Përse po hesht Basha për Berishën? Shkullaku: Rruga e dytë do të ishte më e ndershme

8 Shtator 2021, 09:33Politika TEMA

E ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë përpara se të mblidhet Kuvendi për të nisur legjislaturën e re, Lulzim Basha ndodhet përpara një vendimi shumë të vështirë; të vendosë për fatin e Sali Berishës. Por përse po hesht deri tani lideri i PD-së? Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Log” në “ABC” u shpreh se rrugët për kryedemokratin janë vetëm dy dhe duhet që të ketë një qëndrim zyrtar.

Që në ditën e parë PD duhet ta kishte marrë vendimin. Nuk është i lehtë. Por në momentin që u shpall “non grata” ishin dy mundësi; ose PD (nëse ishte e bindur) duhet të ndiqte standardin që ka kërkuar nga kundërshtarët politikë dhe (Berisha) nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar ose jo, nuk besojmë te këto akuza, “është shtylla kurrizore e partisë, fytyra e PD” dhe do i qëndrojmë deri në fund.

Na jepni prova para se të shprehemi, janë zvarritje. Basha duhet të marrë një akt politik. Rruga e dytë do të ishte më e ndershme, nuk mund të distancohet nga dikush që e ke pasur në identitetin tënd. Qëndrimi i Bashës duhet të ishte në mbështetje të Berishës” u shpreh ai.

Portali i drejtuar nga Armand Shkullaku publikoi një mesazh, që sipas burimeve të portalit nga selia e PD-së, ambasada e SHBA-së në Tiranë u dërgoi drejtuesve të kësaj partie me këtë tekst “Pakti u prish, tani është radha jonë të flasim”.

Po sipas lajmit të publikuar, mesazhi u dërgua përpara se Berisha të shpallte vendimin mbrëmjen e djeshme se nuk kishte ndërmend ta braktiste betejën në kuvend dhe të kërkonte fakte nga SHBA, për akuzën që i bëhej. Por si e analizon Shkullaku këtë mesazh?

Dyshohet se mund të ketë një pakt. Dikush nuk mund të çojë një mesazh të tillë përderisa nuk jemi marrë vesh paraprakisht. Bëhet fjalë për një pritshmëri të ambasadës amerikane, që Berisha, ndonëse nuk ka një qëndrim për përjashtimin e tij, pritshmëritë e ambasadës kanë qenë se do të kishte një tërheqje.

Dalja e Berishës mesa duket e ka shqetësuar Ambasadën dhe ambasadoren, pasi ka një udhëzim nga Uashingtoni për izolimin e Berishës dhe cdo dalje e tij mund t’i japë një shqetësim jo më PD-së, por me Uashingtonin, dhe përderisa shikon që udhëzimi po komplikohet, tregon humbjen e durimit.

Nuk mund t’i bëhet presion një partie për të marrë një vendim që është në diskrecionin e saj, është një gjuhë shantazhuese ndaj një partie. Kjo nuk vjen vetëm për shkak të arrogancës së diplomatëve, por edhe terrenit të lirë, mos mbajtja e qëndrimeve të prera, luajtja me dy porta ka krijuar një terren të tillë, që një ambasador të kërkojë marrjen e një vendimi të tillë” tha  Armand Shkullaku.

6 komente në “Përse po hesht Basha për Berishën? Shkullaku: Rruga e dytë do të ishte më e ndershme”

  1. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    O Shkullak, rruaji një herê të bisedojmë se duket sikur je pis ne fytyre, se ne mendje e di; tjetra eshte se ta dishe ti, teoria i ka rrenjet ne praktike dhe eshte bija e saj, keshtu qe çdo artikulim qe beni teorik nuk qendron persa ty dhe cave u mungon praktika: jeni lindur dhe rritur ne breket e Saliut!

  2. Elementare says:

    Nuk fillohet nje artikull me dy lidheza more tuhaf. As nje fraze elementare nuk fillohet me E NDERSA …
    Ti qe ne krye e tregon sa llogjike ke. Nuk eshte nevoja te te lexoj me tej. I marr me mend broçkullitjet e metejshme.

  3. RAIFI says:

    Po luajnë sherbimet e huaja me ne shqiptarët o njërz.Ta udhëheq revolucionin demokratik Salih Berisha që ishte në nomenklaturën e pushtetit komunist.Votohet President e Kryeministër i vendit.E ndihmuan e përkrahën dhe e vizituan edhe President amerikan .Tani del se na qenka anti amerikan.Oshte në kulmin e pushtetit Fatos Nano ,pastaj u burgos,doli nga burgu bëri shumë pasuri kohë pas kohe del e krekoset.Beri takime me Millosheviq në Kretë sa se rruga e Kosovës kalon nga Beogradi.Erdhi Edi Rama e solli po Fatos Nano thoni se ishte një rrugaq në Francë flinte nën ura .Rama u konsolidua fiton zgjedhjet (me nder me thënë)për herë të tretë,bëhet si mik i amerikanve punon për interesa të rusve përmes Vuçiq.Hec e bjeri ngrije.Veç një gjë është e sigurt se të gjithë lëvizjet po bëhën nga agjenturat e huaja kryekëput nga ajo sllave.Amerika përkundër forcës që ka dhe përkushtimit për një Shqipëri të fort dhe stabile është në margjina të çështjeve shqiptare sado që ka bërë edhe baza ushtarake nder shqiptarë .Ajo do ik por jo për fajin e saj por të ne shqiptarëve që nuk arritëm ti kemi të gjitha karakteristikat që i kanë kombët e tjera.

  4. xhoxhi says:

    Unë mendoj se kjo rëmujë në lidhje se do hyjë në parlament apo jo Berisha më 10 shtator vjen si rezultat se drejtësia nuk po vepron mbi akuzat që i janë bërë publike Berishës për korupsion familjar nën hijen e tij pushtetare.Ai Berisha megjithë këto akuza duhet të ishte arestuar dhe të mbrohej në gjykatë dhe jo çdo ditë llomotit se jam i ndershëm,Amerika e akuzon rëndë po përse xhanëm ta marim vesh edh ne?Ka bërë krime korupsion?Atëhere SPAK duhet pa vonesë ta kishte arestuar.Me këto që thonë amerikanët ai është për në burg dhe jo për në parlament.Duhet drejtësia të veprojë shpejt dhe të zgjidhet “problemi” Berisha

  5. sokol says:

    Dlete dhe debilat e fjetur shqipfoles(asnjehere shqiptare) kane dy muaj qe merren, e lagu se lagu, do hyje s’do hyje ne parlament Berisha.Nderkohe qe nikoqiret, ato qe jane gjithmone punembaruar, perseri i dhane drejtim pasurise se tyre.Prokuruan rrugen e florinjte, e menaxhuan proceduren bukur fare me gjykate ne mes, qe s’ka bir nene ti kape ne shkelje.Vazhdoni merruni dele te urta me Berishen, por parate e infrastruktures, shendetesise, arsimit, policise, vazhdojne devijancen, gjithnje tek xhepat e punembaruarve.

  6. Ladi says:

    Sa inteligjent ky sokoli!!
    Lum delet shqipfolese qe e kan fatin ta kene nje sokol me pupla blu….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje