"Memorandumi i Kuçit": Rama kërkon llogari përse nuk morën 78 mandate në zgjedhjet e 25 prillit

7 Shtator 2021, 19:59Politika TEMA

Edi Rama mundi të fitojë vetëm pjesën e parë të bastit publik, firmosur në atë që e quajti “Memorandumi Kuçit” duke fituar 74 mandate nga 78 që synonte si objektiv maksimal, në zgjedhjet e 25 Prillit.

Por Edi Rama është i pakënaqur që mandatin e tretë nuk e fitoi me maksimumin e bastit të Kuçit. Pakënaqësitë ia ka shprehur pas dyerve të mbylla të PS, edhe me zë të lartë, atyre që maksimalizuan votën personale, por jo atë të PS.

Ndërsa publikisht siç edhe e deklaroi në Asamblenë Kombëtare, kërkon analizë të çdo kutie votimi të 25 prillit.

Paraditen e kësaj të marte, këtë ia kërkoi edhe të besuarve të tij, shumica ish- ministra, ulur në tryezën e sekretariatit socialist, gjë e cila u pohua edhe nga noteri “Memorandumit të Kucit”, Damian Gjiknuri tashmë i graduar si sekretar i përgjithshëm i PS.

“Në fillim me analizat post-zgjedhore, të cilat janë shumë të nevojshme për të marrë një “feedback”real nga terreni, por njëkohësisht edhe për të ristrukturuar partinë, në një mënyrë të tillë që të përballojë sfidat në mandatin e tretë.

Analiza do të zgjasë deri në fund të vitit. Fillimi i vitit do e gjejë Partinë Socialiste me një statut të ri dhe ri-organizim të ri për t’iu përgjigjur sfidave që kërkon mandati i tretë”, tha Gjiknuri.

Socialistët kanë nisur të mendojnë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërsa synimet i kanë edhe për mandatin e katërt. Për këtë arsye ajo që u quajt rilindje e dytë e PS nisi me emërimet e reja të sekretariatit dhe rokadën e drejtuesve politik të partisë në 12 qarqe.

Rilindja e dytë e Edi Ramës synon edhe rifreskimin e elektoratit tradicional, me mbështetës të rinj, për mos ta kthyer PS siç tha vetë ai në një azil pleqsh.(TCH)

6 komente në ““Memorandumi i Kuçit”: Rama kërkon llogari përse nuk morën 78 mandate në zgjedhjet e 25 prillit”

  1. Don Damiani qe se rrun per Ty says:

    Kerko llogari Don Damianit pse morri 6700 vota minus je Vl bashke me banditet qe i mbledh si mizat MUTi o Sulltan pastaj gradoje legenin qe fut ne keshillin bashkiak bythqirat qe u japin shtepi dashnoreve te tij

  2. zalua says:

    Ne fier mungojne vota socialistesh pasi nga disa kandidate ube personale.psh mirela pitushi luftonte per vete ano nuk ben as per magazinjere.

  3. Otwald says:

    Po me rilindjen e pare ç’u be? Cofi, u arratis? U bitis? Te pakten ta kishim pershendetur siç i takonte

  4. Poli says:

    Sa re kesh Bashen mos e ashtu hic…..sikur nje kukull te ishte do kishe humbur thelle…

  5. historia perseritet says:

    Kjo qeverisje Rama e deshtuar qe synon ta shtyje me bla bla bla nje gjendje katastrofe ne ekonomi-finance!
    S’ka nga e luan me bythen, do ti bien poturet shpejt e do nxjerre Ylli Bufin e tij Nr-2 te perserise
    ‘Kemi edhe 6 dite buke”, Ka falimentuar!

  6. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Historia qe nga lindja nuk eshte perseritur kurre, riciklohet ne nje stade me te larte. Po ketu flasin dhe ata qe e kane bere historine histeri nga shtepia e tyre. Liria=çthurje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje