Serbët dhe festivali tradicional i testikujve

6 Shtator 2021, 14:12Lifestyle TEMA

Nëse dikush gjendet në Serbi gjatë kësaj fundjave, ka mundësi të marrë pjesë në një festival tradicional të përvitshëm gatimi, i cili në mënyrë të pazakontë, përfshin një pjatë jo aq të lakmuar prej të shumtëve – atë të testikujve të gatuar në mënyra të ndryshme.

Njerëz të shumtë mblidhen aty për të përcjellë recetat e tyre tek vizitorët.

Për fituesit, mbetet kënaqësia e veçantë e të gatuarit pjatën e tyre për gjithë pjesëmarrësit.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve – çuditërisht – janë burrat. Kjo, edhe për arsye se ngrënia e testikujve, mendohet se rrit libidon seksuale mashkullore.

Një sërë varietetesh të testikujve të kafshëve ofrohen. Vitet e fundit madje, ka edhe hyrje të reja si për shembull testikuj kanguri, deveje apo struci.

Festivali që për qëllim ka edhe argëtimin, ka ardhur duke u rritur vit pas viti. Sa vjen e më shumë pjesëmarrës shfaqen në fshatin serb, Ozrem, ku edhe zhvillohet.

Më të çmuarit, janë testikujt e demave, të cilët përshkruhen si një delikatesë e kuzhinës.

Ndër çmimet që jepen, ka pasur edhe nga ato për personalitete të larta politike. Madje, në vitin 2010, i nderuar me një çmim, edhe pse jo në praninë e tij, ishte ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

Motivacioni? Ai është njeriu më me këllqe në botë!

Këllqe, të cilat duhen edhe për të shijuar pjatat e stërmbushura me testikuj në Serbi…

3 komente në “Serbët dhe festivali tradicional i testikujve”

  1. Qifto Qinani says:

    Mos hani më bole o serb.
    Hajdeni hani kar tash.
    Ksaj i thon ,ngritje me pergjegjsi,nga bolet te kari…

  2. Salih says:

    J’u befshin mire…the best meal ever…!

  3. Shkodrani says:

    Aah, tash e kuptova pse serbet vrasin Shqiptaret! Kujtojne se duke hanger bolet tona behen meshkuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje