Lëvizja e Berishës dhe “guri” i vetëm që po luhet në PD

7 Shtator 2021, 17:32Politika TEMA

Dalja e fundit e Sali Berishës për të mbyllur njëherë e mirë debatin se çështja e mandatit të deputetit varet vetëm nga ai dhe askush tjetër (përfshi edhe Lulzim Bashën) ka trazuar jo pak lidershipin e PD-së me shpresën se zgjidhja do të vinte nga vetë ai.

Situata në PD një ditë pas deklaratës së Berishës është bërë më e nderë.

Në korridoret e saj nuk flitet për variante apo diversione të reja. Ata të paktë që kanë artikuluar distancimin nga Berisha diskutojnë me njeri-tjetrin vetëm në kafenetë larg selisë blu.

Gjithçka i është lënë faktit të kryer me shpresën e vetme se zgjidhja mund të vijë nga vetë Ambasada amerikane në Tiranë.

Sali Berisha e tha qartë se ai do të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, nëse ndaj tij do të paraqitet qoftë edhe një fakt i vetëm.

Në anën tjetër, Partia Demokratike (në mungesë të një vendimi politik të Lulzim Bashës) nuk mund të shpresojë as tek teknikalitetet ligjore që dikur i përdorte për të lënë jashtë ndonjë kundërshtar nga pala tjetër.

Spartak Ngjela komentoi në një status të gjatë në Facebook se zgjidhja do të vinte brenda shtatorit nga KQZ duke iu referuar ligjit për dekriminalizimin.

“Sot, në Shqipëri, ligji për Dekriminalizimin, nuk lejon që, personat e dëbuar nga Amerika si persona non grata, të jenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Fiks këtë, ka kërkuar edhe ambasadorja e Amerikës në Tiranë. Edhe Sali Berisha tani është një person i tillë, por me një tekst të rreptë diplomatik dhe juridik njëherësh, kundër tij…”, komenton Ngjela.

Para interpretimit që jep Ngjela, gurët për këtë çështje i kish lëvizur kohë më parë vetë PD-ja në rastin e Tom Doshit i shpallur edhe ky i fundit “non grata” nga SHBA.

Helga Vukaj anëtare e PD-së në Komisionin Rregullator i kërkoi (para zgjedhjeve) kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që të mos kalonte në listën e kandidatëve për deputet, Tom Doshin, me argumentin se ai ishte “non grata” dhe për pasojë e kapte ligji për dekriminalizimin.

“…Duke qenë se dëbimi është ekuivalenti i moslejimit të hyrjes në një prej vendeve të përmendur më lartë, (BE, SHBA)  aq më tepër kur ka fakte për këto raste, kërkesa të subjekteve politike pjesë e procesit zgjedhor dhe njëherësh kërkesa të njëpasnjëshme të përfaqësive diplomatike të vendeve partnere strategjike e me ndikim kryesor në organizatat ndërkombëtare, ku vendi ynë bën pjesë, apo do aderojë në të ardhmen (NATO, BE), kërkoj, zbatimin rigoroz dhe moslegjitimin e asnjë rasti që nuk plotëson pastërtinë e figurës..”, shkruante Helga Vukaj kërkesë që nuk u mor parasysh nga Celibashi i cili bëri një tjetër interpretim ligjor të ligjit për dekriminalizimin.

Rasti “Berisha” për pasojë nuk do të sillte ndonjë lëvizje të re nga KQZ, vetëm nëse për dosjen e tij do të ketë fakte shtesë.

Ndaj dhe për këdo në nivel drejtues në PD që nuk do ta shohë Sali Berishën në Kuvend, guri i vetëm për ta mbetet lëvizja nga Ambasada amerikane… Sepse vetëm për zgjidhjen që mund të vijë nga “Rruga e Elbasanit” po flitet sot në PD.(SI)

4 komente në “Lëvizja e Berishës dhe “guri” i vetëm që po luhet në PD”

  1. Pushkatim says:

    Ka 5 kategori Burrash 1- Burr burri , Skenderbeu , Enveri , Ismail Qemali etj . 2 – Burra Bajram Curri , Isa Buletini , Mehmet Shehu etj . 3 Burra grash , Lulzim Basha Ed Paloka , Edmond Budina etj . 4 Burra muti , Tritan Shehu , Agron Gjekmarka etj . 5 Mut Muti SALI BARISHA SLLOBODAN MILLOSHEVIC , ALBIN KIRTI , etj

    1. ben says:

      Mos na e fut Enver kriminelin ne nje kallep me Skenderbeun se jane si nata me diten.
      Skenderbeu mbrojti atdheun prej pushtimit otoman duke krijuar Lidhjen e Lezhes ku, per te paren here u grupuan te gjithe shqiptaret qe bashkuan forcat per ti rezistuar armikut te perbashket.
      Ismail Qemali krijoi shtetin e pare modern shqiptar duke i dhene fund pushtimit 500 vjecar te vendit.
      Enver Hoxha vrau e preu shqiptaret per hir te karrikes se tij. Te njejten vije ndoqi edhe Salih Berisha, keshtuqe edhe Enveri meriton te futet tek grupi i “Mut Muti-t”.

  2. Vranakonti says:

    Berisha nuk iken,di iki PD-ke.Ai do kerkoi qe te mos e ulin hunden si malok koketrashe qe eshte.Atij i dhimbset me shume bytha e tij dhe aspak Partia.Ai do vazhdoi te lehin si qen stani se ka nje stan (PD) me lepura qe nuk marin dot inisiativen per t’i treguar vendin.

  3. Nje mergimtar says:

    Shqiptari po hipi ne pushtet nuk largohet me asgje.Jemi qytetar qe etiken e kemi zero.Neve na duket cudi kur dikush jep doreheqien.Shikoni komentet pas doreheqieve te disa deputeteve ku nuk e shohin si akt qytetar por thjesht se i ka detyruar “Kryetari”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje