ëndrrave për liri, ku Paçrami ka qenë në pjesën e elitës së rinisë antifashiste dhe një shok i afërt me Nexhmije Hoxhën…

Zoti Agim, ju jeni djali i vetëm i Fadil Pacramit, ishzyrtarit të lartë komunist, që u dënua për sabotim në kulturë. Fillimisht, diçka mbi origjinën e familjes suaj…

Babai ishte nga Shkodra, me origjinë të hershme nga fshati Paçram, ndërsa nëna, Violeta, nga Frashëri i Përmetit. Vërtet që jam djalë i vetëm i familjes Paçrami, por kam dhe dy motra më të mëdha nga unë, Zanën dhe Afërditën.

Babai dhe nëna janë lidhur gjatë luftës apo më vonë?

Gjatë luftës ata nuk njiheshin, sepse ishin në njësi të ndryshme. Fadili pranë shtabit të përgjithshëm dhe nëna në Brigadën 22. Lidhja e tyre ka ndodhur pas luftës, kur punonin në Ministrinë e Arsimit. Në atë kohë Fadili ishte zëvendësministër i Arsimit dhe Violeta daktilografiste. Aty u njohën, u celebruan dhe u martuan pa ceremoni…

Pra, dashuri në vendin e punës kur sa kishte mbaruar lufta…

Ata e kujtonin me një kënaqësi të veçantë lidhjen e tyre, sidomos momentin e propozimit nga Fadili. I qëllonte puna që ai për vetë specifikën e detyrës që kishte, e thërriste herë pas here Violetën në zyrë për të shtypur materialet. Ajo shkonte aty me të vetmen makinë shkrimi që kishte ministria dhe shtypte për orë të tëra dokumentet që i diktonte ai me zë. Në këtë ritual të zakonshëm, Fadili e telefonoi një ditë dhe e thirri në zyrë. Violeta, si nga hera, mori makinën e shkrimit dhe shkoi.

Sa u shfaq aty, Fadili i tha se këtë herë nuk është nevoja për makinën e shkrimit. “Pse”, i kishte thënë Violeta me habi. “Jo,- i tha Fadili,- këtë radhë të kam thirrur për tjetër punë”, dhe aty për aty i propozoi për martesë. Nga ky moment ata nuk ishin më thjeshtë dy ish-partizanë e dy punonjës ministrie, por burrë e grua. Kjo ishte fejesa, kjo ishte dhe martesa e tyre. Se as Fadili dhe as Violeta, siç tregonin, nuk i kishin për zemër ceremonitë. Ndoshta, kjo edhe nga rrethanat e kohës. Sidoqoftë, ata deri në fundin e tyre mbetën një çift për t’i pasur zili…

Si u gjendën në radhët e Lëvizjes Nacionalçlirimtare Fadili me Violetën?

Fadili fillimisht ishte ilegal në qytetin e Tiranës. Ka operuar në çdo qoshe e kthinë të kryeqytetit për javë e muaj të tërë. Një ditë e zbuluan dhe u detyrua t’u rreshtohej formacioneve partizane në mal. Gjatë tërë kohës ka kryer detyra që i përkisnin rinisë antifashiste pranë Shtabit të Përgjithshëm, duke përshkruar tërë rrugëkalimin luftarak të tij deri ditën e çlirimit.

Ndërkohë, Violeta është bërë pjesë e lëvizjes kur ishte 16 vjeçe. Atëherë ishte nxënëse në Tiranë dhe iu bashkua thirrjeve të liderëve komunistë për të përqafuar qëndresën kundër okupatorit. Shkoi në brigadën e 22-të, që u themelua në Pezë dhe në radhët e saj luftoi që nga Tirana, Mirdita, Puka, Fushë Arrëzi e deri jashtë kufijve të Shqipërisë…

Ka pasur në Tiranë disa grupe ilegale që drejtoheshin nga liderët kryesorë komunistë, në cilin prej tyre bënte pjesë Fadili?

Nuk e kam parasysh tani si kanë qenë organizuar ato, por di, siç na ka thënë Fadili, se ai gjatë kësaj kohe ka pasur më të afërt Nexhmije Hoxhën, Nako Spiron dhe Alqi Kondin. Ka pasur edhe të tjerë, pa dyshim, por ai veçonte shoqërinë me ta…

Me Nexhmije Hoxhën…

Po, po, me Nexhmijen, madje, siç tregonte, ka ndarë me të dhe kafshatën e bukës. E ka dashur si motrën e vet. Kanë fjetur bashkë në një dhomë, kanë kryer detyra të ndryshme në krah të njëri-tjetrit. Pavarësisht si rrodhën gjërat më vonë, Fadili e vlerësonte shumë për këtë periudhë…

Në ditët më të vështira të jetës, thoni ju, Fadili ka pasur shoqe të ngushtë Nexhmije Hoxhën, ndërkohë që në kryqëzatën e viteve ‘70, nuk bëri as përpjekjen më të vogël për ta shpëtuar…

Nuk është puna se e them unë, por kështu është e vërteta..

A tentoi Fadili t’i kërkonte ndihmë Nexhmijes kur e kryqëzuan për sabotim dhe tradhti ndaj Partisë dhe atdheut?

Me sa më kujtohet, Fadili i ka shkruar vetëm një letër kur ishte në burgun e Burrelit dhe përgjigjja që i dërguan në emër të saj ishte vetëm një fjali: Do rrish mirë aty në birucat e Burrelit, apo të të çojmë nëntokë të nxjerrësh mineral? Vetëm kaq ishte mesazhi i asaj që në vitet e luftës e quante vëlla e kaluar vëllait..

Po në vitet e demokracisë, a pati rast të përballej me të?

Rrugët e tyre ishin ndarë herët, kështu që çdo kuriozitet për mënyrën si mund të reagonte Nexhmija për ato që kishte bërë kundër Fadilit, ishte diçka e kotë. Të paktën kështu e vlerësonte Fadili kur ia kujtonte dikush lidhjen e tyre të hershme. Ai e kishte bërë njëherë e mirë ndarjen me të, por dhe me tërë kastën politike, me të cilën kishte bashkëpunuar nga vitet e luftës e deri në vitin ‘73. Ai e quante një histori të përmbysur dhe kaq…

Ndërkaq, ka qenë shok i afërt i Nako Spiros…

Nako Spiro ka qenë nga miqtë e afërt të babait. Ai e veçonte për zgjuarsi, mprehtësi dhe sjellje të kulturuar. Pa dyshim që ishte dhe trim, që nuk e kishte shokun, thoshte Fadili. Me të ishte njohur në mesin e vitit 1942, kur Nako sa kishte marrë detyrën e Qemal Stafës. Dhe që nga dita e parë e deri sa Nako ishte gjallë, ata nuk u ndanë nga njëri tjetri…

Si e shpjegonte Fadili konfliktin e Nako Spiros me Enver Hoxhën?

Konflikti nisi pas luftës. Në thelb të tij, Fadili vlerësonte zhgënjimin e Nakos. Po, po, zhgënjimin e papritur nga sjellja e Enverit fill pas luftës. Nako Spiro, thoshte Fadili, ishte i zhgënjyeri tragjik nga ajo që u nisëm kur e filluam luftën dhe ajo që po ndodhte kur u çlirua vendi. Nako e ndjeu ndër të parët, e ndjeu thellë, fort dhe me shqetësim. Gjithçka që ndodhi më vonë me fatin e Nakos, Fadili e lidhte pikërisht me mënyrën e reagimit të tij ndaj Enverit…

Me këtë e lidhte Fadili aktin e vetëvrasjes së Nako Spiros?

Nako, sipas Fadilit, e kuptoi nga të parët mënyrën tinëzare si drejtonte Enveri dhe iu kundërvu pa asnjë rezervë, duke kaluar madje në revoltë, si rrallëkush nga kolegët e tij. Enver Hoxha, kuptohet, nuk mund ta duronte gjatë dhe si mjeshtër i intrigës që ishte gjeti rastin dhe i dha goditjen vrastare. Ishin zhvillimet misterioze të vitit 47 ku miqësia me Titon e Jugosllavisë, do sillte viktimat e para në krye të lidershipit komunist të pasluftës…

Që do të thotë se e vrau pas shpine…

Pavarësisht nga sa janë thënë, Fadili e përjashtonte kategorikisht variantin e vrasjes. Ai kishte bindjen se Nako, i kryqëzuar nga Enveri dhe besnikët e tij, një moment e pa situatën pa rrugëdalje dhe u detyrua të vetësakrifikohej. Për të ishte një vet sakrifikim i pastër, por me shtysën e Enverit.

Hakmarrës siç qe, bënte ç’bënte, i kthehej e rikthehej të plotësonte akuzat, të zhdukte dhe çdo gjurmë, për ta lënë sa më bindëse pseudohistorinë e tradhtisë. Nako kështu mbetet ndër viktimat e parë të lidershipit komunist për t’i lënë vendin pastaj një aradhe të tërë funksionarësh të lartë që kishin bërë jo vetëm luftën, por edhe kishin kontribuar jo pak për rindërtimin e vendit pas luftës…

Si e kujtonte Fadili ceremoninë mortore të Nako Spiros?

Kjo ishte një histori që e brente nga brenda dhe të them të drejtën nuk kishte shumë dëshirë ta kujtonte. Ka fol për këtë pa u futur në burg, kuptohet në rrethe konfidenciale, por më shkoqur kur doli që andej. Ka pasur dy pamje përcjellja e Nako Spiros, thoshte Fadili. Ceremoninë zyrtare me protokoll e presidium ku ishte e pranishme tërë udhëheqja dhe varrimin, ku përveç familjarëve nuk kishte njeri tjetër. Çuditërisht, sipas tij, sa mbaroi fjala e rastin me nekrologjinë zyrtare, të gjithë u zhdukën një nga një, aq sa kjo i kishte rënë në sy dhe të atit të Nakos…

Ia ka shprehur Fadilit babai i Nakos këtë rezervë për largimin e udhëheqjes nga varrimi i Nakos?

Ai ka qenë mik i familjes së Nakos dhe aty shkonte pa trokitur. Shkoi të nesërmen e mortit në Durrës. U takua me prindërit e Nakos. I ngushëlloi dhe një herë dhe një moment kur ishin vetëm i ati e pyeti pse kishte ndodhur kjo. Ishte munduar ta justifikonte Fadili, po prapë babai i Nakos nuk e kishte kapërdirë. Nga ai takim me babain e Nakos ruante shumë kujtime të dhimbshme Fadili.

Folëm, thoshte, edhe për fjalët që qarkullonin lart e poshtë se Nakon e kishin vrarë pas shpinës. I ati, kujtonte Fadili, kishte bindjen se Nako ishte me sedër të fortë dhe nuk mund të duronte padrejtësitë, prandaj nuk dyshonte për aktin e vetëvrasjes…(Panorama)

17 komente në “Rrëfimi i rrallë i djalit të Fadil Paçramit: Im atë flinte në një dhomë me Nexhmije Hoxhën”

  1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Gjithe beqirat qe fjeten ose ndan krevatin me Haneme nexhmije,i binin sumes se laverit……… gezuar ramazonin.

    1. Pajdhany says:

      Rrot kari
      Po ta qinte s kishte per t hy n burg
      Femna si harron kur dashnort qi e kan knoq
      Ajo persekuton ata qi se knoqen..
      Prandaj,qini sa me shun o burra qini
      ..qi kurr burgjeve mos t bini
      ..jua kshillon Qif Nastraqini…

      1. Veterani says:

        Dmth shoku Enver nuk e paska marre te virgjer shoqe Nexhmijen??!!

    2. Olio Saraci says:

      Ik e bjeri bythes se Janulles se te moren ” punen ” avganet ore bajge , do ja cqyejn marmiten Janulles dhe do te shpori ore bajgarac , ik e shkundja fikun Janulles ka vite qe te pergjeron , po ku ta di ai qe ti je me keq se ai , ti je dylber sumcpuar per vete , ose sic thote ajo parulla , secili per vete , zoti per te gjithe……..mer dhe Matrapikun dhe flm dhe valojani …..perndryshe ju shikoj ne Singru , ti beni yzmetin sumes ……ptuuuu vromjari

  2. Te lumte ne says:

    Nexhmija nje njeri shume e keqe shpirte kiminelje gruja e nje terroristi … Enver terrorist vrave te gjith patrijote dhe të diturit…. Dhe na la mbrapa Sali Gerdecin Fatose dhe ilir hajdutin dhe për në funde si ambelsire Edi Rame Turkune Otomanin ….

  3. Ndue says:

    Une dua te replikoj pak me kete gazetar,e para nuk me kujtohet emri Agim apo emer tjeter,por familja e Fadilit ka ardhur ne Fushe Ares rreth viteve 73 ose nga fundi i 73 .Fadili u transferua ne Fushe Ares si drejtor,per kete kohe ndermarrja qe drejtoj u kthue ne nje ndermarrje shume funksionale,pas kesaje ai punoj ne Tuc si numrues vagonash apo shtyers vagonash.Ne vitin shtator 74 une u emrova e punova ne Fushe Ares,aty pashe Fadilin qe merrte autobuzin per Tuc dhe e shoqja ishte pastruesja e pare dhe e fundit e rrugve ne kete qytez dhe djali vazhdonte pyjoren te vetmen shkolle te mesme qe ishte ne kete qytet.Une kumunikoja cdo dite me kete grua te fort dhe ajo me tha nje dite bane kujdes se te ndjekun dhe faleminderit per djalin qe e merr me luajtur futboll,me sa kujtoj ate kohe ishte muaj tetor apo nendor qe Fadilin e arrestuan e familjen e tij nuk e pashe ma se ato iken nga Fushe Aresi ne internim.Diten e arrestimit rreth 3apo4te mengjezi nje oficer sigurimi me tha se ishte i lumtur qe merrte pjese ne arestim,ndoshta me dhe lajmin qe te kesh kujdes.Gazetar Fadili nuk ashte arrestua ne 73 sic thua ti

  4. Tirona says:

    Me falni per shprehjen , te gjithe gazetaret , analistet, opinionistet moderatoret si dhe te gjithe ne qe jetojme ne Shqiperi jemi TOCA ????

  5. shqiptar tirone says:

    Ndues,
    Fadili ka ardhur ne Fushe Arrez para muajit maj te 1973. Aty ai ishte caktuar drejtor i minieres ne Tuç. Me pas eshte kaluar ne punetor te thjeshte ne Tuç dhe pak kohe me pas eshte arrestuar, kurse Violeten e vune te punonte si pastruese te rrugeve ne Fushe Arrez. Nga fillimi i viteve ’80, (ndoshta 1982) Violeta jetonte ne Lezhe me vajzen e vogel, e cila ishte ndare nga “shoku Fatos Lubonja”. Vajza e madhe Aferdita, e cila ka qene me e madhe se une ne moshe, ka qene e martuar me Lutfi Gurin (ish atlet i Dinamos). Para se t’i hiqnin nga Tirana, Violeta punonte ne biblioteken e universitetit te Tiranes, ku sekretare partie ishte Liri Kolaneci, krushka e Enverit dhe Nexhmies, nje gjarper qe ka ngrene jo pak koka.

  6. vezhguesi says:

    Hhahahahahah cfare mutesirash ky i biri i Fadilit ku ka qene mcef deri tani apo ishte 3 vjec ne 90-ten dhe tani i erdhi goja mbas 40 viteve dhimokraci. Pordhe me rigon

    1. Jam Dule evgjiti , bej grekun per pak Euro , nuk jam grek , jam safi evgjit.... says:

      Dhimokraci thote ky pisoglendi i Janulles , demokraci o dylber , ju sherua muaselli Janulles ore ??? Ke mesuar gje ?? Apo ti dergojme nja tre a kater vete avgane tja zbllokojne tubin , para se ta pallojne ik e meru nje gojore avganeve …..pastaj ik se do te ta rasin me kar kokes ……..bythqir

  7. Niku says:

    Fadil Pacrami ishte moster. Bente ligjin ne Tirane, sidomos ne fillim te viteve ’70.
    I biri po eshte me te vertete ai, te thote sa njerez ka marre ne qafe. Sekretari II I komitetit te partise Tiranes njihej nga shume per cinizmin dhe zemerligesine e tij. Keshtu thote partia, nuk te ndahej me kete shprehje, deri sa te te bente gjemen.

  8. Ndue says:

    Ti veshgues djali i Fadilit ne 74 ka qene 17vjec e jo 3 vjec sic thue ti ne 90,ka qene ne shkolle te mesme,kur e arrestuan Fadilin ju moren dhe rrobat e trupit familjes me gjithe mobilje,televizionin e shtepise ja dhane nje rojtare pylli qe ishte si pune spiuni e quhej Arif (pushka)

  9. Pokeristi says:

    Historija e Fadil Paçramit eshte nje histori jo e vetme ne vargun e gjate te historive te shumta te kriminelit sadist,atij vagabondit te sokakut te te mareve te Gjirokastres.
    Ajo e veçanta qe shkalle shkalle po del ne pah,eshte qe shoqja Nexhmije kriminele e te njejtit rang mos me shume , me te shoqin,na qenka çuperlina delikate qe na paskesh fjetur me shume shoke komuniste ne dhome vetem dhe sejcili e ka trajtuar si moter.Kjo vlen te theksohet dhe pikerisht te gjithe ata qe kane fjetur ne nje dhome vetem me te dhe kane mbajtur qendrimin e duhur asnjehere se kane kuptuar se kane bere mekat karshi “Delikates”.
    Sigurisht e kane paguar me vone,njeri mbas tjetrit.

  10. Qinon Psiqillogu says:

    …po ky Fadili ,paska flejt n nji dhom me nji pidh t bukur si Nexhi dhe se ka qi ?!
    Trapi.
    Prandaj ka hongur burgun.
    Po ta kishte qi,s do burgosej..
    Se Nexhi e paska prit gjith naten me endrrime erotike per pallim..gjersa e ka xon gjumi n t gdhi dhe kur osht ču von..dhimbje koke kishte…
    Net t paharrume kto per Nexhin qi i kan ngjall inat per djaloshin trap qi flejti gjith noten ngjit pa i bo gjo..dhe inotin e shprehu “a do rrish aty n burg rehat apo t futa shtat pash nen dhe “.
    ..fshati qi duket s don kallauz
    ..nexhi ka inat jo urrejtje,se po ta urrente do ta kish pushkatu si t tjeret..qi hongren plumin …por nga inati e futi n burg..
    ..ça inati ?!
    ..inat pse se qiu ato net qi fjeten n nji dhom dhe qi ajo donte me u qi..
    ..inati osht dashni e pakonsumume
    ..urrejtja osht dashni e konsumume…
    ..inoti t demto
    ..urrejtja t vret..dhe ajo veç e demtoi Fadilin,nuk e vrau…
    …sa inat qi kem na shqiptart mer !!?

  11. KOZi... says:

    Maskaralleqet dhe poshtersite e komunisteve me njeri tjetrin nuk kane fund! Dhe me interesante eshte se sigurimi e partia gjenin persona qe duhej te benin ekspertizen letrare te veprave te shkrimtarit ne te gjitha rastet . Ato ishin te detyruar edhe nuk guxonin qe armikut te partise mos i gjenin shkelje te vijes se partise ne vepra biles edhe shkelje ligjore ! Por pikerisht mbi kete ekspertize behej akuza ! Nje qark i mbyllur !!! Sot normalisht po jetojne do thone qe ishim te detyruar e nuk guxonim ndryjshe !Ekspertiza letrare e Fadil Pacramit i eshte besuar D.M kryeredaktor i gazetes ” Drita” D.Sh, shkrimtar, F.S. piktor, Ll.S. poet.( quiz ,gjeni emrat)…….

    1. patronazhi says:

      LL.S mendoj Llazar Siliqi .

  12. Sfk says:

    Ligësia dhe mosmirënjohja është karakteristikë e shpirtrave të vegjël dhe mediokër…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje