Nga Carlo Bollino
Tashmë u bënë 27 vite që përplasem politikisht me Sali Berishën. E përsëris prej shumë vitesh dhe vazhdoj të besoj se Sali Berisha është një njeri jo liberal, i paaftë të pranojë pluralizmin e ideve, i etur për pushtet, tek i cili, kultura arkaike që ia imponon mbrojtjen e fisit të vet familjar me do kusht, mbizotëron mbi të mbi cdo princip ligjshmërie. Jam i bindur që Sali Berisha meriton të gjykohet dhe të dënohet për krimet që ka kryer dhe që ka lejuar të bëhen me miratimin e tij, e megjithëkëtë, besoj po kaq bindshëm se me 10 shtator ai ka të drejtë të jetë në Kuvend. Jo sepse vendi ka nevojë të ridëgjojë kërcënimet e tij, shpifjet dhe politikën e tij mesjetare, por sepse nuk mund të pranohet që në një demokraci, një qytetar i zgjedhur, cilido qoftë, të përjashtohet nga Kuvendi me vendim të dikujt tjetër, që nuk është zgjedhësi.
Zgjedhjet e 25 prillit konsiderohen nga Institucionet shqiptare dhe nga komuniteti ndërkombëtar plotësisht të ligjshme. Fakti që edhe PD dhe ajo që mbetet nga LSI, kanë pranuar të ulen në parlament, konfirmon që përtej retorikës së tyre dhe të akuzave që vazhdojnë të lëshojnë, edhe vetë opozita e njeh rezultatin. Pra, përfundimi i parë që duhet të nxjerrim është se Sali Berisha, njësoj si 139 deputetët e tjerë, është zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim këtë.
Dikush thotë se të jesh deklaruar person “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara, është baraz me një urdhër përjashtimi që do ta bënte Sali Berishën të papërshtatshëm me detyrën e deputetit në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Eshtë i njëjti argument i përdorur pikërisht nga Partia Demokratike dhe nga vetë Sali Berisha duke u përpjekur të pengojnë Tom Doshin në kandidimin e 25 prillit. KQZ gjithësesi doli në përfundimin se kandidatura e Tom Doshit ishte legjitime ndaj duhet të nxjerrim si konkluzion faktin se edhe zgjedhja e Sali Berishës është e tillë.
Sali Berisha e ka konsumuar rrugëtimin e tij politik, nuk mund të ofrojë asgjë më shumë për zhvillimin e dialogut politik dhe as për modernizimin dhe emancipimin e vendit. Paradoksi është se sot, i vetmi kontribut që mund t’i ofrojë demokracisë në Shqipëri është pikërisht qëndrimi i tij në Parlament. Do të ishte shumë e rëndë nëse një deputet, cilido qoftë, të detyrohej të linte detyrën e tij si pasojë e një vendimi të jashtëm, përfshi edhe atë të kryetarit të partisë së tij. Akoma më e pabesueshme nëse një përjashtim i tillë të mund të imponohej apo edhe vetëm të kërkohej nga një Shtet tjetër, qofshin këto edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerë strategjikë dhe të pazëvendësueshëm të vendit.
Sigurisht, cdo shtet ka të drejtën gjithashtu të deklarojë “persona non grata” një qytetar të huaj në bazë të shumë provave ose të asnjë prove. Pikërisht Sali Berisha e ka ushtruar këtë të drejtë ndaj meje duke më dëbuar nga vendi në 1996 pa asnjë provë dhe në rastin tim, pa asnjë akuzë. Të kërkojë sot për veten një trajtim ndryshe dhe të pretendojë prova që të justifikojnë akuzat që Departamenti i Shtetit i ka bërë, është pjesë e hipokrizisë së tij të përjetshme dhe të principit tipik të cdo dhespoti që ajo që vlen për të tjerët, nuk duhet të vlejë për veten. Por ndalimi administrativ për të hyrë në një Shtet tjetër, nuk mund të transformohet as për Sali Berishën në shkelje të të drejtave të tij kushtetuese në vendlindje.
Sali Berisha duhet të hetohet dhe gjykohet për fajet e tij nga autoritetet gjyqësore shqiptare që pikërisht falë kontributit të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian sot mund dhe duhet të punojnë në mënyrë të pavarur. Të pavarur edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, roli i të cilëve si garantë nuk mund të transformohet kurrë në gjykatës. Jam i bindur se një hetim i pavarur dhe profesional nuk do ta kishte të vështirë të tregonte aferat e paligjshme që Sali Berisha dhe familja e tij (vajza, djali dhe dhëndrri) kanë bërë duke shfrytëzuar pushtetin e ish-kryeministrit. E megjithatë në asnjë mënyrë, mungesa e hetimeve penale shqiptare, nuk mund të zëvendësohet nga masa administrative të nxjerra nga autoritetet e huaja apo nga urdhëra të marrë nga liderë partie.
Sot Sali Berisha duhet mbrojtur jo sepse e meriton, por që i njëjti trajtim të mos bëhet nesër për dikë tjetër: respekt i demokracisë dhe sovranitetit dhe do të thotë fatkeqësisht edhe që të garantohet vendi në parlament për një ish-kryeministër të korruptuar dhe joliberal që asnjë gjykatë vendase nuk ka pasur ende kurajon ta hetojë dhe gjykojë.
Z.Bollino.
Edhe Hitleri kishte zgjedhësit dhe ithtarët e tij, por shyqyr zotit që hyri në luftë Amerika dhe ja tregoi vendin .
e moji
ke të drejtë,por ata që mbetën dhe i kapën pas vetvrasjes së hitlerit,nuk i pushkatuan në mes të rrugës por pas një gjyqi që ju bënë në nurenberg!!
këtu qëndron problemi!!
Amerika ia tregoi vendin Hitlerit ?! Ne cilen histori e ke lexuar , shoku ? Kur hyri Amerika ne lufte , Stalini kishte fituar betejen e Kurskut dhe betejen e Stalingradit dy betejat me te medha te historise njerezore ; ushtrite naziste kishin marre tatepjeten te vena perpara nga ushtria e kuqe dhe ndjekja mbaroi ne Berlin . Stalini ishte nje diktator , si Enveri tek neve , por Luften e dyte Boterore e fitoi Ai dhe Bashkimi Sovjetik .
Bolino nje shkrim ne kontradikte te madhe me vetveten.
Karlo e kapercen perhere nivelin e debatit. Eshte 30 vite para te gjithve ju qe llomotisni aty! Thote dicka qe se kisha menduar por qe qendron.
Artan-zoti Bollino eshte nje gazetar i kalibrit te lartedhe une personalisht e admiroj, por ne kete rast gabon. Aresyeja eshte se ne zgjedhjet e fundit, njerezit kane votuar per partite dhe jo per individed.
Ka shume ne PD qe nuk jane dakort me menyren qe ka drejtuar vendin dhe PD-ne Berisha, por nuk votojne kunder saj, pasi jane me teper kunder PS-se, duke besuar se ajo eshte trashegimtare e PPSH-se. Injoranca e anetareve te PD-se dhe propoganda e genjeshtert e lidereve te saj ben punen e vet, packa se nese do te analizoheshin lideret e dy partive PS-PD, do te dilte se shume ish komuniste te flakte me ne krye vete Berishen jane ne PD, ndersa PS eshte e pastruar tashme prej ish komunisteve.
Kini shume te drejte zoti Bollino,qe,Berisha te hetohet nga gjykatat e vendit per krimet qe ka bere.Por nje gje e till nuk ndodh se gjykatat tona jane te paafta te perballen me Berishen, se ai eshte me i zoti se nje prokurur dhe gjykates.Po te kishim prokurori dhe gjykata te afta,Berisha sot do ishte ne vendin qe i takon,ne burg.
Fiks ashtu si thua ti eshte Arjan.
Zoti Bolino, e kuptojme shume mire qe Rames i sherben me mire Berisha ne parlament se sa ne burg. Me shume argumenta bindese me kete shkrim i ke bere Rames sherbimin me te madh.
Na mbushe mendjen Carlo , e smund te kesh gjithmone te drejte , dhe kjo eshte edhe per ty …..cdo me thene e zgjodhi populli ??? Me ckritere ?? Dhe me cmetodika ?? Edhe Pablo Eskobar e donin dhe ai zgjidhej nga populli kudo qe aivinte kantidaturen me drog dollars , pastaj , duhet te ishte ne krye te Columbis ???
Edhe Trumpin e zgjodhen President ama per nje arsye ose tjetren filluan prkcedurat per shkarkim ……
Populli mund te te zgjedhi , po ka ca regulla me germa shume te vogla qe populli nuk i lexon ,ka ca standarte , ka ca kode ndershmerie qe dikush tjeter i shikon me imtesi …….sipas te njejtes llogjike , nese populli kerkon me referendum ti pritet koka ne giotine ,do tja presin ????? Carlo Carlo …..do te hash me dy bulcite ti Carlo ……sbehet ama …….dubet te jesh i qarte dhe i paster sot ….jo “po ” ama ……por ose po ose jo ………
Shqiperia eshte e mbushur me gazetare te shitur.
Ky zoteri , ka njezete vjete e kusur qe shkruan vetem kunder kundershtareve te Rames. Per kete shperblehet. Nuk eshte i vetmi , ka te tjere… ajo qe nervozon eshte se ky vend eshte parajsa e mafiozeve te italise se jugut edhe ne gazetari… baciamo le mani don Rama…
Bollino , fytere e njohur si sekser i ndertimeve mafioze ne fillim te viteve 2000. Aty i kerkoni fillimet e pazareve te kesaj qenje pa forme( karakter e dukje) me Ramen.
Karlo ne kete rast ke gabuar dhe aresyeja perse eshte:Po sikur Sali Berisha te jete nen akuze nga SHBA ,si i behet kur ai eshte i veshur me mandatin e deputetit ,çka deshmon qe ai e shtrengon forte kete mandat duke shpresuar qe nje dite prej diteve te mbetura te mos i ndodhe qe te vihet nen pranga!
Ndaj nuk eshte keshu siç e trajtoni Ju ,se sa per dieni nese diten e premte ai hyn ne parlament ta mesosh ti e kushdo tjeter ne kete vend se te henen me 13/09/2021 me kerkese te posaçme do ti kerkohet parlamentit te ri qe ti heq mandatin e te shkoje para drejtesise!Besoj se pas ketaj gjithçka do te jete legjitime sipas Jush!
Mos u merrni me mandatin e deputetit. Ai duhet te gjykohet dhe ta ngryse jeten ne burg, familjarisht.
Qendron, e megjithate “ti pritet koka”, pa gjyq.
Dakord me Bolino , mbi te gjitha ligji shqiptar e lejon , perderi sa nuk ka nje vendim gjyqesor qe t’a perjashtoje apo t’i heqe te drejten e te zgjedhurit .
Pastaj , a ka kuptim parlamenti pa Berishen , pa shakate e kripura te tij ?!!!
Shumë i saktë shkrimi! Me kurajon dhe diplomacinë që e karakterizon si gazetar në një vend të vështirë me shoqëri të nëpërkëmbur dhe të kriminalizuar nga politikat( nga Berisha i pari), Bolino sjell besoj kënvdvështrimin e çdo intelektuali, ndër ne, qoftë ai/ajo dhe partiak!
aaahhh Z Bollino, edhe une kur e mendoj pak shtruar, ketu arrij, nuk do shume mendje e intelekt te arrish ne kete perfundim, do thjesht dinjitet qytetari.
por per saktesim, ate nuk e ka votuat populli, e ka votuar nje grusht halabakesh, dhe sistemi i partive dhe zgjedhor ne shqiperine e qelbur realizon futjen e tij dhe te monikave ne parlament.
Ju Z Bollino gjithsesi jeni me fat dhe i lumtur, pasi keni nje atdhe me sistem gjygjesor dhe fiskal nga me te miret dhe efikaset ne bote, jemi ne ata qe jemi ne hall te vertet, pasi shqiperia jone shkon keq e me keq nga viti ne vit.
nuk e rregullojne dot shqiptaret shqiperine, kete perendimi e ka kuptuar ndaj dhe tenton te beje ligjin te ne, ndaj dhe salen dhe faksimilet e tij NUK duhet ti lejojne. Per fatin tone te keq jeni ju, BE dhe USA qe duhet te veproni ne emrin tone, duhet te na sheroni !!!
Ne jemi te pamundur, jemi nje popull negativ ( per momentin).
O BOLLINO QE KUR PERMEND KONFLIKTIN TEND ME BERISHEN JE I PABESUSHEM.
FATKEQESIA E NJE ANALISTI ESHTE SE NUK DUHET TE PERZIEJ KONFLIKTET PERSONALE ME PROBLEMIN QE NGRE NDYSHE QUHET PETFITUS.
TI JE I TILLE NE GJITHE ANALIZAT QE BEN SE ME E PAKTA JE BIZNESMEN PERFITUES ASETESH PUBLIKE NGA PUSHTETI I EDI RAMES.
Ke shume te drejte Calo!
E mbeshtes llogjiken tuaj.
Bolino kerkon te coje vetedijen tone ne nje nivel me te larte. Kush e kupton ta kuptoje! Nese nuk gjykojme plaget tona tani, nuk do te kemi mundesine ta bejme kurre. Ky italjan ka kerkuar perhere te na ndihmoje dhe logjika e tij eshte e persosur.
Bolino, sakte sa s’ka ku te shkoje. Fajin ma ka vetja: SPAK….duhet ngritur kembet spak-ut qofte edhe me molotov e proteste ne zyre dhe shtepi. Ka ardhe koha.
Shkrim emancipues.
këtu ka plotësisht të drejtë!!
pa vendim përfundimtar gjykate nuk ka dënim,dhe pa dënim nuk ka humbje të drejtash!!
duam sduam,është kështu!!
e dimë fare mirë se përse nuk e kanë thirrur në gjykatë!
e dimë përse nuk kanë patur gucimin ta marrin me forcë dhe kur ai nuk ka pranuar!
gjithashtu si dihet përse del bolino me këtë “të vërtetë” “nga mëndja e tij”!
po ri ke kjo e fundit!
bolino është italian,rritur në një shtet demokratik dhe të gjithë do tia pranonin,pa dëshirë,këtë që thotë!!
pandaj po përdoret nga dobiçi ynë!!
dhe aleatët tanë e dinë fare mirë që një italiani,pra një të huaji perëndimor nuk mund tia mbyllin aq kollaj sa një shqipoje,prandaj dhe është zgjedhur ai për ta mbajtur në parlament berishën!!prandaj është zgjedhur ai për ta bërë këtë lojë që normalisht e bën E-Drama!!
e keni parasysh kur fliste,akuzonte si prokuror dhe gjykonte si gjykatës xhin xhonin(dhe ai i pa akuzuar legalisht asnjëherë),dhe në të njëjtën kohë thoshte se nuk ishte as prokuror e aq më pak gjykatës që të dënonte vrasësit e 4 dëshmorve të 21 janarit!!
por me amerikën nuk mund ta bëjë një gjë të tillë!!prandaj i duhet bolino!!
por bolino mund të jetë dhe në një anë tjetër!në anën e amerikës!!ajo duhet të dalë faqe bardhë në qëllimin që kishte!!pra qëllimin e arriti dhe në të njëjtën kohë të mos tregohet se gjithçka ishte për të arritur qëllimin dhe jo për të vendosur drejtësinë që kërkojmë ne shqipot,pjesa më e madhe të paktën!
pra,unë mendoj se,amerika ja arriti qëllimit që të krijojë një koalicion PS-PD!ndoshta pengesë ishte saliu,pengesë që ishte vetëm për të siguruar një amnisti për të dhe familjen e tij!ai i siguroi ato dhe amerika duhet të tërhiqet nga kërcënimi që i bëri atij!!dalje me nder është kjo që thotë bolino!saliu lihet i qetë të fillojë këtë mandat,nuk u lejua të hapë këtë legjislaturë,sepse u fut me prapavijë që në fillim bozo e tërmeteve,më e vjetër se ai,dhe pasi të jetë bërë koalicioni PS-PD,do të kalojë në harresë gjithçka!si “non grata” amerikane për të dhe familjen,do kalojnë në errësirën e haresës dhe gjithë gjërat e tjera që ai ka bërë!pas dy vjetësh ai do të japë dorheqjen nga deputet për shkak të “………….”çfar ti vijë në mëndje,dhe ne si shqiptarë do të jetojmë të lmtur nën diktaturën “iluministe” të dobiçërve tanë!
dynjaja nuk do të ketë probleme dhe,si i thonë fjalës”puthemi me malon”!
e di që sot është një spekullim alla Al Fredo Cako,por që ka shumë mundësi që të këthehet në realitet!!
shpresoj që JO!!
Vere ndonje pike ne shkrim , more hajvan dhe fillo me te madhe . Je futur aq thelle ne koment sa , nje analfabet si ti , nuk mund te dale kurre , nuk ke as shkollen fillore , konfuz fund e krye . Jo anticensure , po censure te plote shkrimeve te tua prej psikopati , qe ke per qellim vetem te shash e ofendosh Ramen , zagar i felliqur .
o ti që je ngjitur në këpucë,ku ishe se nuk të paskam parë??
më thuaj se e ndërroj rrugën pa problem!!
qelb,në mos dynjanë,mua po!!
mamin e ke mirë??
o RK
buçe shtëpie të ka ramallhu??
për të lehur leh shumë,por për të mbrojtur nuk mbron dot!!
nuk ke as dhëmbë e as takat,mi buçe e zgjebosur!!