Tomini: Varianti Delta dominant ndaj MU-së, ja kur do të ndryshojë ora policore

7 Shtator 2021, 16:18Sociale TEMA

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për ecurinë e vaksinimit deri më tani ,rritjen e numrit të viktimave dhe infektimeve nga COVID-19 dhe variantet e saj.

E ftuar në “News 24”, Tomini u shpreh se bërja e vaksinës do të thotë që do të ketë më pak shtrime në spitale e viktima nga virusi.

“Është ndjerë trend më i lartë i aplikimit të vaksinave. Sigurisht impakti dhe mbledhja pas frekuentimit të verës pa limite, bëri që popullata të ketë trend në rritje dhe interes sa i përket vaksinimit. Janë deri në 14 mijë aplikime në ditë. Ndërgjegjësim për vaksinim të popullatës vlen në të gjitha daljet televizive.

Detyra jonë është të insistojmë për aplikimin e vaksinës për muajin e hapur, që intensiteti i aplikimit të vaksinave do të na bëj të mundur të minimizojmë numrin e shtrimeve apo vdekjeve. Vaksina s’ka një mbrojtje 100 %, por minimizon shenjat e rënda, shtrimet në spital dhe humbjet e jetës.”-tha Tomini.

Sakaq, Tomini tregoi se varianti Mu ende nuk ka hyrë në Shqipëri, por sipas saj, varianti me më shumë ndikim deri më tani është ai Delta, që aktualisht ndodhet në vend.

“Aktualisht Delta ka një fuqi sunduese. Bashkekzistencë si të Deltës dhe Mu ndodh rrallë. Një mutacion i ri do të jetë më dominues. E theksoj që Detla është sundues dhe do të sundojë dhe variantet e tjera.”- u shpreh ajo.

Sa i përket orës policore Tomini tha se do të mbetet e pandryshuar, por do të ketë vlerësime në bazë të dinamikës së COVID-19, ndërsa bëri sërish thirrje për studentët, mjekët e mësuesit që të vaksinohen, në mënyrë që mësimi të kryhet nëpër klasa e auditore.

“Deri në çastet që flasim, prej 7 ditësh ora policore është deri 23:00, deri në këto momente vlerësojmë që të jetë ende kjo fashë. Gjithçka varet nga shtrimet në spital dhe dinamikat e tjera.”-deklaroi Eugena Tomini.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje