Cili do të jetë fati i Berishës? Bogdani: Bëni durim deri të premten, Basha s’e ka të lehtë

8 Shtator 2021, 21:40Politika TEMA

Ish-deputeti Gerti Bogdani, i cili ishte njëri prej anëtarëve më të votuar të Kryesisë së re të PD-së i ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” i kërkoi opinionit publik që të presë edhe dy ditë për të mësuar vendimin e Lulzim Bashës për fatin e Sali Berishës.

Kur të merret vendimi, le të flasim për vendimin. Meqë po prisni të gjithë, prisni deri të premten, bëni durim, është një vendim i vështirë që duhet të shprehet zoti Basha. Nuk është cështje thashethemi, dita e premte vjen për dy ditë, prisni” u shpreh ai.

Pak ditë më parë, lideri i PD-së zgjodhi ekipin e ri për 4 vitet e ardhshme në përballjet me qeverinë, por a beson Bogdani se është i duhuri? “Besoj dhe shpresoj që po. Padiskutim. Ekipi është i mirë dhe shpresoj që të sjellë, forcimin dhe ringritjen e PD-së. Jo thjeshtë për të mirë të demokratëve, por shqiptarëve” tha ai.

Tre janë sfidat kryesore të PD-së, tha Bodgani, reforma kushtetuese, korrigjimi i reformës territoriale dhe zgjedhorja.

Reforma territoriale duhet parë në sesin e qytetarëve dhe jo të votave. Reforma zgjedhore, duhet të ketë një hapje të plotë të listave dhe një sistem më të drejtë. Një listë e hapur e plotë, është shumë më e drejtë. Me axhendën e PD-së, punën dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve do të arrihet” tha ai.

Ftesën e Edi Ramës për bashkëpunim pa vija të kuqe, e cilësoi hipokrizi. “Ftesa ishte hipokrite. Vajtja në parlament nuk do të thotë fare bashkëpunim me qeverinë” tha ai.

Por cila është strategjia e opozitës kundër qeverisë, dialogu apo do të imponohet me protesta?

Kjo është për t’u parë. PD do të kërkojë ndryshimet kushtetuese, reformën territoriale dhe zgjedhore” deklaroi Bogdani.

6 komente në “Cili do të jetë fati i Berishës? Bogdani: Bëni durim deri të premten, Basha s’e ka të lehtë”

  1. God-less Commies says:

    T=i rruni bithn Berishes, sa te jete Rama, si ndodh gja Bishes..ata e mbajne fort njani-tjetrin , o bagetia e Liderit Global

  2. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Ti i ke dhen provat me Saliun, je karte e djegur; ju ricikloheni si mbeturina sot.

  3. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Ti i ke dhen provat me Saliun, je karte e djegur; ju ricikloheni si mbeturina sot….

  4. Olio Saraci says:

    Keta lamashet ePD s’heqin dore nga kushtet , lerini derdellisjet dhe kushtet te shkoni ne parlament ,nje jete kerkoni fitore ne tavoline …..shkoni dhe jepni betejen tuaj ne opozite me mazhorancen , keshtu funksionon ne gjithe boten demokratike , atje behen debatet , atje behen kritikat , pse jo dhe te forta , dhe jo ne facebook , neper studio me deklarata pompoze , me tabletat dhe thashethemet Saliut nuk ngjitesh ne qeveri sot , nderoni kurs ju te rinjte dhe sigurisht hiqni dore nje here e pergjithmone nga Saliu , praktikat dhe metodikat e tij …..u ka ikur koha , jane bere bajate , nese vazhdoni akoma me te tilla manuvra …….ja beni Rames punen me te lehte , do ti numuroni mandatet ……..

  5. Nje mergimtar says:

    Bashkepunim nuk do te thote bashkeqeverisje.Populli ne zgjedhje u shpreh se kush duhet te qeverise.Qe pozita e opozita per ceshtje themelore te japi mendime e te dakortesohet me poziten eshte normale.Opozita nuk morri pjese ne reformen teritoriale,e per pasoj nuk ka fjalen e saj gje qe duhet te ishte,populli prandaj ja kish dhene voten .E njejta gje per shume probleme nga me seriozet per fatet e vendit.Ne cdo parlament shikon e degjon debate e grindje por kur behet fjale per probleme te perparimit te vendit behen bashke.Greqia per me shume se 20-vjet e bllokoj Maqedonin e Veriut deri sa ndryshoi emrin,megjithese ne pushtet kishin ardhur me radhe disa parti.Mos bashkepunimi eshte tradheti kundrejt interesave te vendit.Qeverite e opozitat ndryshojne vendi mbetet,populli eshte po aty.Askush nuk mendon se opozita duhet te behet vegel qore e qeverise e ti bej freske asaj.

  6. Këlyshët e Komunistit Sali që po mbysin PD says:

    Ndersa ky nuk eshte hipokrit fare. Nuk është dore e shtrirë per bashkepunim thotë.
    Por pastaj thotë: “Ne do kerkojmë ndryshime ne këtë dhe atë ligj.”
    Me votat e kujt? Të LSI-së? Po hë pra, me votat e PS-së. Pra do kerkojne bashkepunim me PS-në, apo jo?
    Por keni të drejtë. Kjo nuk eshte hipokrizi. Kjo është ndyrësi, që buron nga Saliu, dhe pastaj qarkullon Tek ju, kopilat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje