BE-ja ndan 14.2 miliardë euro, do përfitojë edhe Shqipëria

7 Shtator 2021, 18:40Politika TEMA

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit.

Mjetet do të vlejnë për periudhën 2021-2027. Shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se këto mjete do t’u ndihmojnë atyre të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE. Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte.

Sipas deklaratës, ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet, varësisht performancës së përfituesve.
“Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat e reformave themelore (sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca)”, thuhet në deklaratë.

Me të po ashtu bëhet e ditur se shtrirja dhe intensiteti i ndihmës mund të pësojnë modifikime, në rast të mungesës së vazhdueshme të përparimit të përfituesve në fushat e reformave themelore.

3 komente në “BE-ja ndan 14.2 miliardë euro, do përfitojë edhe Shqipëria”

  1. GazMir says:

    Ndërhyrjet e Gjermanis në punët tona të brëndëshme , na shkëpusin me FMN dhe Bankën botërore, ndaj bëjm mir t’ju a bëjm me dije.

  2. Vucicu pederu ! says:

    si gjithmone pjesen me te madhe per serbet. 13 miliarde per rusofilet serbe , therimet i ndani ju te tjeret

    1. Genci says:

      Sjam dakord …une them 13 miliarde e gjyms per serbet
      E prejm me bast po deshe
      Le qe me kete tregun e shqyer rajonal edhe te na i japin ne po ne serbi do te perfundojne per te blere miell te helmatisur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje