Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin Vjetor për vitin 2020-2021, ku vihet re një rënie me 0.5 për qind e besimit të biznesit në Shqipëri.
Kim shkruan në “Twitter” se ekziston një lidhje e drejtpërdrejë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Sipas saj, rregullat e qarta dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime amerikane e do i japin më shumë shqiptarëve prosperitet.
“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit.
Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një shtyrje të drejtë drejt prosperitetit”, shkruan Kim.