Radha e automjeteve që presin të kalojnë në doganën e Morinës ka arritur në rreth 4 kilometra të hënën.
Qytetarë të shumtë të cilët kanë dashur të kalojnë kufirin drejt Kosovës janë përballur me vonesa të shumta për shkak të masave të reja anti-COVID të vendosura prej ditësh nga qeveria e Kosovës, ku i kërkohet çdo qytetari që hyn në territorin e saj, test PCR ose certifikatë vaksinimi.
Edhe nga pala shqiptare sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për pandeminë, gjë që ka sjellë dhe më shumë radhë nga të dyja palët.
Sipas qytetarëve pritja po shkaktohet si rezultat i kontrolleve të rrepta për dëshmi vaksinimi e teste pas hyrjes në fuqi të masave nga shteti shqiptar. Ministria e Brendshme e Kosovës thotë se pika me problematike është Vërmica dhe Morina.
Vjedhje,vjedhje,vjedhje.Te ashtuquajturat teste per Kovit nuk jane gje tjeter vecse vjedhje e miratuar nga qeveria Rama.25 euro per nje test ne kufi ku ku nuk ka vend ku te kryesh nevojat persanale jo me kushte dhe mundesi per nje laborator analizash mjekesore.Dhe ne nga e keqja vihemi ne radhe dhe paguajme mashtrimin.