Strehimi i afganëve, Kurti telefonatë me Blinken: Aleanca me SHBA-në është e palëkundur, miqësia jonë po bëhet më e fortë

6 Shtator 2021, 16:43Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kurti me anë të një shkrim në “Twitter”, ku tregoi se kanë biseduar për pranimin e afganëve në Kosovë, duke shtuar se do t’iu ofrojë ambient të sigurt.

“Vlerësimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur më herët se deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje