Certifikata e vaksinimit, Rama: Po punohet që të njihet si pjesë e integruar e sistemit të BE

8 Shtator 2021, 13:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore nr. 1 në Tiranë, bëri të ditur se po punohet që të njihet certifikata e vaksinimit dhe në Bashkimin Evropian..

“Rritet interesi për vaksinimin AntiCovid gjatë muajit të hapur të vaksinimit masiv, teksa po punohet për njohjen së afërmi të Çertifikatës së Vaksimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe pritet që pasaporta të njihet jo vetëm për kalimin e kufirit, por edhe për shërbime të tjera.

“Sa i përket pasaportës së gjelbër, ne kemi përfunduar proceduar me BE për të integruar sistemit, në mënyrë që jo vetëm kalimi i kufirit, por edhe shërbimet të njihen në Evropë”, u shpreh Manastirliu.

Ndër të tjera, Rama tha se: “Kontrolli Mjekësor Bazë, eshte një tjetër program i shëndetit publik, qe ka rifilluar ë çdo qendër shëndetësore, shumë i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-Covid”.

 

1 komente në “Certifikata e vaksinimit, Rama: Po punohet që të njihet si pjesë e integruar e sistemit të BE”

  1. Tosun Baci says:

    Pasaporten e gjelber nuk ja u jep kush juve o demagoge te qelbur. Me vaksina Sputnik dhe Sinovac e shumta deri ne Beograd mund te shkosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje