Sali Berisha deklaroi mbrëmë në Euronews Albania se do vijojë betejën politike në parlament, pavarësisht thirrjeve të ambasadores së SHBA, e cila ka kërkuar që ai të mos jetë pjesë e tij.
Politologu dhe ish.zëdhënësi i Berishës, Ermal Hasimja thotë se qasja që ka zgjedhur z. Berisha e dëmton PD-në në raport me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Qëndrimi i tij e dëmton marrëdhënien e PD me aleatët tanë të rëndësishëm, amerikanët. Nëse do të pranonte të hiqte dorë nga politika, do të pranonte praktikisht atë akuzë apo atë damkë që i është vënë”, tha ai.
Përballë moderatores Erla Mëhilli, Berisha tha se nuk pret që të përjashtohet nga grupi parlamentar i PD-së, por nëse ky skenar realizohet, ai paralajmëroi se do ta kthente PD-në siç ka qenë.
Sipas Hasimes, skenari për të larguar Berishën nga grupi parlamentar mund të prodhojë “stuhi të forta” në Partinë Demokratike.
“Patjetër. Kjo është pjesë e lojës. Është kollaj ta heqësh. Edhe Basha edhe PD…dhe të tjerët që donin ta largonin, natyrisht që i bëjnë llogaritë me një stuhi të brendshme që mund të shkaktojë z. Berisha, por dhe përmes mbështetësve të tij brenda vetë PD”, tha ai.
Gjithsesi, Hasimja mendon se skenari më i mirë në këto rrethana do ishte që ish-lideri historik të largohej vetë nga Partia Demokratike, por edhe kjo zgjedhjE shton ai e ka një kosto në kurriz të Berishës.
“Mendoj se në të gjitha rastet PD do të goditet. Dilemat e z. Basha kanë lidhje me atë që kërkon më pak goditje. I vetmi skenar që mund të funksionet mirë është që vetë z. Berisha të vendoste të largohet vetë për të mirën e PD, por nëse e bën këtë do duhet ta marrë mbi supet e veta damkën që i është vënë”, tha ai.
shpellar brrisha do shperthej halen pd lol?
Asgje nuk ndodh nga ky frikacak vetem tregoi ligjin dhe do ta shihni
Tz-asnje presje nuk mundet me i heq komentit tuaj.
Ashtu sic e keni thene edhe juve, asgje nuk do te ndodhe. Edhe PD-istet me te flakte e dine se Berisha i ka ditet e numeruara dhe se askush nuk do te donte te sakrifikohej per kete kufome te gjalle. Perkundrazi, me denimin e ketij sharlatani te politikes shqiptare, te gjithe shqiptaret do te gezoheshin, pasi me te iken pergjithmone e kaluara komuniste e vendit tone.
…….do te mare me vehte damken qe i kane vene….!!!!!
Politolog ky ??????????
Or po -li-to-log!
Kaq debil dhe i paafte je sa qe mendon se mund ta hedhe diku gjetke DAMKEN!!!!!!
Heeeeeeeuuuuu bre!!!!!
Damken nuk ia ka vene Amerika,or po-li-to log!!!!!
DAMKEN, ai ,SALISERBKRIMINELTRADHETARKOMBIDUARGJAKSHQIPTARI,ia ka vene vete vehtes!!!!!
Po-li-to-log, nje gje kaq te thjeshte nuk e kupton????????
Ajo DAMKE do ta ndjeke pergjithmone edhe ne boten e pertejme, ne FERR dhe XHEHNEM ,or po-li-kot!!!!!!
Maloku në çark, nuk përbën asnjë rrezik. Vetëm në bathore mund të gjesh ndonjë njeri me prapambetje mendore i beson akoma.