18-vjeçarja në Kosovë u dhunua për vdekje dhe e lanë në derën e spitalit, babai: Po s’veproi ligji, kemi Kanunin

6 Shtator 2021, 14:40Rajoni TEMA

Vrasja e Marigona Osmani pak ditë më parë tronditi opinionin publik pak kohë më parë, ajo u la para spitalit të Ferizajt, pa shenja jete dhe me fraktura të rënda në trup. I dyshuari dhe i akuzuari kryesor është i dashuri i saj Dardan Krivaqa, tashmë i arrestuar.

Babai i Marigonës në një intervistë në Top Channel, tha se nëse ligji nuk vepron për të ndëshkuar fajtorit, atëherë zgjidhja do jetë me Kanun. “Dardani e mbyllte derën me cçelës e ka zbuluar nëna e Marigonës. Ne i kemi thënë Marigonës, që nuk e njohim mirë atë, vajza e mori vetë dhe s’kishim si të ndërhynim”,tha babi.

Pyetje: Ke pasur kontakte me të?

Babai: Jo s’kam pasur.

Pyetje: I pret të vijnë të kërkojë falje?

Babai: Nëse shteti nuk e jep verdiktin vetë, ne kemi kanunin, më ndodhi mua po mos i ndodhte tjetër kujt. Kemi kanunin e Lek Dukangjinit.

Pyetje: Ai ka pas probleme me ligjin, e dinit?

Babai: Ne se kemi ditur këtë gjë, po nëna e tij ka qenë në shërbim me policinë dhe i ka mbyll ato dosje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje