Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar çështjen e shpalljes ‘non grata’ në SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Unë gjykoj që kjo është një histori që duhet trajtuar thjeshtësisht, pa ekzagjerime dhe politizime. Nëse ka elemente korrupsioni, le të merren ata që merren me korrupsionin. Sepse gjithkush do të mbajë hallin e vet.
Përsa i përket temës politike, Berishën politikisht e gjykon koha. Duhet gjykuar me gjakftohtësi. Gjykimin politik e bëjnë zgjedhjet. Kjo është mënyra për ta diskutuar këtë çështje,” – tha Shehi në televizionin e familjes Berisha.
“I kemi bërë qejfin Edi Ramës me këtë zhurmë, pasi peshon mbi opozitën. Edhe Berishës i është bërë një elozh i madh sepse u rikthye dhe u bë qendra e politikës.
Unë them që ta gjykojmë me gjakftohtësi dhe ta rikthejmë në normalitet. Le të vijë në parlament Berisha, pasi ka të drejtën e vet.
Berishën nuk po e akuzojnë se ka drejtuar keq politikën shqiptare. Por politikisht të gjykon koha. Prandaj po ngremë një zhurmë të kotë dhe po bëjmë lojën e Edi Ramës” – theksoi Shehi.
Po ik mo DASH, se kemi 30 vjet qe shikojme te njejtat fytyra…./na e shpifet. Jo vetem ti por gjithe soji i yt , majtas dhe djathtas, Madje, edhe Rama qe eshte futur 10 vjet me vone ne politike, duhet tia lere stafeten dikujt shume shpejt!
Dashi pa këmborë edhe kur s’je i dehur ,kur flet dukesh tapë fare!
Parazit i alkoolizuar!